Author: tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Hajro Çakërri, ku brenda saj ndodheshin edhe familjarët. Dy mjete zjarrfikëse dhe 8 zjarrfikës kanë ndërhyrë menjëherë. Fillimisht u arrit të nxirren familjarët nga banesa që po digjet. Pastaj u vazhdua me fikjen e zjarrit. Mbas shumë përpjekjesh duke hedhur ujë në zjarr u arrit që zjarri të fiket. Nga zjarri i rënë u dogj komplet banesa me të gjitha orenditë që kishte brenda.

Read More

Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar zonën e verilindjes dhe pjesërisht veriperëndimit. Në këto zona moti parashikohet me kthjellime por edhe vranësira deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme. Reshjet do të jenë me intenistet kryesisht të ulët por hera-herës dhe intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1–6m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi 8-12m/s. Valëzim në…

Read More

Turi Ballkanik i kryeministrit Edi Rama në kuadër të Procesit të Berlinit, vijon edhe këtë të premte. Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan “MIRËMËNGJES dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon”. Pas takimeve që kreu dje në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, kryeministri Rama do të jetë sot në Bosnjë-Hercegovinë, ku do të takohet me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës. Më pas do të ketë një konferencë për shtyp. Ndërsa në Malin e Zi kreu i qeverisë, do të…

Read More

Dashi Do të shpëtoni nga një barrë. Nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme, do bëni plane të mëdha. Nëse jeni beqarë, tani është koha e duhur për të gjetur dashuri të re, yjet janë në anën tuaj. Shëndetin e keni mirë dhe do ndiheni shumë mirë. Demi Pritet një ditë diskrete, dashuria mund të gjejë forcë vetëm nëse nuk mendoni më për të kaluarën. Në punë shumë shpejt do arrini të kapërceni disa paqartësi të vogla edhe nëse ka disa probleme që lidhen me paratë dhe disa vonesa në pagesa. Mundohuni të relaksoheni pak, jeni shumë në ankth. Binjakët…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur për vizitën që zhvilloi në Kosovë në kuadër të turit Ballkanik, por ai nuk u prit nga kryeministri Albin Kurti. Në një intervistë për Klan Kosova kreu i qeverisë ka komentuar Procesin e Berlinit dhe samitin e NATO-s. Rama: Është shumë e rëndësishme që në përgatitjen e këtij samiti të ndërtojmë një pozicion të përbashkët dhe për të formëzuar një qëndrim të përbashkët. Procesi i Berlinit udhqëhiqet nga Gjermania dhe e dimë shumë mirë se çfarë roli ka Gjermania në BE. Kosova ka nevojë sot më shumë se kurrë për të folur konkretisht për atë…

Read More

Pasditen e sotme pritet të ketë një mot të mirë dhe pa reshje shiu në ndryshim nga dita e djeshme. Sipas të dhënave në hartën live dita e sotme do të mbyllet pa asnjë reshje shiu. Ndërkohë për ditën e nesërme situata do të ndryshojë në disa qarqe të vendit pasi do të ketë reshje shiu pas mesit të ditës. Nesër moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar zonën e verilindjes dhe pjesërisht veriperëndimit. Në këto zona moti parashikohet me kthjellime por edhe vranësira deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme. Reshjet do…

Read More

Një deklaratë e nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj ka revoltuar deputetin e Partisë Demokratike, Asllan Dogjani. Në fund të fjalës së ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, dy deputetët që kishin dorëzuar pyetje me shkrim ishin pikërisht Dogjani dhe deputetja Dhurata Çupi. Në këtë moment, Felaj bëri një ndërhyrje duke thënë se në momentin e dorëzimit të pyetjeve në mënyrë zyrtare dy deputetët në fjalë nuk ishin të pranishëm në sallë. Kjo e revoltoi Dogjanin i cili u drejtua drejt foltores. Garda u afrua drejt tij për ta penguar të afrohet te ministri Manja. Ermonela Felaj: Nuk ju është hequr asgjë…

Read More

Në rolin e rregullatorit për transmetimet audio dhe audiovizive dhe shërbimeve të tjera mbështetëse në territorin e Republikës së Shqipërisë, AMA, gjatë periudhës për të cilën raportohet para jush, u angazhua për të përmbushur detyrat dhe funksionet e përcaktuara në ligjin nr. 97/2013, i ndryshuar; në Strategjinë dhe Planin e Veprimit të Autoritetit, për vitet 2021-2023, si dhe në përmbushje të rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe Kuvendit të Shqipërisë, gjatë vitit 2021. Kredoja e Autoritetit mbetet investimi maksimal në shërbim të publikut, përmes rregullimit, mbështetjes dhe nxitjes së tregut audioviziv të përgjegjshëm, cilësor dhe të shumëllojshëm. Megjithëse gjatë vitit 2021…

Read More

Ish-godina e Radio Tiranës do të restaurohet. Lajmi është bërë publik nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook. Sipas ministers, në mbledhjen e tij më të fundit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale miratoi projektin për restaurimin e këtij objekti, monument kulture i kategorisë II. E ndërtuar midis viteve 1928-1930, ndërtesa e dikurshme e Radio Tiranës dhe më pas e Institutit të Kulturës Popullore është një nga vilat e para moderne në qytet. Aktualisht ajo paraqet dëmtime të shumta në çati, fasadë, dysheme, dyer, dritare, në elementë të brendshëm e të jashtëm. …

Read More

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje të enjten për rend dhe qetësi, dhe përpjekje për të adresuar trazirat disaditore rreth Francës që u ndezën nga vrasja e një djali 17-vjeçar nga policia. Oficeri i policisë i akuzuar për vrasjen me armë zjarri të adoleshentit Nahel Merzouk është në paraburgim me akuzën e vrasjes me dashje dhe një gjykatës në qytetin e Versajës të enjten refuzoi kërkesën e tij për lirim në pritje të hetimeve të mëtejshme. “Ne të gjithë përjetuam një moment të rëndësishëm për kombin tonë”, tha Macron në qytetin jugor të Pau, ngjitur ne Pirenejet. Ai tha se…

Read More

Lulzim Basha dhe rivali i tij në garën për kreun e Partisë Demokratike, Gjergji Hani kanë zhvilluar një takim të përbashkët me strukturat e partisë në bashkinë e Elbasan. Dy kandidatët janë bashkuar për herë të parë në një takim elektoral brenda partisë në kuadër të zgjedhjeve për drejtuesin e ri të PD dhe ende nuk është e qartë nëse ky format takimi do të vijojë deri në fund të fushatës. Lulzim Basha dhe Gjergji Hani janë takuar para takimit me njëri-tjetrin dhe kanë shkëmbyer batuta në prani dhe të disa simpatizantëve, ndërkohë që nuk i janë përgjigjur pyetjes së…

Read More

Këngëtarja Pink, nënë e dy fëmijëve, ka treguar reagimin e saj kur e bija e saj 11-vjeçare i kërkoi celular. Teksa shumë prindër ua plotësojnë fëmijëve këtë dëshirë, Pink ka vepruar ndryshe. Me qëllim për ta mbrojtur nga efektet potencialisht të dëmshme të mediave sociale te fëmijët dhe adoleshentët, artisja, në vend të celularit i ka dhuruar një orë inteligjente, përmes të cilës e bija mund ta kontaktojë nënën e saj nëse lind nevoja. “I thashë, nëse mund të më japësh informacion shkencor nga një burim i besueshëm se media sociale është e mirë për ty, atëherë unë do ta…

Read More