Author: tirana

Blerja e një apartamenti në Tiranë, çdo vit po kthehet në një mision të pamundur për familjet shqiptare. Sipas vrojtimit të besimit të bizneseve të publikuara nga Banka e Shqipërisë, e cila ka intervistuar ndërtuesit, këta të fundit kanë shtuar pritshmëritë për rritjen e çmimeve në muajt e në vijim. Emigrantët, shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit por dhe të huajt janë disa nga shkaqet kryesore që kanë çuar në këtë rritje. “Ka gjithmonë kërkesa sidomos nga Europa Perëndimore që vijnë dhe blejnë në Shqipëri, ka bërë dhe rritjen e kërkesave,” – u shpreh agjentja imobiliare, Romina Elezi. Nga ana tjetër…

Read More

Çamçakëzi mund të sjellë efekte negative në organizëm, ja disa prej tyre: Dhimbje të nofullave: Përtypja e shumtë e çamçakëzit mund të shkaktojë deformim të muskujve të gojës, kjo gjë çon në kontraktim të muskujve dhe në dhimbje të tyre. Përtypja e shumtë e tyre mund të çojë në dhimbje veshi, koke dhe dhëmbi gjithashtu. Probleme gastrointestinale: Çamçakëzi ju bën të thithni ajër të tepërt, gjë që çon në fryrje dhe dhimbje barku. Çamçakëzi lëshon gjithashtu acide dhe enzima, si pasojë stomaku do të prodhojë më shumë acide se zakonisht. Shpesh konsumimi i tepërt i çamçakëzit çon në diarre. Dëmton dhëmbët: Çamçakëzët me…

Read More

Kryeministri, Edi Rama në vijim të turin Ballkanin ka mbërritur në Serbi. Pas mbërritjes atje Rama pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Rama ditën e sotme ka zhvilluar edhe vizitë në Bosnje Hercegovinë dhe Mal të Zi. Me presidentin Aleksandër Vuçiç ata pritet të kenë edhe një konferencë për shtyp.

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi një takim me administratorë dhe përfaqësues të bordeve të universiteteve për të diskutuar mbi rritjen e pagave për personelin administrativ të universiteteve. Përmes në postimi në rrjete sociale, Ministrja Kushi u shpreh se bordet tashmë kanë nisur të marrin vendimet për rishikimin dhe përshtatjen e nivelit të pagave, duke respektuar Ligjin për Arsimin e Lartë si dhe udhëzimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. POSTIMI I PLOTË I MINISTRES EVIS KUSHI Pas rritjes së pagave të stafit akademik të universiteteve, në shtator 15% dhe që prej prillit 30%, këtë herë zhvilluam një…

Read More

Këngëtarja Dua Lipa ka publikuar disa foto nga pushimet e saj me të dashurin Romain Gavras. Çifti zgjodhi t’i shijojë pushimet, në ishullin Snifos të Greqisë. Nga fotografitë e postuara në Instagram, duket se dyshes u ka shijuar ushqimi, deti, aktivitetet e ndryshme dhe peizazhet fantastike të ishullit. View this post on Instagram A post shared by DUA LIPA (@dualipa) View this post on Instagram A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar ditën e sotme punimet në aksin Orikum-Dukat. Për të gjithë qytetarët që këtë fundjave do të shkojnë drejt jugut ajo dha edhe lajmin e mirë, se kjo rrugë do të hapet. Sakaq Balluku theksoi edhe rëndësinë e projektit, pasi lidh Vlorën me tunelin e Llogarasë. “Jemi në Vlorë aty ku të gjitha kantierët kanë nisur prej kohësh dhe janë drejt përfundimit. Sot do të hapim një segment shumë të rëndësishëm të Orikum-Dukat, një nga projektet më të rendësishme që lidh Vlorën me tunelin e Llogarasë. Të gjitha automjetet që do shkojnë…

Read More

Ajax me një postim në rrjetet e tyre sociale ka bërë të ditur se Edwin van der Sar ka pësuar hemorragji cerebrale gjatë pushimeve në Kroaci. Portieri ndodhet në reanimacion, por gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme. “Të premten, Edwin van der Sar pësoi hemorragji. Aktualisht ai ndodhet në reanimacion dhe ndodhet në gjendje stabile. Pasi të ketë informacion më konkret, do të vijojë një përditësim. Të gjithë te Ajax i urojnë Edwin shërim të shpejtë. Ne po mendojmë për ty” – Shkruan Ajax. Van Der Sar luajti 130 ndeshje për kombëtaren holandeze. Ish-portieri i njohur i Manchester United u…

Read More

Threads, aplikacioni rivali Twitter doli live ditën e djeshme dhe pasi kaloi 10 milionë regjistrime në 7 orët e para, Zuckerberg shkroi për herë të dytë duke thënë se aplikacioni kishte 30 milionë regjistrime. Numri i lartë i regjistrimeve tregon fuqinë e Meta për të rritur shërbimet e saj krahasuar me aplikacione të tjera që kanë tentuar të rivalizojnë Twitter, siç është Bluesky. Threads është i lidhur ngushtë me Instagram dhe ndërtuar në të njëjtën platformë, duke i dhënë Meta mundësi të mëdha reklamimi. 

Read More

Një video shokuese ka publikuar televizioni shtetëror ERT në Greqi që tregon një 28 vjeçar me origjinë shqiptare i cili kalon mes për mes një prej rrugëve me më shumë qarkullim në Athinë dhe një makinë që po vinte në atë moment e përplas me forcë dhe e hedh disa metra larg. Aksidenti ka ndodhur pasditen e se enjtes kur një drejtues automjeti, edhe ai me origjinë shqiptare, që po ecte në bulevardin Vuliagmenis me drejtim për në Varkiza, pa papritmas para tij në mes të rrugës 28 vjeçarin dhe pa mundur të ndalojë makinën, brenda një sekonde e godet…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Malin e Zi është takuar edhe me presidentin Jakov Milatoviç. Ky takim mes tyre vjen pas turit ballkanik që po bën Rama në kuadër të procesit te Berlinit. Rama ka publikuar disa foto nga takimi me Milatoviç ndërkohë që nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre. Postimi i Plotë: Podgoricë – Takim me Presidentin e Republikës së Malit të Zi, Jakov Milatović

Read More

Kur djersa përzihet me gjurmë deodoranti ose detergjent rrobash, mund të shfaqen njolla të verdha në veshje. Lajmi i mirë është se mund t’i hiqni lehtësisht. Për t’i hequr qafe njollat e verdha nga rrobat tuaja të preferuara, do t’ju nevojiten disa përbërës. Një produkt i papritur heq në mënyrë më efektive grinë dhe zverdhjen nga rrobat dhe rikthen bardhësinë e tyre të ndritshme. Gjithçka që ju nevojitet është 250 ml uthull, 500 ml ujë të ngrohtë120 g sodë buke, një lugë kripë, një lugë peroksid hidrogjeni. Përzini uthullën e bardhë dhe ujin e ngrohtë në një legen ose kovë…

Read More

Fundjava do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të thata. Moti parashikohet i kthjellët me mbizotërim të orëve me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare përgjatë relieve malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 13m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Read More