Edhe pse për shumëkënd stina e verës është kohë për pushime, Bashkia e Tiranës do të jetë në punë, për të përmirësuar infrastrukturën në kryeqytet. Në një intervistë në Top News, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se gjatë muajve të verës Tirana do të jetë një kantier ndërtimi. “Në këtë mandat, fokusi më i madh do të jetë në Bulevardin e Ri. Nëse Sheshi apo Liqeni plotëson nevojat për festivale të hapura, na duhet një hapësirë edhe më e madhe se Pallati i Kongreseve për kongrese dhe seminare. Sigurisht, duke e ruajtur Pallatin e Kongreseve në Bulevardin e vjeter, por duke…
Author: tirana
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes autorët kanë qëlluar dy herë. Njëherë tek banesa dhe 4 herë të tjera në rrugën kryesore aty ku u gjetën dhe 4 gëzhoja. Në total janë sekuestruar 28 gëzhoja. Jo zyrtarisht 29-vjeçari ka punuar si shofer në prokurorinë e Apelit, por nuk specifikohet se me cilin prokuror është. Gentjan Bejtja dyshohet se dy ditë më parë ka qenë në shtëpi dhe se mund të ketë qenë në automjet me viktimën mbrëmjen e djeshme, por ka zbritur më parë. Autorët kanë…
Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut kërkuan që Kosova t’i përmbahet planit të Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Kryeministri holandez, Mark Rutte, dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, u takuan të martën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti. Gjatë një konference për shtyp, Rutte tha se mënyra më e mirë për të shtensionuar situatën është që palët të përmbushin kërkesat e paraqitura nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se stabiliteti rajonal është çështje shumë e rëndësishme. Bettel po ashtu bëri thirrje për uljen e tensioneve, duke theksuar se…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha sot në një intervistë për “Top News”, se Tirana është kthyer në një epiqendër politike e rajonit të Ballkanit. Teksa komentoi vizitën e ish-Presidentit të SHBA, Bill Klinton në Shqipëri, ai shtoi se mikpritja ndaj figurës së tij ishte një mirënjohje nga zemra e të gjithë qytetarëve të Tiranës. “Ka qenë një aftësi e jashtëzakonshme e kryeministrit Edi Rama për ta kthyer Tiranën në një qendër të shumë aktiviteteve politike. Ne të qytetit bëjmë më shumë pjesën kulturore, sportive, të koncerteve, eventeve, kurse Kryeministri, duke filluar nga Samiti i Procesit të Berlinit,…
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me kontrollet në tre banesa që ka ushtruar sot policia, pas sulmit në Larushkë të Krujës, ku një i riu u vra dhe u plagosën dy nipërit e tij. Ngjarja ndodhi mbrëmë në banesën e Gentjan Bejtjas, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino. Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e Durim Bamit, Valet Bamit dhe Marklen Hakes.
Janë orë të nxehta për një lamtumirë të mundshme të Andre Onanës nga Interi. Siç raporton La Gazzetta dello Sport, oferta e parë zyrtare nga Manchester United pritet në orët në vijim për portierin kamerunas, i cili është kthyer në prioritetin e merkatos së Djajve të Kuq. David De Gea nuk është më zgjedhja e parë për trajnerin ten Hag. Klubi anglez do të hedhë në pjatë një ofertë prej rreth 40-45 milionë euro, shumë që me siguri do të refuzohet nga Interi, duke qenë se kërkesa nga klubi nënkampion i Europës është 60 milionë euro. Distanca ekziston, por është…
Një studim i ri australian e lidh vitaminën D me shëndetin kardiovaskular. Prova përfshinte 21,315 pjesëmarrës të moshës 60-84 vjeç. Nga këta, 10,662 njerëz morën një kapsulë 60,000 IU vitaminë D dhe 10,653 njerëz morën një placebo në fillim të çdo muaji deri në pesë vjet gjatë periudhës së studimit, e cila zgjati nga 2014 deri në 2020. Ekipi i studimit mblodhi gjithashtu të dhëna për shtrimet në spital dhe vdekjet , me qëllim identifikimin e ngjarjeve kryesore kardiovaskulare si sulmet në zemër dhe goditjet në tru dhe rivaskularizimi koronar, një trajtim për të rivendosur rrjedhjen normale të gjakut në…
Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ndodhet në Shqipëri në një vizitë zyrtare të nisur pasditen e djeshme me një pritje solemne prej aeroportit “Nënë Tereza” dhe më pas në një ceremoni në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku ishin të pranishëm edhe qytetarë të shumtë. Teksa sot, Clinton po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi po zhvillohet në vilën 30, rezidencën qeveritare pranë Kuvendit. Ai po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama në ditën e dytë të vizitës në Tiranë. Presidenti i 42-të i SHBA-ve u vlerësua dje me “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”.
Në mesnatë, Fushë-Kruja është tronditur nga breshëritë e armëve. Vrasësit me pagesë donin kokën e Gentian Bejtjës, një person i njohur nga policia për të kaluarën e tij. Por plumbat i morën jetën kunatit të tij, Ramazan Sino, 29 vjeç, si dhe u plagosën dy fëmijët e Gentjan Bejtjes, përkatësisht 13 dhe 8 vjeç. Njëri prej tyre, 13-vjeçari ka marrë plagë më serioze dhe po mbahet nën kontrollin intensiv të mjekëve në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Policia ka gjetur të djegur automjetin me të cilin kanë lëvizur atentatorët, ku brenda të cilit kanë gjetur edhe armë automatike. E kaluara…
Një 62-vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në lagjen “28 Nëntori” të Vlorës. Policia njofton se 47-vjeçari me inciale R.G., duke drejtuar makinën tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin 62-vjeçar me inciale V.C., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 4 Korrikun. Në urimin e tij, Kurti thekson se themeli i aleancës mes dy vendeve është vizioni për lirinë dhe barazinë. Dhe, siç shprehet kreu i qeverisë, ashtu siç ky vizion që e përmban deklarata e Pavarësisë së SHBA-ve është i përjetshëm, ashtu është edhe aleanca mes dy vendeve. “Deklarata e Pavarësisë së SHBA-së përmban një nga vizionet më të fuqishme të lirisë dhe barazisë të njohura në botë. Ai vizion, dhe vlerat e përbashkëta që ai shpreh, përbëjnë themelin e aleancës së kombeve tona. Ashtu si…
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë, 4 korrikut. Bardhi ka ndarë një foto gjatë një takimi me ish0ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, teksa është shprehur se kjo është dita më e mirë për të falënderuar SHBA që na ka qendruar në krah në kohërat më të vështira të kombit shqiptar. “Dita më e mirë për të falenderuar SHBA që na ka qendruar në krah në kohërat më të vështira të kombit shqiptar. Siç thonë njerëzit e mençur, ka të paktën një gjë që është…