Author: tirana

Këngëtarja Silva Gunbardhi, teksa ishte e ftuar ditën e sotme në një intervistë në emisionin “Rudina”, rrëfeu përjetimin e saj si nëna e Dalvit, i cili tashmë është 8 vjeç, i rritur sa të kuptojë emocionet e nënës së tij dhe t’i falë asaj mbështetjen që i nevojitet. Biseda në studio: Silva Gunbardhi: Ashtu siç e kuptoj unë Dalvin, më kupton edhe ai mua. Unë dua që jo vetëm të rritet i lumtur, por edhe të bëhet një njeri i mirë. E vlerësoj shumë njeriun. Do e kisha që ai gjithmonë të ndalte dhe të më dëgjonte, ta ndiente dhe ai…

Read More

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar këtë mbrëmje në Frontline me Marsela Karapançon, tregoi arsyen se përse nuk mori pjesë në ceremoninë e mikpritjes së ish-presidentit të 42 të SHBA-ve, Bill Clinton. Ai tha se e mori ftesën, por kur pa se nuk i kishin caktuar vend, anuloi pjesëmarrjen e tij. “Më ftuan po nuk shkova. Pashë që ftesa ime s’kishte numër vendi, dhe thash këta më kanë lënë në këmbë, dhe s’vajta se do thonin mediat ja e lanë në këmbë, shiko si është katandisur, e thënë me humor. Sot më thanë e kishe gabim sepse vendin do ta jepnin…

Read More

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, e akuzuar për korrupsion, është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 2 vite shërbim prove. Trupi gjykues vendosi për të edhe “heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike” për një periudhë 3-vjeçare. Për avokatin Ilir Pashaj që dyshohet se do t’i jepte një shumë prej 400 mijë lekësh gjyqtares, GJKKO dha 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj. Vyshka u arrestua korrikun e kaluar, me dyshimin se kishte marrë 4 milionë lekë për përfituar ulje dënimi shtetasi Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

Read More

Të martën, krerët e institucioneve evropiane kanë ripërsëritur domosdoshmërinë për qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, pas takimit me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç. Bërnabiç vizitoi Brukselin, ku u takua me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Michel, përmes një postimi në Twitter ka theksuar se i ka përcjellë kryeministres serbe mesazhin nga samiti i javës së kaluar për domosdoshmërinë e shtensionimit urgjent të situatës në veri të Kosovës dhe vazhdimin e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së. Edhe presidentja e…

Read More

Policia italiane ka arrestuar dy persona, një 56-vjeçar italian dhe një 20-vjeçar shqiptar, me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Agjentët përgjuan italianin pas raportimeve të banorëve të zonës, të cilët kishin treguar se kishin vënë re lëvizje të dyshimta brenda një apartamenti. Kur italiani mbërriti në Guelfa takoi 20-vjeçarin në një parking. Ky i fundit u fut në makinë dhe u largua së bashku me italianin. Por pak minuta më vonë, në Via Galliera, patrullat ndaluan makinën për kontroll, duke gjetur rreth 58 kg hashash. Kontrolli i mëpasshëm i banesës së 56-vjeçarit çoi në zbulimin e 3.5 kg marijuanë dhe…

Read More

Pas caktimit të datës 23 korrik për përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Demokratike në këtë bashki, të cilëve iu ka kërkuar të punojnë fort gjatë këtyre 3 javëve për të mbrojtur fitoren. Ish-kryeministri përsëriti qëndrimin se përballë opozitës është makineria shtetërore që tjetërson vullnetin e qytetarëve, teksa në krahun e tij ishte ulur dhe deputeti Ervin Salianji. “Në Bashkinë e Rrogozhinës zgjedhjet do të përsëriten pas manipulimit që regjimi bëri me kutinë e votave në burgun e Rrogozhinës. Institucionet e administrimit të votave pasi konstatuan parregullsinë e kësaj kutie nuk…

Read More

Moderatorja Kiara Tito është shfaqur në kopertinën e revistës “Global Woman”, ku ka folur për jetën pas Big Brother-it, romancën me Luiz Ejllin si dhe për karrierën profesionale. E sigurisht edhe komentet ishin të shumta. Një prej tyre iu drejtua me etiketimin “kamarierja e Lushnjes”. “O Zot kamerierja e Lushnjës në cover”, shkruan ndjekësja. “Edhe po të isha kameriere ç’të keqe ka? Nuk është turp sot të punosh! Turp është të rrish kot, e të ofendosh 24 orë nëpërmjet një telefoni”, iu përgjigj Kiara.

Read More

Gjatë një takimi me strukturat e PD dhe fushatës elektorale për Bashkinë e Rrogozhinës, Sali Berisha iu ka bërë thirrje demokratëve që të mbrojnë fitoren e zgjedhjeve të 14 majit në këtë bashki, e cila votoi për Shkëlqim Hoxhën, por që sipas tij u rrëzua në mënyrë absurde nga vendimi i KAS dhe Kolegjit Zgjedhor. Në Bashkinë e Rrogozhinës zgjedhjet do të përsëriten pas parregullsive të gjetura nga Kolegji Zgjedhor me kutinë e votave në burgun e Rrogozhinës, ndërsa ditën e sotme u caktua se do të mbahen në 23 korrik.

Read More

Një ministri italian i është kërkuar të japë dorëheqjen pas deklaratës ‘bombë’ që dha në një galeri arti, ku tha se ka fjetur me 1500 gra. Bëhet fjalë për Vittorio Sgarbi, ministër Kulture në qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni. Ai i la pa fjalë të gjithë të pranishmit në galerinë e artit në Romë ku mburrej për eksperiencat e tij me gratë. Ishte këngëtari italian Morgan që e ngacmoi duke e pyetur për numrin e grave që ka fjetur dhe Sgarbi nuk hezitoi të bënte llogaritë. “Ne burrat vetëm penisin njohim deri 60 vjeç, më pas mësojmë që kemi dhe…

Read More

Këtë javë tre shenja do të kenë ditët më të mira, megjithëse parashikohet të jetë pozitive për të gjitha. Për disa prej jush, kjo do të jetë për shkak të familjes tuaj të dashur. Për të tjerët, do të jetë sepse po filloni diçka të re dhe emocionuese. Për pjesën tjetër, do të jetë sepse paguheni. Trini i Saturnit, Dielli dhe Mërkuri është përgjegjës për gjithë atë energji pozitive këtë javë, ndërsa lidhja Peshqit-Gaforre do t’i bëjë marrëdhëniet ndërpersonale më delikate dhe më të dashura. Shenjat e favorizuara: Demi Kjo javë do të jetë e mrekullueshme për ju. Për disa…

Read More

Të gjithëve na ndodh që të ngrihemi natën. Ka netë që çohemi më shpesh dhe ka ditë të tjera që mund të zgjohemi edhe çdo një orë. Është kjo një arsye për tu shqetësuar apo është normale? Pasojat e zgjimit pas mesnate Ekzistojnë shumë publikime lidhur me këtë fenomen. Duhet të dini që nuk është gjë e jashtëzakonshme. Bëhet fjalë për reagime të trurit që është në nivele të përparuara të ankthit. Në disa raste, kur problemi bëhet i vazhdueshëm dhe zgjat në kohë, duhet kuruar. Duhet të merren në shqyrtim të gjitha shkaqet që ju bëjnë të zgjoheni pas…

Read More

Tani mund të themi që është fakt! Era Istrefi është në një lidhje me futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani! Vetë këngëtarja ka ndarë se fundmi këtë imazh të tyrin në Instagram. Kujtojmë që më herët çifti janë parë me pushime në Capri të Italisë. Rrahmani luan me Napolin dhe pak kohë më parë, Era ishte e pranishme në stadium për ta mbështetur. Sigurisht, ata ndiqen edhe në Instagram. Shkojnë si çift?

Read More