Mediat në Kosovë, bëjnë me dije se tre policët që u rrëmbyen në veri nga forcat speciale serbe, janë liruar këtë të hënë. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovë. Qeveria e Kosovës kërkoi lirimin e menjëhershëm të tre policëve duke thënë se ata janë rrëmbyer thellë brenda territorit të Kosovë dhe se Serbia ka kryer agresion ndaj vendit. Arrestimi i tre policëve ka nxitur reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte. Lirimin e tre policëve e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e…
Author: tirana
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë nën/komisar L. D., 46 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Arrestimi i tij u krye pasi më datë 25.06.2023, rreth orës 22:20, në aksin rrugor Pogradec-Korçë, ai u përfshi në një aksident me dëme materiale duke goditur një automjet tjetër dhe më pas u largua nga vendngjarja. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se punonjësi i policisë drejtonte automjetin nën…
Ish-kreu i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla vijon përpjekjet me drejtësinë për t’u liruar nga qelia me pretendimin se është sëmurë dhe se qëndrimi prapa hekurave i rrezikon jetën. Ai depozitoi përmes avokatit këtë të hënë në Gjykatën për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar prova të reja nga ekspertët mjekoligjore. Sipas avokatit, Hysni Demiraj gjatë një kontrolli të bërë për gjendjen shëndetësore ka rezultuar se Alla nuk është i në gjendje të përballojë burgun. Seanca e radhës nga gjykata u la në 29 korrik orën 13:30. Lefter Alla pas arrestimit u shtrua në spitalin e burgut për shkak të problemeve…
Fredi Beleri nuk do të betohet këtë të martë si kryebashkiak i Himarës, edhe pse është shpallur fitues nga KQZ-ja. Kjo pasi pasi kërkesa e tij për të dalë nga paraburgimi dhe për të shkuar në bashki është rrëzuar nga GJKKO. Fredi Beleri kërkoi leje nga Drejtoria e Burgjeve, SPAK e GJJKO për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit të martën e 27 qershorit në ora 11:00. Që mbledhja e këshillit bashkiak të quhet e vlefshme duhet të marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të zgjedhur. Që do të…
Klajdi Karaj, është një nga të rinjtë e shumtë të vendit që kërkon një jetë më të mirë sesa të ofron Shqipëria. Ai shkoi në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe me premtimin për një jetë më të mirë, para se të futej dhe të punonte në një fermë kanabisi. Pasi mbërriti në Britani, bandat që e kishin tërhequr për të nisur një jetë të re, fillimisht i siguruan një punë në një lavazh makinash, por më pas ata i kërkuan sa më shpejt që ai të paguante kostot e transportit. Kjo e detyroi të riun shqiptar që të…
Zvicra, tabloja e përsosmërisë alpine, u ofron vizitorëve një peizazh të përsosur, si kartolinë, me liqene të qeta dhe lugina ngjyrë smeraldi. Me trenat eficientë që përshkojnë vendin, dhe djathing e shkrirë (fondue) në një kasolle në mal, do të pyesni veten nëse keni hyrë në një libër me tregime. Sistemi i mirëorganizuar i transportit dhe siguria e vendit, e bëjnë atë një destinacion të shkëlqyer. Në Austri melodia mbush ajrin, arkitektura baroke kornizon çdo rrugë dhe pamjet alpine ju ftojnë për aventura. Vizitoni sallat e pallateve të pasura Habsburge dhe ngjisni majat e Alpeve të mbuluara nga bora, ose…
Roja Bregdetare e SHBA-së ka thënë se hetuesit që hetojnë tragjedinë që ndodhi me nëndetësen Titan po “marrin të gjitha masat paraprake” në rast se gjejnë trupa në fund të detit. Kapiteni Jason Neubauer, i cili drejton hetimin, tha se ishte “prioritet” për të shpëtuar mbeturinat pasi pjesë të anijes u gjetën të enjten rreth 487 metra (1600 këmbë) nga rrënojat e Titanikut në Atlantik. Zbulimi i bëri zyrtarët të arrinin në përfundimin se Titan kishte pësuar një “shpërthim katastrofik” që vrau pesë burrat në bord. Duke folur në një konferencë shtypi të dielën, Cpt Neubauer sugjeroi se nuk ishte…
Në prangat e Policisë së Shtetit kanë rënë dy persona, pasi ata kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre. Ngjarjet kanë ndodhur në Kamëz. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit B. D., 57 vjeç, dhe G. D., 25 vjeç, të dy banues në Kamëz, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë të hënën për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe tensionet e fundit mes dy vendeve. Sipas burimeve diplomatike të Radios Evropa e Lirë, ministrat do të kenë “shkëmbim të mendimeve rreth dialogut Prishtinë-Beograd, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës”. Pritet që para ministrave të raportojë kryediplomati i BE-së, Josep Borell, dhe më pas të vazhdojnë diskutimet në këtë temë. Nuk priten konkluzione apo vendime formale, përveç diskutimit të masave që mund të marrë blloku evropian për t’i bindur palët që të marrin hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve.…
Tre policët të cilët u rrëmbyen në Kosovë nga forcat speciale të Serbisë më 14 Qershor, do të dalin sot para gjykatës së Kralevës. Seanca gjyqësore ndaj tre policëve do të nisë në orën 9. Më 16 Qershor atyre iu caktua masa e paraburgimit, por Gjykata e Kralevës nuk tregoi se sa është periudha e paraburgimit për zyrtarët policorë të Kosovës.
Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Bruksel ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel. Ky takim do të zhvillohet pas letrës së dërguar ndaj presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi. Tre ditë më parë një konferencë për mediat, Rama i cili kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës që mbahen të burgosur në Serbi, bëri me dije gjithashtu se i kishte dërguar një letër Macron dhe Scholz ku u kërkonte që të ndërhynin për të bërë të mundur…
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka marrë një fitore të madhe në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Greqi. Pas numërimit të 70% të kutive të votimit flasin për një rezultat 40% për partinë konservatore Demokracia e Re, 17.8% për Syriza, 12.23% të votave i ka marrë PASOK, ndërsa partia “Spartanët”, e drejtuar nga një prej anëtarëve të Agimit të Artë ka marrë vetëm 4.72% të votave. Mitsotakis falënderoi grekët për mbështetjen, premtoi se do të punojë me të gjithë forcën për të përmbushur ato që qytetarët kërkojnë. “Ndjej detyrën t’i shërbej vendit me të gjitha forcat e mia, grekët na…