Ermal Mamaqi ndodhet me pushime me familjen e tij e kjo kohë që po kalojnë së bashku, e ka bërë të mendojë për kohën e humbur që ndonjëherë nuk ia kushtojmë njerëzve tanë më të dashur. Ermali ka publikuar një video ku tregon se është përlotur teksa ka kaluar momente shumë të lumtura me Joelin e Sian, duke dhënë edhe një mesazh tejet të bukur. “Përpiquni t’i qëndroni pranë fëmijëve teksa rriten, luani me ta, dëgjojini, krijoni kujtime, krijoni histori që t’ja tregoni nëri-tjetrit me kalimin e viteve. Fëmija është projekti jonë më i rëndësishëm. Investimi tek fëmijët nuk është…
Author: tirana
Komisioni Evropian aprovon një medikament të ri për kardiomiopatinë. ‘Mavacamten’ u aprovua si i pari i këtij lloji, bazuar në rezultatet pozitive të efikasitetit dhe sigurisë në fazën studimore 3. Kardiomiopatia ipertrofike ostruktive sintomatike është një sëmundje kardiake shpesh e trashëguar, debilituese dhe progresive, që mund të shkaktojë tek pacientët simptoma si mungesë në frymëmarrje, humbje të ndjenjave, marrje mendsh, por edhe komplikacione të tjera të rënda e vdekjeprurëse. Kjo sëmundje shkakton trashjen e mureve të anës së majtë të zemrës dhe pavarësisht se konsiderohet një patologji e rrallë, është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve të papritura veçanërisht në radhët…
Është një ide e mirë t’i vendosni syze dielli fëmijës tuaj sepse ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet mund të rrisë rrezikun e kataraktit dhe problemeve të tjera të syve më vonë në moshën madhore. Por nëse fëmija juaj reziston, mos e shtyni. Një kapele që gjithashtu mbron sytë nga dielli është një opsion më funksional për foshnjat, të vegjlit apo edhe fëmijët më të mëdhenj. Në çdo rast të të rriturve, ekspertët rekomandojnë që prindërit t’u vënë syze fëmijëve të tyre që në moshën një vjeçare. Megjithatë, nëse fëmija juaj është i gatshëm të mbajë syze dielli, le t’i zgjedhë ato…
Pas konferencës për shtyp të mbyllur me tension, kryeministri shqiptar Edi Rama është pritur në një darkë pune nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Mësohet se darkës së Ramës dhe Vuçiç i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill. Po ashtu mësohet se ka qenë i pranishëm dhe Alex Soros, djali i miliarderit George Soros. Është e paqartë se çfarë është diskutuar në këtë takim, por mendohet të jetë folur për Ballkanin e Hapur, Procesin e Berlinit dhe situatën në veri të Kosovës. Nga darka me muzikë LIVE duket që të gjithë dolën të qeshur dhe ndoshta kanë sheshuar…
Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak (MAD) paralajmëron për rritje të spiunazhit nga Rusia kundër ushtrisë gjermane, Bundeswehr. Që nga fillimi i luftës së agresore ruse kundër Ukrainës në shkurt 2022, Gjermania është pozicionuar duke furnizuar armë, municion dhe pajisje forcat e armatosura të Ukrainës si dhe duke trajnuar anëtarët këtyre forcave të armatosura në Gjermani. Për këtë arsye Gjermania është bërë edhe më tepër objekt i spinazhit rus dhe po depërtohet edhe më intensivisht nga shërbimet sekrete ruse, thuhet në raportin vjetor të , i cili i është dërguar parlamentit (Bundestag) dhe i është vënë në dispozicion edhe Agjencisë Gjermane të Shtypit dpa.…
Dashi-Sot qielli hapet triumfal për ju me planetë që janë të vendosur në favorin tuaj të plotë. Në veçanti, Jupiteri në shenjën tuaj dhe Venusi që pushton miqtë tuaj, Binjakët. Do të jeni në gjendje të shkëlqeni me sharmin tuaj të vërtetë mbretëror, me Venusin që do t’ju garantojë një formë të përsosur psikofizike. Demi-Do të arrini që të merrni situatën nën kontroll dhe për çdo hap që do të hidhni do të jeni shumë të qartë për atë që do të bëni. Për të martuarit ka lajme të mira, pasi mund të bëhen prindër. Binjakët-Sot pritet të jetë një…
Do te vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat të jenë dominante. Kjo situate meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuasje në të gjithë territorin, përjashtuar zonat verilindore dhe juglindore ku pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kanë nisur “ndryshimin e trashëgimisë së keqe politike” që ka ekzistuar mes dy shteteve. “Për Ballkanin e Hapur nuk do kemi diskutime të lehta, por të frytshme. Solli përfitime shumë të frytshme për qytetarët tanë. Folëm për pikëpamjet tona të ndryshme për Kosovën. Dallimet tona si do zgjidhen problemet do ta lemë dhe do e diskutojmë gjatë mbrëmjes. Pavarësisht pikëpamjeve te ndryshme, Serbia do vijojë përpjekjet për marrëdhënie të mira me Shqipërinë’, tha ai.
Mero Baze është aktualisht një nga gazetarët më kritik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Dikur një nga njerëzit shumë pranë Berishës, Baze ka treguar në një intervistë për gazetarin Ylli Rakipi se si filloi përplasja me të dhe ndarja përfundimtare. Rrëfimi i plotë: Duhet të ketë qenë fundi i korrikut 2006 kur një njeri i familjes Berisha erdhi më tregoi vetë që i biri i tij kishte filluar të merrej me punën e armëve në Gërdec. Po ai është njeri i familjes Berisha, është një nga të afërmit e tij i cili kishte dhe vet ndonjë interes aty, duket që e…
Shëndeti mendor i grave në Shqipëri dëmtohet kryesisht nga stresi, dhuna seksuale dhe depresioni, thuhet në një studim të ekspertëve të shëndetit publik. Në raportin e publikuar sot nga organizata “Së bashku për jetën” mbi shëndetin mendor të grave në Shqipëri, theksohet se gjendja u rëndua ndjeshëm gjatë pandemisë Covid-19 e në vazhdim, por ende mungojnë matje të rregullta mbi gjendjen e shëndetit mendor, bazuar në këndvështrimin gjinor. Megjithëse nuk ka matje të rregullta nga pikëpamja e përkatësisë gjinore, ekspertët pohojnë se shëndeti mendor i grave dhe vajzave në Shqipëri është përkeqësuar nga Pandemia Covid-19 e në vazhdim. Afro 70…
Dy gazetarët Mero Baze dhe Ylli Rakipi, dikur shumë pranë Sali Berishës kanë treguar edhe një histori sa gazmore, por dhe aq të trishtë për realitetin politik shqiptar. Baze dhe Rakipi kanë treguar se si Berisha ndërhynte personalisht tek mediat duke manipuluar dhe lajmet, raporton Tirananews. Diskutimi: Ylli Rakipi: Unë isha në atë kohë kryeredaktor tek “Republika” dhe ikën në Kosovë, Neritan Ceka, Arben Imami, i gënjeu këta Avokati. Mero Baze: Dhe kjo është histori e bukur. Iku Arben Imami, Neritan Ceka dhe Spartak Ngjela shkuan si delegacion I Aleancës Demokratike. Avokati shkoi raportoi tek doktori për vizitën se çfarë…
Zyrtarë gjermanë të mbrojtjes thanë të premten se po shqyrtojnë mundësinë të dërgojë trupa shtesë në Kosovë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s pas dhunës dhe tensioneve javëve të fundit në veri të Kosovës. “Me një kërkesë të koleges sime austriake Klaudia (Tanner), ne po shqyrtojmë nëse mund të rrisim pak angazhimin tonë brenda mandatit aktual (parlamentar) për të lehtësuar Austrinë,” tha ministri i mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius. NATO-ja vendosi trupa shtesë në Kosovë pas tensioneve që shpërthyen që nga 26 maji në veri të vendit ku grupe protestuesish serbë dolën në rrugë duke kundërshtuar vendosjen në zyra…