Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është regjistruar në një familje në Graçanicë të Kosovës, ku viktimë edhe kësaj radhe rezulton të jetë një grua, e cila u rrah brutalisht nga bashkëshorti i saj. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në fund të muajit qershor, por detajet tronditëse janë zbuluar së fundmi, pasi gruaja e cila është viktimë e këtij rasti ka rrëfyer dhunën që e ka përjetuar nga burri i saj, në shtëpinë e tyre. Sinjali mëson se i dyshuari T.B., fillimisht ka pasur një konflikt verbal me gruan, të cilën e…
Author: tirana
Nëse jeni duke pritur ardhjen në jetë të bebes tuaj dhe jeni futur në mendime se si ta quani, ne do t’ ju sugjerojmë disa. Për fëmijët që lindin këtë verë, kjo listë ka disa emra të shkurtër, unikë dhe shumë të bukur. Emra për djem që mund të zgjidhni është Ari, që përveçse i bukur ka dhe një domethënie. Do të thotë luan në hebraisht, shqiponjë në norvegjisht dhe superior, greqisht. Leo, një emër i shkurtër, por me peshë për një djalë. Rei, do të thotë mbret në spanjisht, ose Roi që sërish është tepër i veçantë. Avi, është…
Artistët që po goditen me objekte në skenë, teksa performojnë këngët e tyre, vijon të shtohet. Reperi Drake ishte viktima e radhës e këtij trendi që po konsiderohet qesharak, por që po rezulton të jetë i rrezikshëm. Reperi u ngjit në një skenë të Çikagos në natën e hapjes së turneut të tij të shumëpritur, kur u godit me një telefon. Bebe Rexha, Lil Nas X, Kelsea Balerini dhe Ava Max janë disa nga artistët që janë goditur gjatë performancave të tyre në skenë.
Ka disa strategji për të gjetur ofertat më të mira në fluturimet e pushimeve.Sigurisht, është një proces që kërkon kohë dhe durim, por rezultatet mund të jenë shumë shpërblyese. Kemi sjellë disa këshilla të dobishme për të kursyer para pa hequr dorë nga përvoja e udhëtimit. Shmangni fluturimet në fundjavë Meqenëse shumica e njerëzve preferojnë të udhëtojnë të premten ose të shtunën, çmimet e fluturimeve priren të rriten gjatë fundjavave. Për të gjetur çmimet më të mira, atëherë merrni parasysh të udhëtoni gjatë javës, si të martën ose të mërkurën. Linjat ajrore shpesh ofrojnë tarifa më të lira për fluturimet…
Kuriozë për të mësuar emrat e ish-banorëve të shtëpisë së “BBV2” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë? “Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana”, ka listuar personazhet që kanë arritur të gjenerojnë më shumë ndjekës gjatë kësaj jave. 10. Luiz Ejlli, një nga protagonistët e “Në kuadër të dashurisë” që po xhirohet aktualisht në Korçë, është në vend të fundit këtë javë, duke qenë se ka humbur 3 mijë ndjekës. 9. Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes me minus 1 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu në 585 mijë ndjekës.…
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç është pyetur ditën e sotme nëse ka marrë një përgjigje nga Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç për një takim të mundshëm të Mal të Zi për të arritur marrëveshjen mes tyre. Ai u shpreh se nuk kanë marrë ende përgjigje por theksoi se nëse është nevoja, do të jenë në dispozion të dy vendeve për të arritur një konsensus. “Unë e kam takuar kryeministrin Kurti në Maqedoni para disa ditësh para Forumit të Prespës. Ne këtë ofertë e kemi pasur shumë miqësore. Mali i Zi si një shtet qëka relacionet në shumë nivel…
Eros Grezda, sulmuesi më i ri i Partizanit, ka folur për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve kundër BATE Borisov që pritet të zhvillohet më 11 korrik në “Air Albania”. I ftuar në emisionin “Panorama Sport”, ai gjithashtu u shpreh se beson se në Superiore mund të rikthehet në Kombëtare. “Po ndihem shumë mirë. Nuk e prisja një pritje kaq të mirë, nga stafi, nga lojtarët, nga drejtuesit. Faza ka shkuar shumë mirë. jemi munduar të bëjmë të gjitha detyrat që na ka dhënë trajneri. Besoj se do të bëjmë shumë mirë në raundin e parë. Jam befasuar…
Avioni i nisur nga Bazeli për në Aeroportin e Prishtinës, është përfshirë dje në një situatë që ka panikosur e trembur të gjithë pasagjerët. Teksa ishte mbi Kosovë, avioni është gjendur në vorbullën e një stuhie të fuqishme, e cila ka shkaktuar turbulenca. Kushtet e rënda atmosferike kanë bërë që pasagjerët të kalojnë minuta tmerri e paniku.
Kryeministri Edi Rama nga Mali i Zi ka komentuar vizitën e tij një ditë më parë në Kosovë, ku nuk arriti të zhvillonte takim me homologun Albin Kurti. Rama tha me ironi se nuk ndihet i fyer pasi nuk ishte një dhëndër që do takonte nusen që nuk i doli në takim dhe se nuk gjykon mënyrën e përceptimit të Albin Kurtit në lidhje me situatën.Megjithatë, Rama tha se Tirana është shtëpia e Kurtit dhe se ai do të jetë i ftuar në takimin e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë. “Unë nuk shkova në Prishtinë për…
“20.000 euro për t’u shpenzuar për studime, trajnime ose hapjen e një biznesi pasi të arrijnë moshën 18 vjeç”. Ky është plani ambicioz i Spanjës për të trajtuar pabarazinë sociale në vend, që pritet t’i kushtojë qeverisë në Madrid rreth 10 miliardë euro ose 0.8% e PBB-së së Spanjës. Nisma surprizuese u prezantuar nga ministrja e Punës në Spanjë, Yolanda Díaz, pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 23 korrikut. Díaz thotë se paratë që do t’u jepen të rinjve për studim, trajnim ose fillimin e një biznesi do të përkthehen në “barazi mundësish” pavarësisht nga prejardhja familjare ose të…
Ministria e Jashtme e Shqipërisë i është përgjigjur deklaratave të palës greke për çështjen e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili u vu në pranga me urdhër të SPAK, duke e akuzuar për blerje votash. “Kemi ndjekur me keqardhje deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë Greke lidhur me rastin Beleri. Sic e kemi deklaruar në vijimësi, publikisht por edhe gjatë komunikimeve që kemi pasur me kolegët tanë grekë, deklarata të tilla janë të pavend dhe injorojnë realitetin demokratik dhe të sundimit të ligjit ne Shqipëri. Qeveria e Shqiperisë as nuk burgos, as nuk paraburgos kënd, sepse Shqipëria është…
Një i burgosur me origjinë shqiptare është arratisur ditën e enjte më 6 korrik 2023, nga burgu i punës të Tirynthas. I burgosuri po punonte si punonjës i jashtëm në arat pranë qendrës së paraburgimit dhe tashmë autoritetet po hetojnë arrestimin e tij dhe rrethanat në të cilat ai u arratis. Burgu në Tirynthas është kampion i arratisjeve në burg ndërtuar më 1830 dhe me një mungesë të theksuar punonjësish. Në katër vite 2012-2016 janë arratisur 21 të burgosur, nga këta 7 ishin me kombësi shqiptare.