Author: tirana

Teksa po bëhet rreth 48 orë nga atentati i regjistruar në fshatin Larushkë të Fushë Krujës, ku humbi jetën Ramazan Sino, kunati i Gentjan Bejtjas, si dhe mbetën të plagosur dy djemtë e mitur të këtij të fundit, hetimet janë në udhëkryq, pasi nuk ka asnjë person të dyshuar. E vetmja shpresë e hetuesve për identifikimin e autorëve, janë një kamer sigurie në banesën e Bejtjas dhe disa kamera sigurie në rrugë. Shënjestër e atentatit për hetuesit duket se nuk ka më dyshimet se ka qenë Gentjan Bejtja, një personazh me shumë “drit hije”, i cili konfirmohet nga djali i…

Read More

Kryeministri Edi Rama vijon vizitën e tij në Kosovë, ku pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, u takua edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Ky i fundit ka folur për mediat pas takimit dhe nuk ka përjashtuar mundësinë e një takimi Rama-Kurti. “Rama i shqetësuar nga presioni ndërkombëtar për Kosovën. Ai e ka presionin me sa duket më shumë se ne. Ne s’kemi probleme me Shqipërinë, duket sikur problemi ka ardhur nga andej jo nga ne. Ata mund të takohen së shpejti edhe pse jo sonte”, ka thënë ai. Konjufca tha më tej se raportet e kryeministrit Albin Kurti, me kryeministrin…

Read More

Astrologia Meri Shehu ishte sot e ftuar në “Wake Up”, ku bëri parashikimin e yjeve për muajin korrik. “Kemi pasur një hënë të bukur e të plotë që e shijuam dhe që ishte e madhe. Ndikimi ishte në Bricjap. Kjo do të thotë që tendenca për një ngritje sociale ose për ego, ose për kritika, ose për menaxhim, ose për dukje sociale është shumë e madhe”, tha Meri. “Do dëgjojmë shumë Gaforre që do marrin edhe vendime të rëndësishme në jetën e tyre si fejesa apo martesa. Është shumë e bukur. Pastaj fillon hëna e re dhe është shumë e…

Read More

Ndërsa kryeministrin Edi Rama nisi sot turin e tij Ballkanik nga Kosova, një qytetar e ka pritur me protestë në Prishtinë. Ragip Rugova i ka uruar “mirëseardhjen” Edi Ramës duke protestuar para Kuvendit të Kosovës. Ai shfaqet i revoltuar karshi retorikës dhe qëndrimeve të fundit të kreu të qeverisë lidhur me situatën e tensionuar në veri.

Read More

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim kreun e qeverisë, Edi Rama. Pas takimit me Glauk Konjufcën, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur gazetarëve se nuk bën dot konferencë shtypi pasi nuk ka homologun. “Nuk kam homologun, nuk bëjmë dot konferencë shtypi”, iu shpreh Rama gazetarëve teksa dilte.

Read More

Një nxënëse e shkollës fillore ka mbetur e vdekur pasi një makinë goditi shkollën në Wimbledon, në jug të Londrës, në një incident në të cilin u plagosën gjashtë fëmijë të tjerë dhe dy të rritur, tha policia Metropolitane. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Camp Road, ku ndodhet shkolla private përgatitore e studimit për vajza nga mosha 4 deri në 11 vjeç. “Tani mund të konfirmojmë se fatkeqësisht një fëmijë ka vdekur pas një incidenti ku një makinë u përplas me një ndërtesë në një shkollë në Wimbledon”. DCS Clair Kelland, komandanti i policisë lokale për Londrën…

Read More

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali, pasi ka goditur me shkelma dhe grushte efektivin gjatë një tentative për vjedhje. Ai u kap në flagrancë bashkë me një shtetas italian, në tentativë për të vjedhur një shtëpi në Bagnaia të Periugias në Itali. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes duke kapur në befasi hajdutët, ku më pas shqiptari u përlesh fizikisht me efektivin. Ky i fundit ka qëlluar me pistoletë në ajër për të trembur agresorin, ku më pas e ka arrestuar. Ndërkohë italiani ka mundur të arratiset. 31-vjeçari rezultoi se kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte…

Read More

Kreu i agjencisë së spiunazhit të Ukrainës, GRU, ka folur për analizën e tij të raporteve të monitorimit në Rusi pas rebelimit jetëshkurtër të shefit të Wagner, Yevgeny Prigozin. Sipas mediave të huaja, Gjeneral-major Kyrylo Budanov tha se një studim i brendshëm sekret nga Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë (MVD) ishte ekzaminuar për të përcaktuar nivelet e mbështetjes publike për kryengritjen. Ai tha se studimi zbuloi se gjatë rebelimit, themeluesi i “Wagner” Prigozhin kishte mbështetje popullore në 17 nga 46 rajonet e Rusisë, krahasuar me 21 për Vladimir Putin, ndërsa në rajonet e tjera, mbështetja për secilin prej tyre…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Prishtinë, në kuadër të turit të tij ballkanik për të informuar për takimin e radhës të Procesit të Berlinit. Mësohet se gjatë qëndrimit në Prishtinë Rama ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier. Hovenier është filmuar teksa del nga ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku besohet se ka zhvilluar takimin me kreun e qeverisë shqiptare. Kujtojmë që ambasadori i SHBA në Pristinë ka qenë tejet i përfshirë si përfaqësues i SHBA-ve në situatën e krijuar muajt e fundit në veri të vendit me Serbinë.

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Stamboll ku do të ketë një takim me homologun turk Recep Tayyip Erdogan përpara samitit të NATO-s në Vilnius më 11 dhe 12 korrik. Këtë e ka bërë të ditur gazeta proqeveritare turke Sabah. Të dy liderët do të zhvillojnë bisedime dypalëshe. Ata pritet të diskutojnë mbi zhvillimet e fundit të luftës, si dhe iniciativën e grurit të Detit të Zi.

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas takimit me kryeministrin Edi Rama. Samiti i NATO-s dhe Samiti i “Procesit të Berlinit” ishin në fokus të diskutimeve. “Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit. Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike.”, shkruan Osmani rrjetet sociale. Njoftimi i plotë: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim kryeministrin e…

Read More

Një përleshje fizike por dhe me sende të forta duket se ka ndodhur mes biznesmenëve në jug të vendit. Ngjarja ka ndodhur ekzaktësisht në Llaman të Himarës, ku duket se disa persona drejtohen drejt një biznesi me një makinë verore. Të pajisur me shkopa bejsbolli dhe hekura, ata duket sikur janë në kërkim të kundërshtarit të tyre. Dy policët e plazhit kanë arritur të ndajnë palët. Dyshohet se arsyeja e këtij sherri është shpërndarja e disa fletushkave në zonën e plazhit.

Read More