Pas vendimit të qeverisë që studentët e Mjekësisë do të punonjnë 5 vite në vend pas mbarimit të shkollës, u dha edhe lajmi që rriten kuotat e pranimit në Universitetin e Mjekësisë për vitin akademik 2024-02025. Këtë vit akademik ku pritet të hyjë në fuqi dhe marrëveshja në formën e pr/ligjit si mbështetje për studentët është parashikuar që të jenë 500 kuota. “Detyra jonë është të garantojmë sistem shëndetësor me personel të kualifikuar. Duam të fuqizojmë sistemin shëndetësor. Do të rrisim numrin e kuotave në 500 kuota pranim”,-tha Manastirliu duke prezantuar dhe detajet e marrëveshjes që do të jetë në…
Author: tirana
Këtë të mërkurë, Federata italiane e futbollit ka publikuar kalendarin e sezonit të ardhshëm 2023-24 në Serinë A. Kampionati do të nisë fundjavën e datës 20 gusht 2023 dhe do të përfundojë më 26 maj 2024. Kampionët në fuqi, Napoli e nis mbrojtjen e titullit nga Frosinone, me ndeshjet e para që përfshijnë gjithashtu Bologna-Milan, Udinese-Juventus dhe Inter-Monza. Ndryshe nga vitet e tjera, Lega ka vendosur se nuk do ketë pushim dimëror në Serie A dhe do të luhet mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Në Serinë A 2023/24 do të ketë vetëm një raund në mesjavë, i caktuar për…
Pas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë se do të bëhet riatdhesimi i organit të zemrës së të riut Saimir Sula dhe procedurat do të kryhen në Barcelonë më datë 12 korrik 2023, ka pasur një reagim nga familjarët e të riut. Ka qenë motra e Saimirit, Majlinda Sula, në një deklaratë për mediat, tha ditën e djeshme se familjarët nuk janë vënë në dijeni, edhe pse në njoftimin e ministrisë shkruhet se procedura do të kryhet në prani të familjarëve të Saimir Sulës dhe institucioneve zyrtare nga Shqipëria dhe Spanja, të përfshira në këtë çështje. Gjithashtu motra e tij ka…
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë, u pyet edhe për refuzimin e Albin Kurtit për ta takuar nesër, nëse nuk zhvillohet mbledhja e dy qeverive. Ai nuk pranoi të prononcohej ndërsa kur pyetjet vijuan për anulimin e “Ballkanit të Hapur”, kryeministri Edi Rama u largua. “Nuk kam lidhje me këtë, jam këtu për këtë vendim. Do të flas kur të jetë koha për të folur që është nesër në Prishtinë. Ju mund të mendoni se janë shumë të rëndësishme. Por unë jam këtu për të folur për studentët e mjekësisë”,-tha Rama.
Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama doli në një deklaratë për mediat, dhe tha se studentët e mjekësisë të cilët përfundojnë studimet do t’u duhet 5 vite punë në vend, që të marrin diplomën. Ky është një kushtet që studentët e këtij viti duhet të pranojnë, ku kuotat e këtij viti shkojnë në 500. “Çdo student i mjekësisë që do të hyjë në universitetin e mjekësisë do të njihet me faktin që Mjekësia studimet i ka aq sa janë dhe për t’u pajisur me diplomë duhen 5 vjet në shërbim të këtij populli. Për ata që janë në proces…
Gjatë prezantimit të raportit me shkelje të zgjedhjeve lokale të 14 Majit, kreu i “Rithemelimit” në PD, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama nuk do i shpëtojë hetimeve për McGonigal dhe Deripaska. Paralajmëroi edhe se Rama se do të ketë një korrik të nxehtë ndërsa tetori do të jetë përvëlues dhe as Sorosi nuk mund ta ndihmojë. “Edi Rama është në hetim të hapur kriminal për krimet e shëmtuara që ka kryer, por krimi më i madh i jetës së tij është shkatërrimi i procesit zgjedhor. Sot ai është më i rrezikshëm se kurrë. Sot ai përdor postin e…
Me një gamë të gjerë përdorimi, nga parandalimi i zjarreve te përmbytjet, duke vijuar te bujqësia dhe ndërtimi pa leje, Shqipëria përmes satelitëve të hedhur në hapësirë “Albania 1” dhe “Albania 2”, bëhet pjesë e epokës së ekonomisë së hapësirës. Dritan Prifti, Drejtuesi i Drejtorisë së Përpunimit të informacionit të Territorit me Teknologjitë e Avancuara pranë Autoritetit Shtetëror të Informacionit Gjeohapësinor, prezantoi të mërkurën risitë që sjell monitorimin e territorit tonë përmes shërbimit gjeohapësinor. “Ky projekt është një hap cilësor në modernizimin e sektorit të gjeoinformacionit në Shqipëri. Shërbimet satelitore kanë një gam të gjerë të përdorimit të tyre në…
Këtë të mërkurë, Sali Berisha prezantoi raportin me gjetjet e zgjedhjeve lokale të 14 majit, të cilat pretendon se janë vjedhur nga Edi Rama dhe Partia Socialiste. Berisha nuk ka pranuar humbjen e thellë në këto zgjedhje ku opozita mori vetëm 7 bashki kundrejt 53 bashkive dhe 1 bashki e fitoi Mega.“Kjo është farsa zgjedhore më e shëmtuar në 32 vite. Bazohet në qindra e mijëra fakte e dokumente të konstatuara në 4 anët e vendit”. Po ashtu Berisha thotë se gjetjet do të bëhen publike dhe në Amazonë. “Gjetjet do të hidhen dhe në Amazonë që të mund të…
Shërbimi Sekret Amerikan po heton për gjetjen e një sasie kokaine në Shtëpinë e Bardhë. Kokaina u gjet në anën perëndimore të Shtëpisë së Bardhë ku ndodhet dhe zyra Ovale, por dhe zona ku qëndrojnë ndihmësit dhe stafi presidencial dhe u evakuua menjëherë pas zbulimit. Një zyrtar i lartë i zbatimit të ligjit i tha CBS News, se substanca u gjet në një ambient që përdorej nga stafi i Shtëpisë së Bardhë dhe të ftuarit, për të ruajtur telefonat celularë. Një test paraprak, i cili u raportua fillimisht nga Washington Post, më vonë konfirmoi se ishte kokainë. Zëdhënësi i Shërbimit…
Filmat me skena të papërshtatshme në ekranet shqiptare, Autoriteti i Mediave Audiovizive kërkon që të respektohen oraret, pasi kështu do të mbrojmë zhvillimin mendor dhe fizik të fëmijëve. “AMA do të vijojë monitorimin e zbatimit të kërkesave të Kodit të Transmetimit për respektimin e orarit të transmetimit, apo vendosjen e shenjave paralajmëruese për filmat me përmbajtje të dëmshme në zhvillimin mendor dhe fizik të fëmijëve, ku për rastet e konstatuara do të nisë procedimin administrativ, sipas legjislacionit në fuqi”,-thuhet në deklaratën për mediat. Njoftimi i plotë Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në procesin e monitorimit të përmbajtjeve të transmetuara nga…
Ceremonia e zhvilluar në nder të presidentit amerikan Bill Clinton solli në Tiranë edhe shumë personazhe. Një prej tyre ishte edhe djali i multimiliarderit George Soros, ai që tashmë do të trashëgojë gjithë “perandorinë” e ngritur nga i ati. Soros, reklamoi edhe në rrjetet e tij sociale, të gjitha takimet që kishte me presidentin amerikan, kryeministrin Edi Rama dhe të tjerë zyrtarë të lartë që ishin mbledhur para Kryeministrisë për të nderuar Cliton. Bashkë me Sorosin, kudo në krahun e tij, ishte dhe Savannah Huitema, modelja e “Model Management”, bashkëjetuesja e djalit të multimiliarderit. Më pas, të gjithë shkuan në…
Këngëtarja e njohur Eni Koçi, sot feston 27-vjetorin e lindjes dhe është në një fazë të re dhe të lumtur. Në një postim në rrjetet sociale, Eni ka ndarë foto krah partnerit Genc Prelvukaj me vajzën e tyre Adea. Këngëtarja shprehet se tashmë është e plotësuar ndërsa kjo është ditëlindja e saj e parë me statusin e nënës. “Sot festoj ditëlindjen më të bukur e më të veçantë. Festoj ditëlindjen timë të parë me Adean në krah. Më e plotësuar dhe më e lumtur se kurrë. Vitet kalojnë shpejt dhe njeriu kupton që gjëja më e shtrenjtë në botë dhe…