Vëllezërit Durim e Valter Bami dhe Marklen Haka janë liruar mëngjesin e sotëm nga policia. Ata u shoqëruan dje për t’u marrë në pyetje si persona që mund të kishin dijeni për atentatin ndaj Gentian Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino si edhe u plagosën dy fëmijët e mitur të objektovit. Pasi dhanë deklarimet për disa orë me radhë dhe veçmas njëri-tjetrit ata janë lënë të lirë nga Policia e Krujës. Deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes, ata kanë mohuar të kenë dijeni për atentatin, duke përjashtuar mundësinë se…
Author: tirana
Policia e Tiranës ka arrestuar Aldor Ninin, drejtuesin e kompanisë Acromax në Shqipëri. Sipas Policisë së Tiranës, Nini ka dhunuar dhe përndjekur bashkëjetuesen e tij, e cila ka bërë kallëzim. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. N., 40 vjeç, pasi ka përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, si dhe dyshohet se ka publikuar një video të saj, pa pëlqimin e saj”. Gazetarja Anila Basha thotë se “që prej disa ditësh ky njeri, me një sulm të papreçedentë kibernetik më sulmoi personalisht tek biznesi im e më pas me shantazhim, persekutim, përndjekje…
Sali Berisha ka uruar bashkëshorten për 75-vjetorin e lindjes dhe për 52-vjetorin e martesës së tyre. “Mirënjohja e pakufijshme e imja dhe dhe e fëmijëve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë dhe sakrificat e saj ka qenë mbështetje e jashtëzakonshme dhe eleksiri vërtetë i jetës tonë perëndesha jonë në tokë”,-shkruan Berisha. Postimi i plotë Sot super festa e familjes tonë! Ditëlindja e Lilit dhe 52 vjetori i martesës tonë. Miq, 5 korriku është festa e festave tona familjare. Së pari sot kemi ditëlindjen e Lilit, që është ne fakt kryeditëlindja apo ditëlindja për të cilën flitet dhe…
Anil Canka është arrestuar nga Policia e Lushnjes, pasi është kapur në flagrancë duke shpërndare lënë narkotike me doza. Policia thotë se 47-vjeçari është ndaluar në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, ndërkohë që po udhëtonte me automjetin e tij, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në qindra doza, gati për shitje. Po ashtu policia ka kryer kontroll në banesën e 47-vjeçarit, në të cilën iu gjetën edhe qindra doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e lëndës narkotike, një…
Diplomatë perëndimorë vihen serish në lëvizje për ta bindur Prishtinën dhe Beogradin që të ulin tensionet dhe të zbatojnë në praktikë kërkesat e Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Pas vizitës në Beograd dhe Prishtinë të kryeministrave të Holandës dhe Luksemburgut, në Prishtinë shkoi të marten në mbrëmje edhe ndërmjetësi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajҫak. Ndërmjetësi evropian, tha se në Prishtinë “gjeti mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri”, por se “ende duhet të vazhdojnë diskutimet për hapa konkret”. Bashkimi Evropian i ka kërkuar Kosovës pezullimin…
Deputetja britanike, Alicia Kearns thotë se ka armë që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovë përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse, ndaj dhe misioni i KFOR-it ka dalë me një shpjegim. KFOR thotë se “ngjarja e përmendur nga deputetja britanike i referohet vitit 2022 kur Batalioni Mbretëror Fusilier u angazhua në veri të Kosovës në mbështetje të misionit të KFOR-it”. Ata bëjnë me dije se rasti ishte raportuar në Shtab.“Prezenca e supozuar e armëve ilegale është raportuar në Shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për të gjetur konfirmimin e kësaj, nuk ka dalë asnjë provë për…
Përplasjet e Ilir Metës kur ishte president me shumicën socialiste i detyroi ata të artikulonin për herë të parë “disiplinimin” e Metës përmes një ligji organik për institucionin e Presidencës. Ilir Meta ia la vendin Bajram Begajt, i propozuar dhe i zgjedhur nga socialistët. Në të tilla kushte kur Bajram Begaj u zgjodh për të qenë një president normal e ndryshe nga Ilir Meta, nevoja për një ligj të tillë duhet të arkivohej. Por socialistët kanë një qasje tjetër. “Ligji për institucionin e presidentit është një domosdoshmëri. Në shtator duhet t’i rikthehemi. Kompetencat janë në kushtetutë për presidentin e Republikës.…
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 11 persona për vepra të ndryshme penale. Një 47-vjeçar nga Fushë-Kruja është vënë në pranga pasi dyshohet se ka vjedhur çantën e një personi tjetër. Një 18-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj të atit. Një tjetër shtetas 40 vjeç është kapur nga policia pasi ka përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, si dhe dyshohet se ka publikuar një video të saj, pa pëlqimin e saj. Një i ri tjetër 23 vjeç nga Fushë-Arrameras, Krujë është vënë në pranga pasi dyshohet se ka vjedhur paratë e një shtetasi tjetër.…
Carlo Ancelotti do të drejtojë Brazilin duke nisur nga 2024. Lajmi tashmë është zyrtar, i konfirmuar nga presidenti i konfederatës braziliane të futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigues. Trajneri i Real Madridit pas skadimit të kontratës me ‘Los Blancos’ do të drejtojë Seleçao-n në Copa America. Ancelotti aktualisht është trajner i Real Madridit dhe kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2024. Pas kësaj ai do të marrë postin e trajnerit të Brazilit duke synuar trofeun e parë me Copa America, që do të luhet në verën e vitit 2024 në SHBA. Deri atëherë, kombëtarja braziliane do të drejtohet në mënyrë…
Nga “Open Balkan”, sot është i mbyllur. Kryeministri Edi Rama është i bindur se e ardhmja e bashkëpunimit rajonal tanimë duhet të fokusohet tek Procesi i Berlinit, që javën e shkuar deklaroi fundin e Ballkanit të Hapur, do të nisë një tur 2-ditor në 5 kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Rama ka planifikuar që në datën 6 dhe 7 korrik të takohet me 4 homologët e Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Bosnjës e Malit të Zi si dhe Presidentin e Serbisë. Turin do ta nisë nga Shkupi dhe pas takimit me Dimitar Kovaçevskin do të udhëtojë drejt Prishtinës ku do të takohet…
Në Francë, trazirat e fundjavës së kaluar sollën viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale. Një 27-vjeçar u vra dhe një person tjetër u plagos nga një plumb gome të policisë gjatë trazirave. Ngjarjet tragjike nxjerrin në pah tensionet dhe sfidat e thella që vendi po përjeton, pas vdekjes së një adoleshenti 17-vjeçar francez me prejardhje algjeriane, ngjarje kjo që ka shkaktuar protesta të forta. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron po përgatitet të prezantojë një ligj emergjent për të rindërtuar zonat e prekura dhe për të marrë masa të menjëhershme për të përballuar situatën e vështirë. Rasti i vrasjes së 27-vjeçarit…
Maestro kërkon të dijë se çfarë po ndodh mes Kiara Titos dhe Ronaldo Sharkës, pasi mesa duket nuk ia paska idenë se çfarë ka ndodhur këto ditë. Përmes një postimi në “Instastory”, ai kërkon të dijë nga publiku se ç’ka ndodhur. “Ju lutem më ndihmoni të di nga ju çfarë po ndodh mes Kiarës dhe Ronaldos”,-shkruan Armaldo Kllogjeri. Ronaldo tha në episodin te “Kepi i Vipave” se ai do ta prezantonte emisionin më mirë se prezantuesja aktuale, Kiara Tito. Kaq është dashur që Luizi të shpërthejë ndaj Ronaldos. Në një koment në Instagram, Luizi ka mbrojtur nusen e tij, Kiarën,…