Author: tirana

Policia bashkiake dhe ajo e Shtetit kanë nisur aksionin për lirimin e hapësirave në rrugët e Shkodrës. Është hartuar një grafik për të gjitha rrugët. Janë vazo, tenda, sende të tjera që janë zënë padrejtësisht nga bizneset. Kangjella metalikë për biçikleta, tenda, tabela apo çadra të vendosura nga lokalet në trotuaret e Shkodrës janë shkulur nga punëtoret e bashkisë. Aksioni është shoqëruar pa incidente, nuk ka pasur rezistence nga ana e bizneseve. Ky aksion do vijojë në gjithë qytetin deri në lirimin e plote të hapësirave publike.

Read More

Fluksi i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian ka shënuar rënie të ndjeshme në katër muajt e parë të këtij viti, sipas statistikave që janë publikuar nga Eurostat. Sipas Eurostat, në periudhën janar-prill u shënuan gjithsej 2510 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë, në një nga shtetet e Bashkimit Europian, me një rënie prej 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe më pak se gjysma e 2019-s, përpara se të fillonte frenimi për shkak të pandemisë dhe kufizimeve në lëvizje në 2020 dhe pjesën e parë të…

Read More

Luftërat në terren të trafikut të drogës kanë bërë që përqindja e vrasjeve të pesëfishohet në gjashtë vjet në Ekuador. Guayaquil në Ekuador është tani një nga qytetet më të rrezikshme në botë. Dikur ishte një nga vendet më të sigurta në Amerikën Latine, relativisht i patrazuar nga dhuna e fqinjëve të saj. Tani Ekuadori është në mëshirën e një vale krimi të drejtuar nga kartelet e drogës, të jashtëligjshëm vendas dhe gangsterë ndërkombëtarë. Që nga viti 2016, shkalla e vrasjeve është pesëfishuar. Qyteti i Paqësorit i Guayaquil, dikur popullor me pensionistët për shkak të shesheve piktoreske dhe kujdesit të…

Read More

Luiz Ejlli ka qenë i ftuar së fundmi në një intervistë me Meriton Mjekiqin. Duke qenë se pas përfundimit të BBVA 2 u bë një nga emrat më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar, artisti shkodran ka folur rreth çmimeve marramendëse që u tha se merr nëpër mbrëmje. Luizi tregon se ka një kontratë me Top Channel dhe se menaxhohet prej tyre. Ai thotë se është i kënaqur me atë që fiton, përfitimet e tij. “Prandaj kam ardhur në Amerikë për të zgjidhur këtë punë në Wolf Street, se janë duke lëviz e ke parasysh i ka ato uljet e…

Read More

Këtë të hënë, rreth orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës, një person ka tentuar të digjet me lëndë djegëse dyshohet benzinë. 31-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Tirana do të luajë më datë 13 korrik përballjen e parë të kualifikuesve të Conference League përballë Dinamo Batumi. Sfida e parë do të luhet në Shqipëri në fushën e bardhebluve, por jo në stadiumin “Air Albania”. Tirana do ta luajë ndeshjen ndaj skuadrës gjeorgjiane në stadiumin “Elbasan Arena”. Nga faqja zyrtare e klubit kryeqytetas ende nuk është bërë zyrtare për stadiumin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë UEFA në faqen e saj zyrtare ku konfirmon se takimi i parë do të luhet në “Elbasan Arena”. Sfida e kthimit do të luhet më datë 20 korrik në “Batumi Stadium”.

Read More

Të shtëna me armë janë regjistruar në Vlorë, dhe raportohet për një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Çajupi” në Vlorë në lagjen “Pavarësia”. 33-vjeçari Tonin Ramaj është viktima, pranë kombinatit të peshkut ku ai ka edhe shtëpinë. Ai është qëlluar 4 herë poshtë pallatit ku banonte. Ramaj është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. Autori ka qëlluar në këmbë, ndërsa shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Read More

Sali Berisha ka komentuar lirimin e policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia. Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se ka shpresë për zbatimin e planit franko-gjerman nga Kosova dhe Serbia. “Tre anëtarët e Policisë së Kosovës, me një vendim politik të urdhëruar Gjykata e Kralevës i liroi ata. Me këtë rast, dua të falënderoj shumë, qeverinë e SHBA-së, BE-në, NATO-n dhe kryeministrin e Hungrisë, Viktor Orban të cilët kërkuan lirimin pa kushte dhe të menjëhershëm të policëve shqiptarë të Kosovës. Sigurisht që lirimi i tyre, ishte një vendim në drejtimin e duhur, por zbardhja e të vërtetës, mbi…

Read More

Tirana po bëhet gati për të përjetuar netë të paharrueshme. Dy emra të muzikës me famë botërore, Enrique Iglesias dhe Ricky Martin do të performojnë për herë të parë para publikut shqiptar, në sheshin ‘Skëndërbej’. Mbrëmjen e 30 qershorit, këngëtari Enrique Iglesias do të hapë edhe Javën Kulturore Spanjolle, që nis të premten në kryeqytet. Të interesuarit për të ndjekur koncertin Enrique Iglesias, i njohur për hitet e tij në krye të listave “Bailamos”, “Hero”, “Escape”, “Tonight (I’m Lovin’ You)” spo “Subeme La Radio” dhe performancat elektrizuese që me siguri do të krijojë një mbrëmje të paharrueshme të mbushur me…

Read More

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici dhe 40-vjeçarja Alma K, e cila ishte në videoskandalin e Gjicit do të dalin sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Alma sapo ka mbërritur në ambientet e Gjykatës. Ajo do të njihet me masën e sigurisë pasi u la në arrest shtëpie të shtunën për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Interesimi i mediave është mjaft i lartë. Kaçi e cila ka vendosur një kapele në kokë, pasi zbret nga makina e policisë, mban një çantë para që të mos i dallohet fytyra. Prokuroria kreu një…

Read More

Pas 12 ditësh të mbajtur peng në burgjet e Serbisë, Gjykata e Kralevës ka liruar tre policët e rrëmbyer në veri të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish kërkon që Serbia të qortohet. Ai shkruan se rrëmbimi është shkelje e të drejtave të njeriut dhe Serbia do duhet të mbajë përgjegjësi. “Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”,-thotë Kurti.

Read More

Mediat në Kosovë, bëjnë me dije se tre policët që u rrëmbyen në veri nga forcat speciale serbe, janë liruar këtë të hënë. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovë. Sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli ka publikuar fotografinë e parë me tre policët që ishin arrestuar nga forcat serbe. Në foto ata shihen të lodhur, por do të tregojnë më pas se çfarë ka ndodhur në ambientet ku janë mbajtur të izoluar.

Read More