Author: tirana

Një studim i publikuar në revistën “Environmental Health Perspectives”, i kryer nga Universiteti i Kalifornisë dhe “Berkley School of Public Health”, jep alarmin në lidhje me buzëkuqët dhe shkëlqyesit e buzëve, të cilët shpesh përmbajnë metale toksikë që përthithen nga mukozat të cilat ndodhen shumë pranë gojës. Sipas tyre, metalet më të rrezikshëm janë plumbi, kromi, alumini dhe problemi i vërtetë nuk është prania e metaleve por nivelet e larta të përqendrimit të tyre. Më i rrezikshmi konsiderohet kromi i cili është një substancë kancerogjene kryesisht të stomakut. Mangani njihet për efektet negative që do të ketë në sistemin nervor…

Read More

Nëse ju themi Dj Geek, e sigurt që ju vjen në mendje këngëtarja ikonike Dafina Zeqiri. Lidhja e dyshes përfundoi vetëm pak kohë më parë, dhe pasi Dafinës i dolën fotot me të dshurin e ri, nuk ka vonuar shumë dhe foto e Dj Gekk me Keisi Medinin bëri xhiron e rrjetit. Së fundmi këto thashetheme kanë marrë formë duke u zbuluar se Keisi ka qëndruar për më shumë se një javë në Prishtinë dhe arsyen e kuptuat tashmë. Për ta vërtetuar më mirë në epokën e rrjeteve sociale, dyshja gjithashtu ndiqen edhe në Instagram. Kjo romancë për Dj Geek vjen vetëm…

Read More

Publikohen notat e provimeve me zgjedhje të maturës shtetërore. Të gjithë maturantët mund të marrin rezultatet në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm:https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/ Provimin me zgjedhje e kanë kryer në total 27389 maturantë. 746 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 153 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00. Kalueshmëria për këtë provim është 97.28% ndërsa nota mesatare është 7.30.

Read More

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici do të transferohet në paraburgimin e Durrësit. Ai doli këtë të hënë në gjykatë për të dëshmuar rreth videoskandalit që u shfaq për të. GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Kukësit dhe gruan që u shfaq me të në videon erotike. Safet Gjici do të vazhdojë në arrest me burg, ndërsa Alma Kaçi në arrest shtëpie. Kujtojmë se në paraburgimin e Durrësit vuan dënimin edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ish-ministri Lefter Koka si dhe ish-deputeti Alqio Bllako.

Read More

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se SHBA nuk ishte e përfshirë në rebelimin e Wagner në Rusi. Mesazhi vjen pasi ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha se shërbimet speciale të vendit po hetojnë nëse shërbimet e inteligjencës perëndimore ishin të përfshira në ngjarjet që shpalosën këtë fundjavë. “Shtetet e Bashkuara nuk u përfshinë dhe nuk do të përfshihen në këtë situatë. Kjo ishte një çështje e brendshme ruse”- tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adam Hodge. Më herët të hënën, Lavrov i tha Russia Today se megjithëse departamenti i tij nuk ishte i përfshirë në mbledhjen e provave të…

Read More

Dy policë, të cilët lëviznin me motor në kryeqytet, janë plagosur pasi mjeti i tyre është përplasur me një makinë. Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima”. Të dy policët, me detyrë inspektor, janë jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor. Njoftimi i policisë: Më datë 26.06.2023, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin P. U., me motomjetin e Policisë me drejtues shtetasin A. Ll. Nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë, drejtuesi i motomjetit…

Read More

Ditën e sotme janë publikuar disa foto të Luizit dhe Oltës nga xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku të dy duken brenda një shtëpie me disa valixhe nëpër duar. Nuk është hera e parë që janë publikuar foto nga xhirimet, pasi disa ditë më parë fansat i kanë fotografuar aktorët duke xhiruar në natyrë. Ndërkohë në faqen zyrtare të Top Channel Films në Instagram janë publikuar fotot zyrtare të çiftit protagonist, teksa jemi në pritje të zbulimit të detajeve dhe personazheve të tjerë.

Read More

Java që nisi pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Nga dita e hënë deri ditën e mërkurë moti parashikohet të jetë me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore. Këto vranësira do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë maleve. Ditën e enjte pritet që moti të jetë me vranësira në pjesën e parë të ditës dhe prej mesdite mot i kthjellët. Që në orët e para të mëngjesit vranësirat do…

Read More

Ish ambasadorja e SHBA-së në Tiranë ka reaguar përmes një postimi në Twitter, pas largimit nga Shqipëria. “Largohem pas tre vitesh e gjysmë nga Shqipëria e bukur! Me krenari them se kam vizituar të 61 bashkitë dhe kam takuar mijëra shqiptarë, të cilët më kanë pritur me bukë, kripë dhe zemër të hapur. Shpresoj që të njëjtën mirësi dhe mikpritje t’i tregoni ambasadorit të ardhshëm. Faleminderit e mirupafshim!”, ka shkruar ajo. Signing off after three and a half years in beautiful Albania! I am proud to say that I visited all 61 municipalities and met thousands of Albanians, who greeted…

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e të hënës në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, ku është përfshirë një automjet dhe një motor i efektivëve të forcave “Shigjetat”.  Si pasojë janë dëmtuar dy punonjës të policisë, të dy inspektorë. Raportohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Ushqimi zë thuajse 40% të buxhetit të një familje shqiptare dhe është i barabartë me rreth 31% të asaj që prodhon ekonomia në një vit. Por, sa kushton dhe çfarë karakteristikash ka shporta ushqimore e një shqiptari sot? Eurostat në të dhënat më të fundit mbi konsumin e familjeve në Europë jep një panoramë të përgjithshme mbi këtë. “Scan Intel” i ka analizuar dhe përpunuar shifrat për t`i dhënë përgjigje pikërisht kësaj pyetje. Mesatarisht, një shqiptar shpenzon në vit rreth 2002 euro ushqime. Në një muaj kjo shifër përkthehet në rreth 167 euro dhe për familje në rreth 620 euro…

Read More