Author: tirana

Romelu Lukaku është momentalisht pjesë e Chelsea pasi është kthyer në Londër pas huazimit 1-vjeçar tek Interi. Shpresa e sulmuesit belg është që të rikthehet sërish në Milano. Më datë 12 korrik do të zbardhet gjithçka për sa i përket rikthimit të Lukakut tek Interi. Klubet momentalisht janë në negociata dhe përgjigja përfundimtare rreth sulmuesit 30-vjeçar do të jepet javën e ardhshme. Synimi i zikaltërve për Lukakun është që fillimisht ta huazojnë dhe më pas ta blejnë përfundimisht për shifrën e 35 milionë euro. Në sezonin e fundit, belgu shënoi 14 gola në 27 ndeshje.

Read More

Përplasjet verbale mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, kanë të bëjnë me çështje politike, por nuk përjashtohen as ato personale, thonë analistët. Mospajtimet e dy udhëheqësve kulmuan më 6 korrik, kur Kurti refuzoi të takonte Ramën, i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Prishtinë. Një ditë më herët, Kurti tha se me Ramën do të takohej vetëm në mbledhjen e qeverive të të dyja shteteve. Një mbledhje e tillë, e planifikuar të mbahej më 14 qershor, nuk u mbajt, pasi Rama kërkoi që t’i ndërrohej formati, për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, ka zbuluar se në mesin e korrikut planifikon të zhvillojë një takim mes liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian për të diskutuar mbi procesin e Berlinit. “Erdha këtu të informoja kryetaren se çfarë do të bëjmë në samitin e Ballkanit Perëndimor. Qysh nga dita e parë e çeljes së negociatave ne e kemi nisur kërë përpjekje dhe na vjen shumë mirë që nga ana e KE ka një proces dhe ndjeshmëri që na është konfimuar nga presidentja Von Der Leyen për rritjen…

Read More

“20,000 euro për t’u shpenzuar për studime, trajnime ose hapjen e një biznesi pasi të arrijnë moshën 18 vjeç”. Ky është plani ambicioz i Spanjës për të trajtuar pabarazinë sociale në vend, që pritet ti kushtojë qeverisë në Madrdi rreth 10 miliardë euro ose 0.8% e PBB-së së Spanjës. Nisma u prezantua nga ministrja e Punës në Spanjë, Yolanda Díaz pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 23 korrikut. Díaz thotë se paratë që do t’u jepen të rinjve për studim, trajnim ose fillimin e një biznesi do të përkthehen në ‘barazi mundësish’ pavarësisht nga prejardhja familjare ose të ardhurat…

Read More

Një bebe ka ardhur në jetë me këmishë. Specialiteti Obstetër-Gjinekolog, Elton Peçi ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një video që tregon një proces lindjeje të veçantë. Pamjet janë regjistruar në një spital privat në kryeqytet dhe tregojnë ardhjen në jetë të një fëmije që lind me këmishë. Lindja me këmishë është një fenomen që ndodh tepër rrallë. Përllogaritjet tregojnë se një rast i tillë mund të regjistrohet në 80 mijë lindje. Normalisht foshnjat lindin pa qeskën amniotike pasi ajo çahet para lindjes dhe ujërat e saj ndihmojnë fetusin që të dalë jashtë. Por në rastin kur fëmija…

Read More

Në një konferencë me kryeministren e Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, kreu i qeverisë shquiptare, Edi Rama tha se shumë shpejt do të ketë një ambasadë të Shqipërisë në Sarajevë. Ai shtoi se janë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit të nënshkruhen. Krišto bëri të ditur se dy vendet nuk kanë mundur ende që të bien dakord për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe për tregun e përbashkët. Megjithatë, u shtua se puna për arritjen e këtyre dy pikave do të vijojë. Kurse, kreu i qeverisë kërkoi që marrëveshja për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në Bosnje dhe…

Read More

Një 31-vjeçare me emrin Alicia Amira ka shpenzuar plot 100 mijë paund në operacione plastike për t’u dukur si kukull Barbie. Modelja suedeze jeton në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka një profil në faqen për të rritur “OnlyFans”, ku ka thënë se e ka mision për të qenë kukulla njerëzore më plastike në planet. “Unë nuk mendoj se do të ndaloj ndonjëherë së kryeri operacion. Është një pjesë e imja”, ka thënë 31-vjeçarja. Por Alicia ka vendosur që me fansat e saj të ndajë edhe një fotografi se si dukej para se të fillonte kirurgjinë plastike. “Kam fshirë të gjitha…

Read More

Rithemelimi në PD, nuk e pranon humbjen në zgjedhjet lokale të 14 Majit, dhe këtë të premte janë publikuar të dhëna nga dosja për zgjedhjet në Kamëz dhe Vorë. Deputeti demokrat Edi Paloka, tha se PD-ja ka siguruar një dosje voluminoze ku sipas tij tregojnë farsën elektorale. Po ashtu Paloka theksoi edhe se për sa kohë që të jetë në pushtet kryeministri Edi Rama në vendin tonë nuk do të mbahen zgjedhje të lira. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Vorë, Indrit Hoxha tregoi se çfarë ndikoi në humbjen e tij. “Në Vorë problematikat kanë qenë të mëdha. Përdorimin e…

Read More

Arda Güler është zyrtarisht futbollist i Realit të Madridit. Talenti 18-vjeçar firmosi kontratën që e lidh me “Los Blancos” për 6 vitet e ardhshme. Ylli i Fenerbahçes kushtoi 20 milionë euro, plus 10 milionë të tjera bonus. Ai udhëtoi menjëherë drejt kryeqytetit spanjoll dhe vizitoi qendrën sportive të Valdebebasit. Për Arda Güler, Reali i Madridit mposhti konkurrencën e shumë klubeve të mëdhenj europianë. Mesfushori, i cili vlerësohet për cilësitë e larta teknike, kërkohej edhe nga Barcelona, Sevilla, Milan, por edhe disa klube të Premier League. Ai bëhet blerja e gjashtë më e kushtueshme e “merengues”, për futbollistët deri në 18…

Read More

Gjermania mund të dërgojë trupa shtesë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, pas rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Kështu deklaroi më 7 korrik ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, shkruan REL. “Pas kërkesës nga kolegia ime austriake Klaudia [Tanner], ne po shqyrtojmë nëse mund të rrisim pak angazhimin tonë brenda mandatit aktual [parlamentar] që t’i lehtësohet barra Austrisë”, tha ai për gazetarët pas takimit me homologët e tij nga Austria dhe Zvicra në Bern. Pasi në fund të majit, tensionet në veri të Kosovës u rritën, NATO angazhoi…

Read More

Ka disa strategji për të gjetur ofertat më të mira në fluturimet e pushimeve. Shmangni fluturimet në fundjavë Meqenëse shumica e njerëzve preferojnë të udhëtojnë të premten ose të shtunën, çmimet e fluturimeve priren të rriten gjatë fundjavave. Për të gjetur çmimet më të mira, atëherë merrni parasysh të udhëtoni gjatë javës, si të martën ose të mërkurën. Linjat ajrore shpesh ofrojnë tarifa më të lira për fluturimet në këto ditë më pak të mbushura me njerëz. Për më tepër, fleksibiliteti në datat e nisjes dhe mbërritjes mund t’ju lejojë të zbuloni çmime edhe më të favorshme. Fluturoni nga aeroportet…

Read More