Ka folur për herë të parë pronarja e pikës së këmbimit valutor në Tiranë, ku dy ditë më parë u grabitën 40 mijë euro nga një person i maskuar. Pronarja tregoi për “Shqipëria Live” se personi i cili grabiti paratë nuk ishte parë asnjëherë në pikën e këmbimit valutor nga punonjëset. Për dy vajzat që u përballën me grabitësin, njëra prej tyre ishte e punësuar prej dy vitesh, ndërsa tjetra prej dy muajsh. Ato janë pyetur nga policia ndërsa pronarja tha se nuk dyshon te askush dhe pret hetimet e policisë. Ajo tha se grabitja ka ndodhur nga pakujdesia, pasi…
Author: tirana
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Për 40-vjeçaren Alma Kaçi gjykata la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Jep dorëheqjen rektori i Universitetit të Korçës Dhimitri Bello. Ende nuk dihet arsyeja e këtij veprimi por dorëheqja e tij ka ardhur pas deklaratës së djeshme që ai bëri për universitetin e Korcës i cili do të bashkohet me atë të Tiranës. Ndërkohë në këto momente është duke u zhvilluar edhe mbledhja e dytë e senatit për diskutimin e çështjes së universitetit.
Ilaçet kundër depresionit nga klasa e SSRI-ve (frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës) shfaqen si një kërcënim serioz për dhëmbët dhe veçanërisht për implantet, sipas një studimi të fundit të kryer në Spanjë. Studiuesit zbuluan se njerëzit që morën SSRI gjatë procedurave të tyre të implantit dhe për të paktën një vit para operacionit kishin më shumë se 4.5 herë rrezikun e humbjes së implantit. 170 pacientët në studim po merrnin ndonjë nga antidepresantët e mëposhtëm SSRI: citalopram, escitalopram, fluoxetine, fluvoxamine, paroxetine dhe sertraline. Implantet dentare janë zëvendësues të dhëmbëve artificialë, të vendosur aty ku ka humbur një dhëmb natyral. Ato vendosen brenda kockës…
Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga Serbia. Po ashtu kreu i shtetit, shkruan se uron kthim sa më të shpejtë të palëve në tryezë dialogu. “Përshëndes lirimin e tre policëve të Kosovës. Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër”,-shkruan Begaj.
Luka Modrić rinovon kontratën me Realin e Madridit. Njoftimi zyrtar u dha nga klubi spanjoll, që nëpërmjet rrjeteve sociale konfirmoi marrëveshjen e re, deri më 30 qershor 2024. Mesfushori kroat vendosi të qëndronte në Santiago Bernabeu, pavarësisht ofertës joshëse nga Arabia Saudite. I vendosur përballë milionave që do të përfitonte në një kampionat të nivelit të ulët, Modrić zgjodhi të luajë ende me Realin në nivelet më të larta të futbollit botëror.
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, për uljen e dënimit të Dritanin Dajtit me 1 vit. Vendimi është marrë këtë të hënë, por kërkesën e bërë nga Dajti që në vitin 2016. Dritan Dajti u dënua me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009. Dajti ka qenë i dënuar me burgim përjetë, por iu hoq nga gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli. Këta gjyqtarë firmosën duke argumentuar se sipas…
Kyriakos Mitsotakis bëri betimin si kryeministër i ardhshëm i Greqisë për katër vitet e ardhshme. Ky është mandati i dytë i tij. Lideri i konservatorëve në Greqi, e ka mposhtur rivalin e tij të qendrës së majtë, Alexis Tsipras. Partia Demokracia e Re e Mitsotakisit ka fituar 40.5 për qind të votave, pothuajse 23 për qind më shumë sesa partia e Tsipras, Syriza. Ai e ka mposhtur Syrizan edhe në maj, mirëpo i ka shpallur zgjedhjet e reja për të fituar shumicën e nevojshme për të qeverisur shtetin vetë. Në orët në vijim pritet shpallja qeverisë së re që do…
E keni parasysh atë momentin në aeroport, ku veshim dy xhaketa dhe njërën e mbajmë në dorë që të kursejmë pak hapësirë në valixhe? Ne po, por Rita Ora jo. Këngëtarja nuk ka pse shqetësohet për këtë punë sepse udhëton me shumë, shumë valixhe. Ajo u pa në aeroportin e Sidneit me plot 14 valixhe. Rita Ora përfundoi xhirimet e The Voice, prandaj është e kuptueshme numri i valixheve.
Safet Gjici dhe Alma Kaçi janë në sallën e gjyqit. Ish-kryebashkiaku i Kukësit ka dalë sot para GJKKO-së, pas akuzës për korrupsion pasiv. Alma Kaçi është 40-vjeçarja e cila e filmoi ish-kryebashkiakun duke kryer marrëdhënie intime me të në zyrën e Bashkisë së Kukësit. Gjici ndodhet brenda kafazit të gjykatës, në ndryshim nga Alma.
Në mesin e personave që humbën jetën nga shpërthimi i nëndetëses “Titan” ishte dhe 19-vjeçari Suleman, i biri i Shahzada Dawood, një prej njerëzve më të pasur nga Pakistani. Nëna e adoleshentit Christine Dawood ka thënë në një intervistë për BBC se në fillim kishin planifikuar që ajo të shkonte të eksploronte nën ujë me bashkëshortin, por vendosi t’ja linte vendin e saj të birit, pasi sipas saj “ai e donte vërtet atë gjë.” Christine shprehet madje se ishte hera e dytë që planifikonin të shihnin mbetjet e Titanikut si çift. Herën e parë i pengoi pandemia, ndërsa këtë herë…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës, këtë të hënë nga ana e Serbisë. Në një postim në rrjete sociale, Meta thekson se rikthimi tek dialogu rruga e vetme për normalizimin përfundimtar. “Lirimi i tre policëve të Kosovës, edhe pse i vonuar, është një veprim pozitiv, që i dha fund një akti tepër të rëndë provokativ. Rikthimi tek dialogu dhe finalizimi i marrëveshjeve të negociuara përmes BE dhe SHBA është rruga e vetme për normalizimin përfundimtar të situatës dhe të marrëdhënieve Kosovë- Serbi”, shkruan Meta.