Dy nëna në Fier janë vënën nën hetim nga policia e Fierit, pasi shfrytëzonin fëmijët e tyre për të lypur. Njoftimi i plotë Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme nga grupe të Policisë së Fierit, me qëllim konstatimin e rasteve kur fëmijë apo foshnje shfrytëzohen për të lypur, u evidentuan 2 raste të kësaj paligjshmërie, për të cilat janë referuar materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetaset L. Ç., 36 vjeçe dhe E. O., 27 vjeçe. Këto shtetase u konstatuan në zona të ndryshme të qarkut, teksa kishin nxjerrë për…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin e tij Ballkanik, dhe këtë të premte ndodhet në Bosnje-Hercegovinë, ku është është takuar në Sarajevë me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Kristo. Rama mbërriti në Sarajevë rreth orës 10:35, teksa në aeroport u prit nga ministri i Jashtëm.
FNSh dhe RENEA kanë ndërmarrë një operacion kontrolli në Nikël dhe Tapizë. Aksioni ka nisur që në orët e para të mëgjesit dhe burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona të tjerë veç arrestimit të Valter Bamit. Kontrollet bëhen në vijim të hetimeve për atentatin ndaj Gentian Bejtjas ku humbi jetën Ramazan Sino. Kurse Valter Bami u arrestua një natë më parë për armëmbajtje pa leje. Ai nuk është një emër i panjohur, pasi ka një sërë rekordesh kriminale.
Evolucioni i teknologjisë ka sjellë ngritjen e influencuesve, të cilët arrijnë të sigurojnw jetesën nga Instagrami duke iu afruar audiencës konsumatore. Kompanitë po shkojnë aq larg sa të paguajnë shumë për të reklamuar përmes njerëzve të mediave sociale. Nuk janë të paktë ata që duan të bëjnë karrierë si influencues dhe të bëhen të njohur për publikun. Është e qartë se nuk është e lehtë, por janë dy shenja të zodiakut që do t’i quajmë “të lindura” për të pasur sukses në këtë fushë. Zbuloni cilat janë ato: Luani Luani është një yll i lindur. Ai dëshiron të bëjë gjëra të mëdha në…
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka sqaruar ndryshimet që duhen bërë me institucionin e Presidencës. Balla tha se do ishte më e udhës që ky ligj të miratohej në shtator pasi edhe vetë kreu i shtetit është dakord. Balla nënvizoi se nuk bëhet fjalë për ndryshimet e ligjit të kompetencave të Presidentit por të institucionit në vetvete. “Nuk bëhet fjalë për kompetencat e presidentit që rregullohen me Kushtetutë. Bëhet fjalë për funksionimin të institucionit të presidentit. Unë mendoj që Begaj, ai normali, e ka mbështetur një gjë të tillë. Nuk shoh asnjë lloj problemi. Tani jemi në…
Harry Simpson, anglezi i fundit që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin, është arrestuar ditën e enjte nga policia britanike. 32-vjeçari u arrestua në kuadër të bashkëpunimit të policisë shqiptare me atë të Manchesterit, në një banesë në Londër me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Gjykata e Lezhës ka caktuar për Harry Simpson masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “vrasja për gjakmarrje”, kryer në bashkëpunim dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, Simpson është një emër i njohur për autoritete policore,…
Presidenti Bajram Begaj ndodhet në Azerbajxhan, ku pritet të zhvillojë një vizitë shtetërore me ftesë të homologut të tij, Ilham Aliyev. Në një konferencë për shtyp me homologun Begaj, presidenti Aliyev tha se Azerbajxhani dhe Shqipëria kanë një vullnet të fortë politik për të vazhduar këtë lidhje. “Do të kemi një studimi vizibiliteti e pastaj do të vijojmë investimin në Shqipëri për të ndërtuar një rrjet të shpërndarjes së gazit. Kemi diskutuar sesi mund të zhvillojmë infrastrukturën tonë nga Shqipëria në vendet tona fqinje. Jam i kënaqur që kemi ambasadën tonë në Tiranë. Kemi një vullnet të fortë politik për…
Administratori i klubi të futbollit Korabi në Dibër, Fehmi Meziu (Mëziu) ka rënë në pranga nga policia e Dibrës pasi është dënuar nga autoritetet italiane me 13 vjet burg për prostitucion. Përpara vitit 2016, ai mbante pozicionin e administratorit me ekipi i Korabit, teksa në fakt mund të themi se ishte një president “pa letra”, kjo për shkak se aksionet e klubit zotëroheshin nga bashkia Dibër. Pas vitit 2016, Mëziu pati një konflikt me ish-kryebashkiakun Shukri Xhelili, duke u dorëhequr nga drejtimi i klubit, për t’u rikthyer muaj më pas. Marsin e 2016, ai u sulmua me thikë në rrugën…
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi në datat 4 dhe 5 korrik 2023 një vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar. Zyra e shtypit të SPAK-ut, bën me dije përmes një deklarate se në këto takime u diskutua rritja dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave. Dumani nënvizoi rëndësinë e kësaj vizite për prezantimin e strategjisë por dhe nevojës për mbështetje të SPAK nga autoritetet zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar në përmbushjen e objektivave dhe synimeve të saj të cilat i shërbejnë…
Ditëve me mot të paqëndrueshëm gjatë fundjavës duket se ju ka ardhur fundi. Sinpotikania Lajda Porja nga “MeteoAlb”, bën të ditur se fundjava që kemi përpara do të karakterizohet nga moti me diell dhe me temperatura të larta. Bëhuni gati sepse muaji korrik do të jetë shumë i nxehtë dhe me diell, i favorshëm për ata që do të jenë me pushime, por jo dhe aq për ata që se durojnë dot vapën. “Edhe java tjetër do të jetë me mot të qëndrueshëm. Presim ditë akoma më të nxehta. Javën tjetër ne kemi një aktivizim të masave ajrore me origjinë…
Threads, një aplikacion me bazë tekstin, u lançua nga Meta të enjten. Aplikacioni i ndërtuar si një version teksti i platformës së ndarjes së fotove Instagram, u bë i disponueshëm për përdoruesit një ditë më parë për më shumë se 100 shtete, duke përfshirë këtu SHBA, Britaninë e Madhe, Australinë, Kanadanë dhe Japoninë. Përpos disa defekteve, 30 milionë njerëz u loguan në aplikacionin e ri të Meta-s deri në pasditen e së enjtes, sipas asaj që deklaroi vetë Mark Zuckerberg. Në platformë u bashkuan figuara të njohura si Oprah, Shakira dhe të tjerë si dhe kompani të tilla si Taco…
Presidenti Bajram Begaj ndodhet në një vizitë në Azerbajxhan dhe është pritur nga homologu Ilham Aliyev. Në një mesazh në Facebook, Begaj shprehu falënderimet për pritjen e bërë nga presidenti Aliyev, ndërsa thekson se Shqipëria dhe Azerbajxhani festojnë 30 vjet marrëdhënie diplomatike. “Faleminderit miku im President Aliyev për pritjen shumë miqësore! Teksa Shqipëria dhe Azerbajxhani festojnë 30 vjet marrëdhënie diplomatike, bashkëpunimi mes dy vendeve është më i fortë se kurrë”,-shkruan Begaj.