Author: tirana

Juventus ka shfaqur interes serioz për Stiven Shpendi, sulmuesin e ri shqiptar, që sezonin e kaluar shkëlqeu në Serie C, kategorinë e tretë italiane. 20-vjeçari realizoi 12 gola me Cesena-n, duke e ndihmuar klubin të luftonte deri në fund si në kampionat, ashtu edhe në fazën play off për të siguruar ngjitjen një kategori më lart. Djaloshi i Kombëtares Shpresa të Shqipërisë arriti të kapërcente hierakitë në ekip dhe të linte në stol dy blerjet e mëdha të verës së kaluar si Ferrante dhe Udoh. Sytë nga Stiven Shpendi i ka hedhur edhe Sassuolo, një prej skuadrave të Serie A…

Read More

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka reguar për lirimin e tre policëve të rrëmbyer të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë. Ai shpreh vlerësimin e tij për presidentin serb, Vuçiç për këtë vendim që morinë këtë situatë me sfida serioze. “Presidenti serb Aleksandar Vuçiç sapo më njoftoi se në përputhje me kërkesën e bërë në takimin tonë javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë. E vlerësojmë shumë hapin e Presidentit, të cilën ai e mori në një periudhë sfidash serioze dhe vendim i cili është një dëshmi…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të hënë në Bruksel, kjo për të zhvilluar një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel ku padyshim pjesë e diskutimeve do të jetë situata në veri të Kosovës. Rama sheh si zgjidhje zhvillimin e një konference pa afat kohor mes Kosovës dhe Serbisë nën drejtimin NATO-s ku të nënshkruhet marrëveshja e normalizimit të marrëdhënieve mes palëve. Ai ka kritika për dy liderët, Aleksandar Vuçiç dhe Albin Kurti, sipas së cilëve po mendojnë për pozitat e tyre në politikat e brendshme duke lënë në plan të dytë dialogun për paqen në rajon. “Sapo…

Read More

Pas shpalljes “non-grata” nga SHBA, kreu shqiptar i komunës së Strugës, Ramiz Merko ka ngrirë strukturat partiake deri në mbylljen e procesit. Përmes një reagimi në rrjete sociale, Merko thotë se SHBA mbetet aleat i Maqedonisë së Veriut. Ai shprehet se është i hapur për çdo vendim të organit të drejtësisë së Strugës. “Që nga Presidenti Uillson e deri më sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë në çdo sfidë dhe bashkë kemi realizuar shume projekte të rëndësishme për vendin, qytetin dhe qytetarët e Strugës. Mbështetjen vijuese amerikane për vendin tonë dhe qytetarët e Strugës e mirëpres dhe…

Read More

Pas lirimit të 3 policëve të Kosovës, kryeministri Edi Rama e ka konsideruar si një lajm të vonuar, por gjithsesi një lajm të mirë. Teksa tregon se sot do të takohet me Presidentin e Këshillit Europian, Rama një një shkrim të gjatë në Twitter, thekson se “situata në Veri degradon me orë e me minuta, duke rritur edhe mundësinë e largqoftë një “Donbasi” ballkanik mu në zemër të Europës. Kjo mundësi edhe vetëm ta mendosh është katastrofike, prandaj duhet eliminuar me çdo kusht”,-shkruan Rama. Shkrimi i plotë Kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, po…

Read More

Zbulohet vendi ku e kishte fshehur kameran Alma Kaçi, gruaja e përfshirë në skandalin seksual me kryebashkiakun e shkarkuar i Kukësit, Safet Gjici, të cilët u shfaqën në video duke kryer marrëdhënie seksuale në ambientet e zyrës së shtetit. Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, mekanizmi përgjues ishte vendosur brenda gotës prej kartoni me pije freskuese. Bie në sy fakti, se kryebashkiaku Gjici, tregohej i kujdesshëm për njerëzit që futeshin në zyrën e tij, pasi çelësat e makinës dhe celularin Alma Kaçit i ishte kërkuar t’i linte në sekretari.

Read More

Për video-skandalin e Safet Gjicit mjaftoi vetëm një gotë kartoni, edhe pse ish-kryebashkiaku nuk lejonte telefona celularë në zyrë nga njerëz që e vizitonin. Sipas dosjes, mekanizmi përgjues ishte vendosur brenda gotës prej kartoni me pije freskuese. Celularin Alma e kishte lënë në sekretari.

Read More

Dy shqiptarë të moshës 63 dhe 67 vjeç janë arrestuar nga autoritetet greke në Salaminë, pasi akuzohen për spiunazh. CNN Grek raporton se dy shqiptarët e dyshuar për spiunazh u kapën në ambientet e zonës ushtarake në Bazën Detare Ushtarake në Salaminë. Dy shqiptarët janë pikasur nga ushtarët e marinës ushtarake greke, të cilët i kanë dorëzuar në polici. Sakaq dy të arrestuarit thanë para policisë greke se kanë qenë në gjendje të alkoolizuar kur kanë hyrë në Bazën Deatre Ushtarake, pretendim që rezultoi i vërtet pas kryerjes së testit të alkoolit.

Read More

Një çift i porsamartuar i një fisi të madh në Turqi nuk ka arsye të shqetësohet për jetesën e tyre, pasi të afërmit janë kujdesur për zgjidhjen e problemit financiar. Nusja “u la me flori” teksa mori 4 kilogramë ar në bizhuteri që sipas traditës ia vendosin në qafë. Nga ana tjetër, dhëndri mori mbi 216 mijë € cash. Për të kuptuar se sa shumë para ishin, mjafton për të thënë se u punësuan 10 persona për të numëruar të gjithë shumën që kishin lënë të ftuarit në 2 ditë festime.

Read More

Afrimi i sezonit turistik shoqërohet me një shtim të vizitave nga emigrantët, çka nënkupton edhe me rritjen e dozës së remitancave. Por paralelisht, kjo sjell edhe shumë raste ku ka tentativa për të mos respektuar detyrimin e deklarimit të parave që disponohen në momentin e udhëtimit. Ndaj, edhe janë të shtuara njoftimet e policisë kufitare për bllokime sasish të ndryshme parash për qytetarë që po vijnë në Shqipëri. Referuar ligjit, çdo sasi mbi 10 mijë euro duhet deklaruar në pikën kufitare. Të shumta janë rastet kur qytetarët ndalohen në pika kufitare për mosdeklarim parash të cilët kalojnë limitin e lejuar.…

Read More

Intervistë me studiuesin e çështjes çame, Hajredin Isufi/ Kur flitet për Çamërinë dhe për përvjetorin e masakrave atje gjëja e parë që na vjen në mendje janë historianët, dëshmitarët okularë apo edhe studiuesit të cilët merren me këtë çështje. Në një intervistë për median tonë në lidhje me këtë histori të dhimbshme studiuesi dhe historiani çam Hajredin Isufi thotë se 27 qershor 1944 është një datë e zezë për historinë e Çamërisë. Ai quan një masakër të egër të grekëve ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe në vijim të fjalës së tij shprehet: “Historia e kësaj masakre duhet parë në një aspekt…

Read More

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj fton prindërit që të dërgojnë fëmijët e tyre në “Shown e robotëve” në Zoo Park Tirana, një hapësirë fantastike ku të vegjlit mësojnë më shumë për insektet; për ndërtimin e trupit të tyre, funksionin e antenave, për “syrin spiun” dhe se si robotika ka imituar lëvizjen e insekteve. “Për një eksperiencë ndryshe, çdo të shtunë në 10:00 deri në 11:00, sillni fëmijët te Zoo Park Tirana”, shkruan Veliaj. Bashkia e Tiranës ka nisur një projekt ambicioz për transformimin e Piramidës në Qendrën e Inovacionit. Piramida nuk do të jetë vetëm hapësira e teknologjisë së informacionit,…

Read More