Marcus Thuram është shumë pranë transferimit te skuadra e Interit. Futbollisti pritet në Milano këtë të martë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të firmosur kontratën deri në 2028. Thuram do të transferohet me parametër zero duke marrë parasysh se kontrata e tij me Borussia Moenchengladbach skadon më 30 qershor. Ai prite të fitojë 6 milionë euro në sezon dhe do të zërë vendin e Dzekos, i cili u largua në kampionatin turk. Interi pritet të paguajë 10 milionë euro në momentin e firmës, si një formë shpërblimi për faktin se lojtari vjen me kosto zero nga Gladbah pas…
Author: tirana
Këtë të martë vendi do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin, por pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjelle vranësira nëpër të gjithë vendin, më të dendura në ekstremin Jugor si edhe zonat Juglindor duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër, nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit në zona të izoluara të Juglindjes. Parashikohet stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C. Era do të fryjë e lehtë në…
“Shërbimet ruse të sigurisë kërcënuan familjet e udhëheqësve të grupit Wagner përpara se themeluesi i milicisë ruse, Yevgeny Prigozhin, të vendoste të ndalonte marshimin e tij në Moskë të shtunën”,-shkruajnë mediat amerikane, duke theksuar se kjo mund të ketë qenë arsyeja pse Prigozhin mori vendimin për të anuluar papritur operacionin ushtarak. Presidenti rus, Vladimir Putin në një konferencë gjatë mbrëmjes së djeshme falënderoi të gjithë anëtarët e Wanger që nuk pranuan të ‘derdhnin gjak’ në përballje të mëtejshme me forcat e Rusisë dhe u ofroi që disa prej tyre të nënshkruanin me forcat e Mbrojtjes apo të transferoheshin në Bjellorusi.…
Dashi Në këtë periudhë jeni të investuar nga një dozë e madhe energjie dhe kreativiteti, përpiquni ta shfrytëzoni sa më shumë. As mos mendoni të mbylleni në shtëpi! Kushtojini vëmendje ekuilibrit të brendshëm, turbulencave të mundshme që vijnë që mund të krijojnë një diskutim. Demi Të martën gjallëria juaj ka magjepsur si njerëzit që janë pranë jush, ashtu edhe bashkëpunëtorët apo edhe të panjohurit që janë marrë me ju. Kreativiteti po arrin nivele shumë të larta dhe mençuria (ose më mirë, përvoja) po ju hap rrugën gjithashtu. Periudha sigurisht që është e mirë por kujdes me paratë. Binjakët Ju po…
Një konflikt mes dy grave ka ndodhur në fshatin Kamenicë në Korçë, ku për pasojë njëra prej tyre ka përfunduar në spital. Burime bëjnë me dije, se sherri mes dy grave ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa shkak dyshohet se është bërë uji për vaditjen e tokave, të cilin njëra prej grave e ka mbyllur ndërsa komshia tjetër i ka kërkuar ta hapë përsëri pasi i duhej.Sherri ka filluar me fjalë, ndërsa ka përfunduar duke u goditur fizikisht me grushte. Njëra prej grave u soll në spitalin e Korçës për mjekim, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në…
Është gjetur trupi i pajetë i 46-vjeçarit që u raportua i humbur teksa po punonte tokën buzë lumit Shkumbin. Viktima është Blerim Preçi, i cili dyshohet të jetë mbytur teksa po përpiqej të kalonte në krahun tjetër të lumit. Në operacionin për gjetjen e trupit të tij u përfshinë edhe polumbarët e Repartit Special RENEA.
Të shtëna me armë zjarri raportohen në Tropojë. Një person ka mbetur i plagosur. Të shtënat kanë ndodhur pas një sherri mes dy personave në një servis në qytetin verior. I plagosuri ka marrë plagë në këmbë. Ndërkohë, autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Një incident i ka ndodhur astrologes Meri Shehu në emisionin “Rudina”. Astrologia pati një incient me fustanin, i cili i lejonte t’i dukej gjoksi më shumë se ç’duhej në emision. E gjendur para kësaj situate, Meri tentonte ta mbyllte me dorë disa herë gjatë shpjegimit të horoskopit. Dukej se do ia dilte qe publiku të mos e vinte re, por ishte Rudina ajo që nuk mbante dot të qeshurën.
Xhani Demika, menaxheri i njohur i VIP-ve dha një intervistë ekskluzive për programin veror në një nga club-et më të njohura e të frekuentuara të Sarandës. Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me artistët shqiptarë, Xhani nuk ka nguruar të ndajë me publikun edhe disa sekrete apo kërkesa të çuditshme që ka dëgjuar prej tyre. “Një këngëtare shqiptare më ka kërkuar çadër në mes të verës”, u shpreh ai, duke habitur jo pak edhe moderatoren, Lei Kraja. E teksa u pyet nga kjo e fundit për Luiz Ejllin, si një nga artistët “On Top” të kësaj periudhe, nuk nguroi të…
Rusia u vendos në prag të kolapsit për shkak të një rebelimi 24 orësh, i cili sipas ekspertëve të çështjeve ndërkombëtare mund të jetë fillimi i fundit për Presidentin rus Vladimir Putin. Bota është ende e tronditur nga ngjarjet e jashtëzakonshme që panë mercenarët e pamëshirshëm të grupit Wagner të ngrihen kundër Kremlinit. Grindja gjithnjë e më e ashpër e Putin me mikun e tij të vjetër Yevgeny Prigozhin shpërtheu dhunshëm ndërsa komandanti i luftës u vërsul drejt Moskës. Shteti i armatosur me armë bërthamore dukej sikur ishte në prag të një shkrirjeje totale, aq më tepër që banorët krijuan…
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ishte këtë të hënë në Krujë, prej nga ku nisi fushatën për garën e kreut të Partisë Demokratike, proces i cili do të zhvillohet më 29 korrik. Basha i cili përballë do të ketë ketë Gjergj Hanin theksoi se “janë përballur me një fushatë në kufijtë e një lufte civile”, ndërsa shtoi se në organet vendimmarrëse të Partisë Demokratike nuk ka vend për personat e shpallur non grata nga SHBA. Postimi i Bashës Është nder dhe respekt i jashtëzakonshëm ta filloj këtë proces brenda familjes sonë politike nga Kruja, simbol i qëndresës, i krenarisë, i bashkimit. Jam…
Pelegrinazhi vjetor i Haxhit ka filluar me shumë myslimanë nga e gjithë bota që morën pjesë për herë të parë që nga para pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe nga të gjithë myslimanët kërkohet që ta bëjnë Haxhin pesëditor të paktën një herë në jetën e tyre nëse janë të aftë fizikisht dhe financiarisht. Ndërkohë mediat raportojnë se këtë vit, mbi dy milionë pelegrinë myslimanë kanë filluar zyrtarisht pelegrinazhin vjetor të Haxhit. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, haxhinjtë mbërritën në Xhaminë e Madhe në Mekë të dielën, ku kryen Tawaf al-Qudum,…