Ronaldo Sharka i është përgjigjur përmes një videoje Luizit dhe Kiarës pas sherrit me ta. Ronaldo tha në episodin e parë te “Kepi i Vipave” se ai do ta prezantonte emisionin më mirë se prezantuesja aktuale, Kiara Tito dhe se sipas tij ajo e ka marrë vendin prej Luizit. Kaq është dashur që Luizi të shpërthejë ndaj Ronaldos. Ronaldo zgjodhi të reagojë me një video të cilën e publikoi në Instagram. Mes të tjerash ai e cilëson Luizin mosmirënjohës. Në krah i ka dalë edhe Zhaklin Lekatari, e cila komenton: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”.
Author: tirana
Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel, ka zbuluar përmes disa postimeve në Instastory se dikush ka blerë 10 mijë dollarë views për profilin e saj të TikTok. Dea i bën thirrje personit në fjalë që të mos e bëjë më një gjë të tillë pasi nuk ka nevojë. Madje ajo i tha se nëse dëshiron të shpenzojë para, t’i dërgojë në shoqata bamirësie. “Dikush po blen viwes në TikTok për mua. Unë nuk e dija se kjo gjëja bëhet, por bëhet. Shumë faleminderit për këtë personin por nuk kam nevojë për views në TikTok. Në qoftë se ke…
Plot 30 gëzhoja janë gjetur nga grupi hetimor pranë shtëpisë së Gentian Bejtjas që u sulmua me breshër kallashnikovi në Larush të Fushë-Krujës. Gazetari i Klan News Besar Bajraktari raporton se atentatorët kanë qëlluar 30 herë. Nga të shtënat me kallashnikov mbeti i vrarë Ramazan Sino 29 vjeç, kunati i Gentian Bejtjas, si dhe u plagosën 2 fëmijët e mitur të Gentianit, 13 dhe 10 vjeç. Grupi hetimor nuk ka mundur ende të marrë në pyetje Gentian Bejtjan dhe familjarët për shkak se kujdesen ndaj dy fëmijëve të mitur që mbetën të plagosur. Shenjëstër e vrasjes dyshohet se ka qenë…
Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj feston sot ditëlindjen dhe mbush 36 vjeç. Rudina ka marrë urime të shumta dhe ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram fotografi ku shfaqet së bashku me të bijën. Vëmendjen e mori torta e veçantë që aktorja mbante në dorë, djathë i njomë. “Malsoret festojnë me djathë t’njom. Sepse kështu më pëlqen t’i festoj ditëlindjet, ne mal. Gëzuar ditëlindjen vetja ime! Je gocë me fat”, shkruan Rudina.
Pas shtatë vjetësh, klima e botës kërcënohet sërish nga El Nino. Fenomeni atmosferik i ngrohjes së Paqësorit tropikal qendror dhe lindor ka të ngjarë të sjellë nxehtësi rekord në pjesë të ndryshme të globit. Kjo është bërë e ditur nga Organizata Ndërkombëtare Meteorologjike WMO. “Ardhja e El Ninos do të rrisë shumë gjasat e thyerjes së rekordeve të temperaturës dhe do të shkaktojë më shumë nxehtësi ekstreme në shumë pjesë të botës dhe oqeane”, tha Sekretari i Përgjithshëm i WMO, Petteri Taalas. Deklarata e Organizatës Meteorologjike, shpjegon Taalas, “është sinjali i dërguar qeverive të botës për t’u përgatitur për të…
Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të gjendjes së saj jo të mirë. Ka qenë e ëma e saj që e ka bërë të ditur lajmin duke shprehur shqetësimin për të bijën. Gjendja e Fjolla Morinës është bërë e ditur edhe nga ish-partneri i saj, Fisnik Syla, i cili pas disa deklaratave të çuditshme të këngëtares, ka thënë se ajo ka probleme të shëndetit mendor. Kujtojmë se Fjolla Morina ka bërë një deklaratë të çuditshme në rrjete sociale, ku tregonte për gjurmët e fundit të të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj. “Të nderuar, po e…
Euro ka thelluar rënien në këtë javë të parë të Korrikut, duke prekur tanimë një minimum të ri historik kundrejt lekut. Flukset e turizmit e kanë zhvlerësuar vazhdimisht gjatë kësaj jave valutën europiane, që brenda një dite është zhvlerësuar me plot 86 pikë kundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet për 104.85 lekë, duke thyer edhe rekordin e vendosur më 9 qershor prej 105.6 lekësh. Data 6 korrik do të shihet si vendimtare për të përcaktuar se sa poshtë do të zbresë kjo monedhë, teksa Banka qendrore planifikon një operacion ditën e enjte për të blerë…
Vittorio Sgarbi, ministri i Kulturës në qeverinë e re italiane të kryeministres Giorgia Meloni, ka shtangur të pranishmit në një konferencë në Romë, teksa nisi t’u referohej femrave me terma nënçmues dhe lavdëroi organin e tij gjenital. 71-vjeçari është thirrur të japë dorëheqjen pasi në videon e bërë virale deklaron se ka fjetur me 1500 gra. “Unë nuk kam një kalkulator për penisin, kështu që nuk e di. Mund të vlerësoj mesatarisht tre në muaj dhe kur kam qenë aktiv ishte edhe nëntë ose dymbëdhjetë në muaj. Kështu që 1500, minimumi“, pohoi ai. Sgarbi po ashtu ka shkaktuar zemërim pasi…
Prindërit apo kujdestarët që nxjerrin fëmijë të mitur për të kërkuar lëmoshë në rrugë apo për forma të tjera shfrytëzimi do të raportohen te organet përkatëse. Policia Tiranë dhe Bashkia e kryeqytetit kanë ngritur disa grupe pune të cilët do të monitorojnë terrenin me qëllim identifikimin, vlerësimin e nevojave, dhënien e ndihmës apo referimin e rasteve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës. Kontrollet do të vijojnë gjatë verës. Plani i masave, siç njoftohet, ka si qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e keqtrajtimit dhe shfrytëzimit në situatë rruge si dhe dhënien e ndihmës apo referimin e…
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë për në Rinas ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton. Po ashtu Rama ndan edhe frazën e bukur të Clintonit dje, teksa e shoqëron me një foto duke u përqafuar miqësisht. “Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania”,-shkruan Rama përbri fotos.
Ambasadorët e 31 shteteve anëtare të NATO-s kanë vendosur që t’i vazhdojnë edhe për një vit mandatin sekretarit të përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg. Sipas këtij vendimi, që u mor në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut të mbajtur në Bruksel më 4 korrik, Stoltenberg do të mbetet në krye të aleancës deri më 1 tetor 2024. Me këtë vendim iu dha fund spekulimeve lidhur me zgjedhjen e mundshme të pasardhësit të Stoltenbergut në krye të NATO-s. Stoltenberg ka falënderuar shtetet anëtare për besimin e dhënë. “Jam i nderuar nga vendimi i aleatëve në NATO për të vazhduar mandatin…
Komisioni për Çështjet Ligjore miratoi sot me dakortësi të plotë mes mazhorancës dhe opozitës dy marrëveshje ndërkombëtare në fushën e sigurisë. Konkretisht u miratua marrëveshja për ratifikimin e konventës ndërkombëtare për shtypjen e akteve të terrorizmit bërthamor dhe Ratifikimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në luftën kundër krimit me qeverinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Marrëveshjet u prezantuan në Komisionin e Ligjeve nga Zëvendës-ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Lidhur me ratifikimin e konventës ndërkombëtare për shtypjen e akteve të terrorizmit bërthamor, Lamallari bëri me dije se “kjo konventë është nënshkruar nga Shqipëria në 23 nëntor 2005”. “Të gjitha aktet që parashikohen…