Parku Arkeologjik Kombëtar i Apollonisë ka shënuar këtë këtë 6 mujor një rekord historik turistësh vendas dhe të huaj. Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me foto nga Parku i Apollonisë, një ndër destinacionet më të vizituara këtë vit. Rama shprehet se Parku Arkeologjik Kombëtar i Apollonisë ofron magjinë e udhëtimit në kohë të një qytetërimi. Drejtoresha e këtij parku Ornela Durmishaj është shprehur se mbi 35 mijë turistë e kanë vizituar vetëm 5 muajt e parë të vitit Parkun e Apollonisë, 30 % më shumë se viti 2019 vit i cili mbante rekordin për turistë në vend. Parku…
Author: tirana
Mbreti i perandorisë Soros, Alex Soros ka ndarë një foto me ish-presidentin amerikan Bill Clinton. Ai shkruan se është kënaqësi të takosh me heroin amerikan dhe miqtë e shqiptarëve. “Çfarë kënaqësie të jesh me Presidentin Clinton në Shqipëri për 4 korrik. Shqipëria është një nga vendet më pro-amerikane në botë dhe një aleat i fortë, edhe pak falë kryeministrit të saj Edi Rama, i cili rastësisht ka lindur më 4 korrik. Shumë bukur ta kalosh këtë ditë me një hero amerikan dhe një nga miqtë më të mirë të SHBA-së”,-shkruan Alex Soros.
Me kundërshtime nisi dhe ashtu përfundoi. Pas njoftimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për përfundimin e Ballkanit të Hapur, pushteti dhe opozita në Shqipëri, por edhe ish-diplomatë, kanë qëndrime të ndryshme për arritjet dhe për arsyet e mbylljes së nismës rajonale, ku, pos Shqipërisë, bën pjesë edhe Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Për pushtetin, nisma e arriti qëllimin përse u krijua si një shtysë për Procesin e Berlinit, ndërkaq, për opozitën, nuk pati asnjë arritje, por shkaktoi vetëm dëme në marrëdhëniet me Kosovën dhe i shërbeu Serbisë. Nisma, që fillimisht u quajt Mini-Shengen, nisi më 10 tetor 2019, në…
Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njëjtat kushte atmosferike si rezultat i pranisë së masave ajrore të lagështa. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët me shtim vranësirash mesatare deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore në pjesën lindore të territorit. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje lokale të dobëta shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra të izoluara përqendruar më së shumti në pjesën lindore në zonat kodrinore-malore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1–7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina…
Dashi Do të jeni ende të shqetësuar për situatën tuaj ekonomike ose për një çështje të pazgjidhur që mund të ndikojë në të ardhmen tuaj. Ju duhet të sqaroheni, të mbroni veten kundër një akuze që ju është bërë. Pasiguria që thithni në vendin e punës vetëm sa i përkeqëson gjërat. Demi Do të jeni në ankth për diçka. Qofshin paratë, shpenzimet e papritura, polemikat në shtëpi, fakti është se do të luftoni për të mbajtur qetësinë. Sikur të mos mjaftonte kjo, do t’ju duhet të nxirrni kthetrat për të mbyllur një projekt apo marrëveshje dhe për të kapërcyer pengesa…
Në prill të 2013-ës, shqiptari Rubin Talaban u pagua 30 mijë euro, për t’i hedhur acid në fytyrë avokates italian, Lucia Annibali në Itali. Dhe tani Rubin Talaban, 41 vjeç, siç zbulohet nga Il Messaggero, është sërish i lirë dhe jeton në Shqipëri pasi ka vuajtur 9 vjet nga 12 vitet e dënimit, në fakt një dënim i formës së prerë. Ai u lirua në prill pas pak më shumë se 9 vitesh burg. Akti i tmerrshëm ishte porositur nga Luca Varani, gjithashtu avokat, i cili më 16 prill 2013 i kishte kërkuar Rubin Talabanit dhe një shqiptari tjetër, Altistin…
Greqia është gati të nisë bisedimet me Turqinë për të zgjidhur një mosmarrëveshje të gjatë mbi kufijtë detarë që i ka sjellë në mënyrë të përsëritur dy fqinjët në prag të konfliktit të armatosur, tha të martën ministri i Jashtëm i sapoemëruar i Greqisë. Giorgos Gerapetritis tha se qeveria greke dëshiron të “përfitojë nga klima e vazhdueshme pozitive” në mënyrë që të arrijë një marrëveshje për përcaktimin e zonave në të cilat secili vend ka të drejta ekskluzive ekonomike, duke përfshirë të drejtën për të kërkuar naftë dhe gaz në det të hapur. Turqia kundërshton zonat për të cilat Greqia…
U luajt prej orës 20:00 në stadiumin “Kukës Arena”, miqësorja mes Partizanit dhe Ballkanit. Dy skuadrat kampione të ligave respektive, matën forcat, në prag të dueleve të fazës së parë të Champions-it, teksa ishte skuadra e Ilir Dajës, ajo që triumfoi me rezultatin 1-2. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të kampionëve të Kosovës, falë golave të Rrahmanit dhe Korenicës, ndërkohë që në pjesën e dytë, Partizani arriti të shënonte me anë të brazilianit Da Silva, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60-të. Vlen të theksohet fakti se ky duel miqësor,…
Një 71-vjeçar britanik, i dënuar në Shqipëri për përdhunimin e një fëmije jetim, është dënuar po ashtu me burg në vendin e tij të lindjes. Shkak u bë fakti se kishte krijuar miqësi me familje dhe fëmijë pa u thënë më parë për të shkuarën e tij. Sipas asaj që raporton The Guardian, Robin Arnold u çonte fëmijëve, të gjithë emigrantë nga komuniteti afrikan të vendosur në Carlisle, Cumbria, dhurata dhe ata e thërrisnin “Xhaxhi Rob”. Ai u dënua me burg në 2010-n nga një gjykatë në Shqipëri për përdhunimin e një 13-vjeçari. Më herët kishte qenë subjekt i një…
“Fiks Fare” denoncoi një skandal në Morgun e Tiranës, ku trupa të pajetë ndodhen në atë institucion prej tri vitesh. Nëpërmjet pamjeve, Fiksi solli gjendjen e brendshme të Morgut, atje ku mbahen kufomat. Por, më skandalozja ishte se dy nga tri frigoriferët ku mbaheshin trupat nuk funksiononin, duke sjellë dekompozimin. Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” mbërritën informacione se gjendja është tejet e vështirë. Vonesat në procedurat e hetimeve dhe identifikimeve kanë sjellë që ato trupa të dekompozohen. Pamjet janë me të vërtetë horror. Mësohet se në Morg janë 3 frigoriferë me një kapacitet prej 24 kufomash. Por, në…
Kamarieri nga Peja që punon në New York, Arben Hysenaj, ka takuar ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton dy herë, një herë në vitin 2017 dhe herën e dytë sot. Herën e parë, Hysenaj e kishte falënderuar në gjunjë ish presidentin Clinton për kontributin e tij për Kosovën. Ndërsa dje Clinton gjatë fjalimit të tij e përmendi Arbenin. Ai në Frontal të T7 tha se kur e ka dëgjuar atë, i është kthyer emocioni i vitit 2017, kur e ka takuar për herë të parë Clintonin. “Kur e dëgjova dje ma ktheu emocionin e vitit 2017 kur e kam taku për…
Një nxënëse shqiptare ka shkëlqyer në kampionatin europian për të rinj U15. Enkileda Carja nga Elbasani është shpallur kampione me 3 medalje ari. Është ministrja Kushi ajo që ka shpërndarë lajmin në rrjetet sociale. “Enkileda Carja, nxënësja e shkëlqyer nga Elbasani, shpallet kampione me 3 medalje ari në Kampionatin Evropian për të rinj U15”, njoftoi Kushi. Ministrja ka shpërndarë edhe një video nga momenti i himnit kombëtar shqiptar në Arenën Kishinau, aty ku po zhvillohet kampionati i të rinjve./