Author: tirana

Kosovën këtë të martë e viziton edhe i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili më pas do të qëndrojë edhe në Serbi. Zyrtari i BE-së do të përpiqet të nxisë zbutjen e tensioneve në veriun e Kosovës dhe të bindë palët të rikthehen në tryezën e dialogut. Në Prishtinë është konfirmuar se Lajçak do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, por ende nuk ka një konfirmim për takimin e mundshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Është pjesë përbërëse e punës së të dërguarit të posaçëm që të udhëtojë për t’u takuar me…

Read More

Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut, po zhvillojnë një konferencë me homologun e tyre në Kosovë, Albin Kurtin. Ata bëjnë thirrje për deskalim të situatës dhe përmbajtjes së marrëveshjes bazë dhe dialogut. “Kemi pasur bisedime të gjata në Beograd dhe Prishtinë dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë nëse mundemi në të ardhmen e afërt dhe në aspektin kryesor do të udhëhiqet nga BE. Isha i lumtur në shkurt kur me pjesëmarrjen e Gjermanisë dhe Francës arritëm një marrëveshje bazë. Që prej atëherë tensionet janë ngritur sërish dhe tani duhet të fokusohemi në deskalim. Pra duhet të kthehemi në proces, hap pas…

Read More

“Ndryshe” është kënga më e re që ka rikthyer pas 10 vitesh në muzikë Malda Susurin. Në një intervistë për “Rudina” ajo foli për konceptin pas këtij projekti, për muzikën dhe për profesionin e saj si graphic designer. Në këtë të fundit, simboli që e shoqëron gjithmonë është molla dhe Malda shpjegon se nuk është aspak rastësi, por një metaforë me një histori të çuditshme pas. Malda Susuri: Molla do të jetë simbol i punëve të mia sepse unë punoja në televizion dhe më ka larguar drejtoresha nga puna sepse po haja mollë. Rudina Magjistari: Si, si, si ishte kjo…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të nisë një tur dy ditor ballkanik. Kreu i qeverisë do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse në kuadër të Proçesit të Berlinit dhe për të ardhmen e nismës “Open Balkan”. Së bashku me një pjesë të kabinetit të tij qeveritar, brenda 24 orëve, Rama do të ndalojë në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë.

Read More

Ndërprerja e fluturimeve në hyrje dhe dalje të aeroportit Vnukovo të Moskës lidhet sipas Kremlinit me një sulm me dron nga ana e Ukrainës mbi Moskë. Rusia pretendon se ka rrëzuar dhe kapur disa dronë ukrainas mbi Moskë në atë që e përshkroi si një “sulm terrorist”. Ministria e Mbrojtjes thotë se katër nga pesë dronët “që po shkonin për në Moskë” u rrëzuan, ndërsa një tjetër u bllokua, duke shkaktuar ndërprerje në aeroportet kryesore të kryeqytetit. Prej këtij incidenti fluturimet nga Rusia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti u devijuan në aeroporte të tjera të Moskës. “Nuk ka…

Read More

Tre persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit në lidhje me atentatin mafioz në Larushk të Fushë-Krujës, ku u vra 1 person dhe u plagosën dy fëmijë. Sipas policisë, janë kontrolluar tre banesa dhe janë shoqëruar 3 persona të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen. Nga breshëria e armëve në drejtim të banesës së Gentiann Bejtjas u vra kunati i tij Ramazan Sino 29 vjeç si dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të Gentianit, 13 dhe 10 vjeç. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë pikërisht Gentian Bejtja, i cili u ka shpëtuar 3 atentateve të…

Read More

Daniel Godelli, peshëngritësi shqiptar doli pozitiv në testet antidoping të bëra pas Europianit 2023, në të cilin ai mori pjesë disa muaj më parë nën flamurin kuqezi. Ai rezultoi me substancën e ndaluar SARM, teksa në një reagim në rrjetet sociale tregon se ka kërkuar testin B, pasi substanca nuk ka lidhje me sportin që ai ushtron. “Për t’i paraprirë portaleve dhe televizoneve dhe për të qenë transparent dhe i sinqertë me ju, deklaroj që jam testuar pozitiv në përdorimin e një substance të ndaluar. Substancë e cila nuk ka lidhje me sportin të cilin unë ushtroj dhe për këtë…

Read More

Fëmijë të moshave të ndryshme i janë bashkuar aktiviteteve në kampin Veror që po zhvillohet në parkun e madh të Liqenit Artificial në Tiranë. Kampi i cili organizohet nga Bashkia e Tiranës, përfshin një sërë aktivitetesh dhe lojërash të ndryshme për argëtimin e fëmijëve përgjatë verës. Ai ka nisur të zhvillohet nga data 26 qershor dhe do të vijojë deri në datën 21 korrik. Çdo ditë fëmijët zhvillojnë aktivitete të ndryshme bashkë me profesionistë të fushave të ndryshme të cilët ndajnë përvojën e tyre me fëmijët.

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një deklaratë për mediat bëri me dije se për tre mujorin e parë ekonomia në vend është rritur me 2.72%. Rritja u nxit kryesisht nga aktivitetet e pasurisë së paluajtshme dhe ndërtimi, ndjekur nga sektori i tregtisë dhe shërbimeve. “Për tre mujorin e parë, 2.72% rritje ekonomike në vend. Ishte një rritje mesatare. Rezultoi me një rritje 2.7% ishte me e lartë se Maqedonia e Veriut e se Serbia. Mesatarja e rritjes së vendeve të BE-së ishte 1%. Për dymujorin prill maj eksportet janë rritur në vëllim me 2% dhe në vlerë…

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka uroi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e festës së 4 korrikut. Xhaçka shprehet se ishte nder i madh që Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton vizitoi Shqipërinë për herë të parë. “GËZUAR 4 KORRIKUN AMERIKË. Nder i madh të kishim mes nesh Presidentin Bill Clinton! Një mik i vërtetë, të cilit shqiptarët 🇦🇱 i detyrohen mirënjohje historike për udhëheqjen e tij në fundin e luftës së tmerrshme e kriminale të Millosheviçit”,-shkruan Xhaçka.

Read More

Ish-presidenti i 42-tër amerikan, Bill Clinton po zhvillon për herë të parë një vizitë në Shqipëri. Një ceremoni u zhvillua dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku ishin të pranishëm edhe qytetarë të shumtë. Kjo vizitë ka tërhequr gjithashtu edhe vëmendjen e medias ndërkombëtare: RADIO EVROPA E LIRË Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, kërkoi që t’i jepet zgjidhje situatës në veri të Kosovës, të cilën e cilësoi si ”marrëzi”. Në fjalimin e tij para zyrtarëve të lartë të Shqipërisë dhe qytetarëve të mbledhur në nder të tij në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ai theksoi se duhen mbajtur sa…

Read More

Në atentatin mafioz ndaj Gentian Bejtjas në mesnatë në fshatin Larushk në Krujë, përveç Alvi Bejtjas, ka mbetur i plagosur edhe djali tjetër i 42-vjeçarit. Në urgjencë kanë mbërritur të plagosur dy fëmijë, njëri prej tyre 13-vjeçari Alvi Bejtja i cili është në gjendje të rëndë për jetën dhe është i intubuar. Ndërsa fëmija tjetër, 8 vjeç është në gjendje më të mirë shëndetësore. “Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen”, lexohet në njoftimin e…

Read More