Pas sherrit me disa të lënduar në aksin Fushë Krujë-Thumanë, uniformat blu kanë shoqëruar disa persona. Mes tyre është edhe Xhelal Rraja, vëllai i deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili mësohet se është një nga personat e përfshirë në konflikt. Në lidhje me këtë përplasje, i cili degradoi deri në përdorimin e sendeve të forta, mbetën të plagosur dy persona, Jashar dhe Bilbil Maja.
Author: tirana
Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Vlorë ka mbetur sërish pa drejtues. Vetëm pas 5 muajsh në detyrë është shkarkuar drejtori Erdet Mandi. Ndërkohë që nga detyra janë shkarkuar edhe shefi i sektorit të legalizimeve Donald Fegaj dhe shefi i kualifikimeve në këtë institucion. Kreu i Kadadstrës së Vlorës pritet të emërohet Ina Luci. Një rikthim ky pasi Luci e ka drejtuar këtë institucion në periudhën tetor 2013- dhjetor 2014. Drejtuesja e re do të prezantohet para stafit gjatë ditës së nesërme. Kryeministri Rama paralajmëroi një javë më parë të gjithë ata që quajti ‘ujqër pranë kadastrës së Vlorës’ që të…
Ka disa arsye se përse makinat shpërthejnë në flakë gjatë ditëve me temperatura të larta. Por një prej më kryesoreve është moskujdesja për gjendjen e mjetit. Materialet që marrin lehtësisht zjarr janë të rrezikshme dhe nuk duhet të mbahen brenda makinës gjatë verës. Sende të tilla janë çakmakët, shishet sprajt të parfumit, aromatizues apo dezinfektues duarsh. Kujdesuni që makinën ta parkoni në hije. Mirëmbajtja e makinës është gjithashtu e rëndësishme. Përpara nisjes së pushimeve apo në një rrugë të gjatë, sugjerohet ta kontrolloni makinën te një mekanik apo elektroaut për të shmangur incidente të pakëndshme. Një tjetër arsye është frenimi…
Ambasadori gjerman Peter Zingraf mori pjesë të enjten në ceremoninë përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të masakrës së Borovës. Asokohe, më 6 korrik 1943, ushtarët gjermanë vranë mizorisht 107 njerëz të pafajshëm, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, si hakmarrje për një sulm partizan që kishte ndodhur pak më parë. “Në këtë vend, në këtë orë, unë si gjerman ndiej turp te madh. Por unë përfaqësoj një Gjermani ndryshe, e sot jam i lumtur që gjermanë dhe shqiptarë kujtojnë këtë ngjarje, përkujtimi është gjëja e nevojshme dhe viktimat kanë të drejtën e kujtesës”, tha Zingraf. Sipas tij, është e drejtë…
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar turin ballkanik që po zhvillon kryeministri Edi Rama, duke u ndalur në veçanti te marrëdhënia e tij me homologun Albin Kurti. Teksa e cilëson kreun e qeverisë një tradhtar, Vasili shkruan se Rama bën si gjithmonë viktimën sa herë që nuk arrin diçka me arrogancë dhe imponim. Postimi: Rama nuk eshte as hasëm, por eshte shume me keq eshte tradhetar!Rama po ben si gjithmone viktimen sa here qe nuk arrin diçka me arrogance dhe imponim.Tani qe Albin Kurti po e trajton tamam siç e meriton Rama po qurravitet e po thote:“Unë…
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në njësinë Pult të Dukagjinit. Drejtuesi i një automjeti tip fuoristradë ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe më pas duke përfunduar në humnerë. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e shoferit të identifikuar me inicialet Gj.R, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Në datat 12, 13, 15, korrik vjen në Tiranë festivali “Gjon Mili, Jazz&Blues”. Shfaqjet më 12 dhe 13 do të zhvillohen tek Instalacioni Reja në kryeqytet dhe do të jenë të hapura për publikun, ndërsa më 15 korrik në Korçë. “Gjon Mili Jazz & Blues Festival” synon promovimin e figurës së Gjon Milit, si e vetmja urë lidhëse që kombi shqiptar ka me muzikën Jazz në periudhën e saj më të artë, duke e bërë pjesë të Trashëgimisë Kulturore dhe Artistike të Shqipërisë. Zhvillimi i festivalit ka për qëllim të nxisë aktivitetin artistik dhe krijimtarinë në muzikën Jazz dhe Blues,…
Kryeministri Edi Rama ka arritur në Kosovë, ku në këtë takim ai do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani. Vizion Plus ka siguruar video nga vend-takimi mes dy liderëve, në kuadër të turit ballkanik që po zhvillon në disa nga vendet e rajonit, për Procesin e Berlinit që do të mbahet në Shqipëri në muajin tetor. Sipas axhendës, në orën 17:15, Rama do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ende nuk është konfirmuar nëse do të ketë takim mes Ramës dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Këtë të enjte, Rama nisi turin ballkanik, teksa fillimisht u…
Policia e Shtetit sqaron se asnjë nga strukturat e saj hetimore dhe të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk ka patur kontakte me shtetin iranian apo me shtetas të këtij shteti. Sipas saj, të gjitha pajisjet e sekuestruara janë vendosur në dispozicion të strukturës përkatëse e cila do të kryejë ekspertimet digjitale, sipas procedurës ligjore. “Asnjë nga pajisjet kompjuterike të sekuestruara dhe asnjë material i nxjerrë nga këto pajisje, nuk është dërguar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Të gjitha njoftimet që qarkullojnë në rrjete sociale dhe media për sa më sipër, janë jo vetëm të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është takuar ditën e sotme me homologun e tij shqiptar Edi Rama, i cili ka qenë në një vizitë zyrtare në Prishtinë sot. Teksa dilte nga ambientet e zyrës së tij Kurti është pyetur nga mediat nëse ka në plan të takohet me Ramën, pyetje së cilës kreu i qeverisë së Kosovës ka refuzuar t’i përgjigjet. Kurti ka përshëndetur gazetarët dhe ka hyrë në automjetin e tij dhe është larguar. Duket se ky veprim i tij, i ka “vënë kapak” të gjitha pikëpyetjeve që mund të ishin deri tani. Rama në Kosovë është pritur…
Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, ka reaguar për vendimin e qeverisë me studentët e mjekësisë, që duan t’i mbajnë “peng” 5 vite në Shqipëri, që t’u japin diplomën. “Mbajtja peng 5 vite e studentëve të mjekësisë është kryekëput komunizëm nga i cili ata që sot qeverisin, duan të mburren që e rrëzuan. Ky lloj kursimi prej bixhozxhiu, që veset e veta prej PPP-je i paguan sa qimet e kokës dhe të ardhmes së mjekësisë i vë lakun në fyt, nëse nuk shkundet tani me protesta, nesër do i mbajë peng 5 vjet studentët e gazetarisë që t’i shërbejnë…
Dhjetë milionë përdorues u regjistruan për aplikacionin e sapolançuar Threads të Meta në shtatë orët e para të tij, thotë shefi i kompanisë Mark Zuckerberg. Ai e prezantoi aplikacionin si një rival “miqësor” ndaj Twitter, i cili u ble nga Elon Musk në tetor. Ekspertët thonë se Threads mund të tërheqë përdoruesit e Twitter të pakënaqur me ndryshimet e fundit në platformë. Threads i lejon përdoruesit të postojnë deri në 500 karaktere dhe ka shumë veçori të ngjashme me Twitter. Më herët, Zuckerberg tha se mbajtja e platformës “miqësore… në fund të fundit do të jetë çelësi i suksesit të…