Author: tirana

Një shqiptar është arrestuar këtë të hënë në Itali, pasi u kap në flagrancë me doza droge gati për shitje. Në pranga ka rënë një 25-vjeçar shqiptar me banim në Crevoladossola. I riu u ndal nga karabinierët për një kontroll rrugor, ku u zbulua se kishte mbi një kilogram kokainë me 98 doza të paketuara dhe gati për shitje. Pas kontrollit rrugor, karabinierët kryen një kontroll në shtëpinë e shqiptarit ku janë gjetur dhe sekuestruar 3800 euro cash dhe një peshore precize, të cilën dyshohet se e përdorte për të ndarë dozat e kokainës.

Read More

Tirana dhe Dinamo Batumi do përballen në turin e parë të Conference League më 13 korrik. Dueli i parë luhet në Shqipëri, me UEFA-n që bën me dije se sfida do zhvillohet në “Elbasan Arena”. Bardheblutë shtegtojnë sërish larg kryeqytetit, teksa nga klubi nuk ka një reagim për këtë spostim. Dukshëm një largim nga kryeqyteti do i sillte ekipit një dëm sportiv dhe ekonomik, kjo edhe për faktin se tifozët do ishin më të paktë në numër në “Elbasan Arena”. Edhe pse ishte vendosur që klubet e kryeqytetit aventurat në Evropë t’i kalonin në “Air Albania” në Tiranë, është UEFA…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Berat-Dimal. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Të plagosur kanë mbetur shoferi dhe pasagjeri. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Read More

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Alban Menerin, i cili rrahu për vdekje fqinjin e tij, Nikolin Stakën, pas sherrit për një vend parkimi. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth një vit më parë, kur Staka është munduar ta qetësojë Menerin teksa ky i fundit po zihej me një grua për një vend parkimi që ai pretendonte se e zotëronte. Meneri e ka sulmuar Stakën me grushta derisa e ka lënë të vdekur. Pronarja e banesës ku jetonte viktima Nikolin Staka, ka treguar se 51-vjeçari Alban Meneri ishte një person problematik në zonë dhe thuajse konfliktohej herë pas…

Read More

Momenti tronditës kur rrufeja goditi bishtin e një avioni American Eagle plot me pasagjerë disa minuta pasi ai u ul në një aeroport në Arkansas u kap një kamera kalimtare. Avioni Embraer E175 priti në pistë që stuhia të kalonte përpara se të vazhdonte, ku pasagjerët zbarkuan ndërsa teknikët nxituan në vendngjarje për të vlerësuar dëmet e shkaktuara. Video captures lighting strike hitting an American Eagle Embraer-175 at Little Rock Airport in Arkansas yesterday.📹 GulfstreamGuy pic.twitter.com/8DoXRw1WRw— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) June 26, 2023

Read More

Video-skandali seksual i ish-kryebashkiakut Safet Gjici shokoi opinionin publik, por njëkohësisht ngriti akuza të shumta se video të ngjashme ekzistojnë për shumë zyrtarë të lartë. Analisti Milaim Zeka ka deklaruar ditën e djeshme në “Rrethi katror” se Sali Berisha ka shantazhuar një zyrtar të lartë me një video të tillë. “Sali Berisha ka shantazhuar një zyrtar të lartë të shtetit shqiptar, duke e kapur në flagrancë me një X femër, që po ashtu është shumë personalitet në Shqipëri. Ne e dimë shumë mirë se cilët politikanë kanë qenë të shantazhuar për afera seksuale me njëri-tjetrin, kjo dihet në Shqipëri, dihet…

Read More

Nga Eli Cohen “Daily Telegraph” Gjatë viteve të fundit, urrejtja e regjimit iranian të Ajatollahut ndaj Izraelit, dhe thirrjet e përsëritura nga udhëheqësit e tij për shkatërrimin e Izraelit, të shoqëruara shpeshherë me shprehje të ashpra antisemite dhe mohim të Holokaustit, janë ekspozuar shumë në mediat ndërkombëtare. Megjithatë nuk ka qenë gjithmonë kështu, ndaj nuk mund të shihet si një dukuri normale edhe në lidhje me marrëdhëniet e brendshme brenda Lindjes së Mesme. Deri në vitin 1979, Izraeli dhe Irani kishin raporte diplomatike normale madje të ngrohta. Të dyja vendet nuk ndajnë një kufi midis tyre, dhe midis kombeve nuk…

Read More

Strategjia e qeverisë për strukturën e re të pagave dhe këmbëngulja e ekzekutivit për të rritur pagën minimale në shkallë vendi në kufirin e 60 mijë lekëve deri në fund të mandatit qeverisës, është përshëndetur nga përfituesit e kësaj politike pagash! Por, një analizë tjetër, ka nxjerr në dukje nevojën për një ndryshim të domosdoshëm të skemës së sigurimeve shoqërore. Aktualisht paga maksimale rritet me të njëjtën për qindje sa paga minimale. Do të thotë se, ndërsa deri në fund të marsit, paga maksimale shënonte rreth 150 mijë lekë, në datën 1 prill, kjo pagë shkoi në 176 mijë lekë,…

Read More

Edhe pse një ndër moderatoret më me zë në ekranin shqiptar, intervistat e Arbana Osmanit numërohen me gishtat e njërës dorë. Moderatorja është mjaft e rezervuar edhe për jetën private dhe njësoj edhe për dasmën e saj që u mbaj pak ditë më parë. Arbana dhe Eduarti “blinduan” dasmën dhe për këtë është pyetur vetëm së fundmi në Suharekë. Por edhe këtë herë, tepër e rezervuar Arbana ka refuzuar të ndajë detaje nga dasma.

Read More

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është shprehur në Gjykatën e Posaçme se dënimin për gabimin që ka bërë e ka marrë, por nuk ka shkelur ligjin. Dhe për këtë thotë se bashkia që ka drejtuar nuk ka parë asnjë projekt. “Unë u ndëshkova për veprimin qe kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin. Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore, jam dakord me qëndrimin e avokatit”, është shprehur ai.

Read More

Alma Kaçi është shoqëruar nga policia drejt banesës së saj pas përfundimit të seancës gjyqësore në GJKKO, ku ndaj saj u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie për veprën penale të korrupsionit aktiv. Në fotot e shkrepura nga LSA, ajo duket sërish me një çantë shpine në duar të cilën e mban para fytyrës për të shmangur objektivin e kamerave. Ndërkohë ajo mban edhe një kapele në kokë me numrin 69. Nga ana tjetër GJKKO caktoi masën e sigurisë arrest me burg për ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

Read More

Avokatja e Alma Kaçit, Natasha Velia ka kërkuar një masë më të butë sigurie për klienten e saj. Ajo është shprehur se GJKKO duhet të caktojë masën e detyrimit të paraqitjes, duke qenë se bëhet fjalë për një prind fëmijë e cila kujdeset edhe për nënën e saj të sëmurë. “T’i jepet një detyrim paraqitje duke qenë se është prind i një fëmijëve 12-vjeçar. Dhe ka një nënë të sëmurë në shtëpi.Është e vetmja që ësjell të ardhura në shtëpi. Gjykata nuk e pranoi. Do vazhdojmë kërkesën tonë. Jemi akoma në fazën e hetimeve”, deklaroi ajo. Alma Kaçi u përfshi…

Read More