Author: tirana

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot takime me demokratët në Kavajë. Ai u shpreh se PD po riorganizohet dhe po modernizohet për të qenë në shërbim të shumicës së heshtur të shqiptarëve. Deklarata e plotë e Lulzim Bashës Partia Demokratike po rioganizohet për të qenë në shërbim të shumicës së heshtur të shqiptarëve dhe instrumenti i tyre për ta ndryshuar këtë sistem politik që nuk i përfaqëson më. Partia Demokratike do modernizohet, do ripërtërijë radhët e saj e do hapet ndaj të gjithë atyre që kanë te njëjtat vlera me ne: Për aleancën tonë me partnerët strategjikë; Për luftën pakompromis ndaj…

Read More

Një zyrtar iranian ka zbuluar se disa pajisje elektronike dhe magazinimi, të sekuestruara gjatë operacionit të fundit të policisë shqiptare në kampin që i përket organizatës Mujahedin-e-Khalq (MEK), i janë dorëzuar Iranit. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, Sepehr Khalaji, kreu i këshillit të informacionit të qeverisë iraniane, tha në një postim në Twitter të hënën se “një pjesë e disqeve dhe rasteve” kishin mbërritur në Iran. Ai shtoi se ekspertët iranianë ishin të angazhuar në rikuperimin e të dhënave dhe identifikimin e agjentëve dhe qelizave sabotuese të grupit terrorist. “Rezultatet e deritanishme janë premtuese,” shtoi ai. Më 20 qershor,…

Read More

Në 23 korrik do të përsëriten zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë. Kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla do të përballet me atë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha. Ky vendim u mor pasi Kolegji Zgjedhor shpalli të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit në këtë bashki, duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve lokale. Rendi i ditës në mbledhjen e sotme të KQZ: 1. Projektvendim “Për caktimin e datës për përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë”. 2.Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Qarku Berat z. Kreshnik Riza Hajdari, të propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e…

Read More

Një video e propozimit në mbrëmjen e maturës është shpërndarë kudo në rrjet. Nauni 25 vjeç vendosi t’i bëjë të dashurës së tij Etjonës 19 vjeç një propozim për martesë. Gjatë festës së maturës, atë e marrin disa truproja që e nxjerrin me dhunë jashtë duke panikosur Etjonën, e cila i pyeste se çfarë ka bërë. Në një moment Nauni ulet në gjunjë, kthehet nga e dashura e tij dhe i zgjat unazës. Vajza emocionohet dhe i drejton dorën për t’i vendosur unazën, ndërkohë që të gjithë maturantët filluan të duartrokisnin. Çifti ka treguar në “Shqipëria Live” emocionet e tyre.…

Read More

Duke komentuar vizitën e ish-presidentit të SHBA, Bill Clinton, në Tiranë, analisti Fatos Lubonja u shpreh se ndjeu keqardhje kur shikoi popullin teksa e priste sikur “Zoti të kishte shkelur mbi tokë”. “U ndjeva keq për popullin shqiptar, sepse mu kujtua ajo koha kur vinte Hrushçov… kur mblidhej gjithë populli dhe priteshin sikur kishte ardhur Zoti mbi tokë. Kjo ishte fryma, një popull që i shpëlahen trutë, një provincë e mjerë që nuk ka zhvilluar dot një mendim kritik. Mban një fjalim të turpshëm për mendimin tim për shkak të përmbajtjes, por më turp më erdhi kur rreshtuan ata fëmijët…

Read More

Temperaturat pritet të rriten më tej në pjesë të mëdha të botës pasi fenomeni El Nino u shfaq në pjesët tropikale të Paqësorit për herë të parë në shtatë vjet, tha sot Organizata Botërore Meteorologjike. Një valë e madhe të nxehti ka përfshirë edhe pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara. El Nino, një fenomen i ngrohjes së temperaturave të sipërfaqes së ujit në Oqeanin Paqësor lindor dhe qendror, është i lidhur me kushtet ekstreme të motit nga ciklonet tropikale, reshjet e dendura deri tek thatësirat ekstreme. “Bazuar në modelet tona të parashikimit të motit, mes viteve 2023 dhe 2027 do…

Read More

Merr fund saga e rrëmbimit të Selime Hasës, 37-vjeçares nga Fieri, ku pas denoncimit të prindërve një ditë më parë në emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv autori e lë të lirë. Selime Hasa e shoqëruar me prindërit e saj mbërriti mesditën e kësaj të marte në studio duke zbuluar emrin e autorit dhe vendin ku u mbajt peng për një javë. Në një intervistë me gazetaren Odeta Dume, ajo tregoi se ishte abuzuar seksualisht nga një person i panjohur, dhe po ky i fundit e kishte lënë të lire më pas. Isha e mërzitur atë ditë dhe kisha dalë…

Read More

Një përgjues ushtarak rus, MIG-31 u rrëzua gjatë fluturimit stërvitor mbi gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë. Kështu ka njoftuar marina ruse e Paqësorit, e cila nuk ka dhënë shumë detaje rreth ngjarjes. Aktualisht ekipet e shpëtimit janë në kërkim të ekuipazhit. Aeroplani nuk bartte municion, njoftoi agjencia ruse e lajmeve. Theksojmë se rusët kanë një ndër flotat ajrore më të vjetra dhe shpeshherë janë cak i aksidenteve. Ndryshe, Rusia tashmë ka humbur një numër të madh të aeroplanëve gjatë pushtimit të shtetit ukrainas.

Read More

Historiani dhe arkeologu i mirënjohur francez, Pierre Cabanes, figurë absolute e shkencës së Albanologjisë, bibliotekën e tij të pasur me kryetituj shkencor, ia dhuron Shqipërisë. Puna për sjelljen e saj nga Franca në vendin tonë, ka nisur mes dy ambasadave reciproke. Kontributi i Cabanes në hulumtimin e historisë së Shqipërisë, është i pashoq. Kështu e quajnë kolegët e tij, madje edhe të guximshëm, pasi puna e tij hulumtuse, për Ilirinë e Jugut dhe Epirin nuk është e lehtë. Pierre Cabanes, ishte drejtuesi i parë i misionit kërkues franko-shqiptar në Apoloni dhe u nda nga jeta me 13 Qeshor të këtij…

Read More

Kokainë duket se është gjetur në Shtëpinë e Bardhë, duke shkaktuar alarm në mesin e agjencive të inteligjencës amerikane. Siç raporton Washington Post, Shërbimi Sekret po heton një substancë të dyshimtë që çoi në një evakuim të shkurtër kur u pa brenda Shtëpisë së Bardhë të dielën mbrëma. Substanca, e cila ishte një pluhur i bardhë, rezultoi pozitive për kokainë, sipas një rezultati paraprak të testit, sipas një oficeri të njohur me hetimin dhe regjistrimin e dërgimit nga një ekip zjarrfikës në Uashington që iu përgjigj incidentit. Zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi tha se substanca po i nënshtrohet testeve…

Read More

Një 33-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosje të rëndë është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për Fatbardh Dodën (Dervishi), i cili akuzohet se në vitin 2022, në ambientet e një hoteli në Durrës, ka plagosur rëndë me armë zjarri të dashurën e tij.     Për Dodën, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë në kushtet e tronditjes së fortë psikike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Read More

Gjykata ka shpallur të pafajshëm ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kaprin. Ai u akuzua për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Kapri dhe 5 ish-zyrtarë të kësaj Bashkie u akuzuan së pari për shkelje në tenderin e blerjes së druve të zjarrit me 9.2 milionë Lekë të reja të zhvilluar në tetor të 2017-s. Një tjetër akuzë që rëndoi ndaj ish-kryebashkiakut ishte ajo e pengimit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit të 2019-s duke mbyllur me çelës në rrethin e jashtëm 3 shkolla dhe 1 kopsht ne lagjet 2 dhe 5 të qytetit të përcaktuara nga KQZ…

Read More