Author: tirana

Makinat që po vijnë nga Korea e Jugut po fitojnë terren në Shqipëri, megjithatë vendin e parë vazhdojnë ta mbajë dy vende euriopiane, Italia dhe Gjermania. Të dhënat nga Open data të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, tregojnë se në muajt Janar- Maj të këtij viti gjithsej janë regjistruar 26.855 mjete, nga 22.461 janë vetëm autovetura. Ndërkohë në të njëjtat të dhëna raportohet se muaji maj mban numrin më të lartë të regjistrimit të mjeteve për herë të parë duke arritur në 6915 mjete të regjistruara. Por cili është shteti i origjinës së mjeteve tëregjistruara në Shqipëri? Nga…

Read More

Këto janë 5 gjëra që kurrë nuk duhet të bëni kur bien vetëtima, pavarësisht situatës që ndodheni. 1.Të flisni në linjë telefonike fikse Edhe pse është vështirë të gjesh një rrjet fiks telefoni ne ditët e sotme, duhet të mbani mend se është i rrezikshëm një komunikim i tillë gjatë një stuhie. Nëse ndërtesa juaj është goditur nga një rrufe, rryma elektrike do të përpiqet të gjejë tokën përmes rrugës më të shpejtë të mundshme, e cila do të jetë përmes instalimeve elektrike. 2.Të bëni dush Nuk duhet të bëni dush kur ka rrufe që godasin jashtë, pasi rrymat elektrike…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka insistuar në qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe ka mbështetur planin evropian për shtensionim. Kjo u bë e ditur pas një bisede telefonike që kryediplomati amerikan zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Vuçiç përmes një postimi në Instagram tha se gjatë bisedës me Blinken, ai ka kërkuar lirimin e serbëve të arrestuar në veri të Kosovës. “I thash [sekretarit Blinken] se Serbia sillet seriozisht dhe në mënyrë të përgjegjshme, por njësitë speciale të Policisë së Kosovës po arrestojnë çdo ditë pjesëtarët e komunitetit serb në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe kërkova…

Read More

Kievi tha se shkatërrimi i digës Kahovka, në zonën e kontrolluar nga rusët në jug të Ukrainës, ka shkaktuar dëme në mjedis në vlerë prej 1.5 miliard dollarë. Diga u shkatërrua më 6 qershor dhe shkaktoi dëme shkatërruese në rajonin e Hersonit, si në pjesën që kontrollohet nga rusët, ashtu edhe në atë që kontrollohet nga ukrainasit. Si pasojë e vërshimeve, mijëra persona u detyruan të evakuoheshin dhe u rrit frika për një fatkeqësi mjedisore. Kievi e ka akuzuar Moskën për “eko-cid” duke thënë se Rusia e ka hedhur në erë digën e epokës sovjetike në lumin Dnjepër, ndërkaq Rusia…

Read More

Alma K. doli sot para GJKKO-së pas video skandalit me Safet Gjicin, ku kryenmarrëdhënie seksuale në zyrat e Bashkisë Kukës. Para gjykatës ajo ka dhënë një version të ri se përse kishte vendosur të filmonte kryebashkiakun. Përveç projektit të qenve ku pretendon se kishte 20 të tillë që kujdesej, 40-vjeçarja ka deklaruar se ishte investiguese private dhe punonte me kohë të pjesshme në të zezë. “Kisha dëgjuar se në zyra bëheshin këto gjëra dhe e investigova”, mësohet të ketë thëne ajo teksa është pyetur se përse kishte filmuar skenën seksuale në zyrën e Gjicit. 40-vjeçarja nuk ka pranuar të japë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për lirimin e 3 policëve serbë, të cilët ishin rrëmbyer nga Serbia. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruan se të dyja palët duhet të kuptojnë se e vetmja formë për të shmangur përshkallëzimin është rikthimi tek dialogu. Ai thekson gjithashtu se Serbia dhe Kosova nuk mund të marrin peng rajonin. “Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar! Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës…

Read More

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, është dënuar me 6 muaj burg, dënim i cili do t’i konvertohet në 1 vit shërbim prove. Ky vendim është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit burg për Bashkim Dedjan, por Gjykata e Posaçme dha dënimin me 6 muaj. SPAK-u pretendon se Dedja ka fshehur në deklarimin e tij një apartament me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i…

Read More

Rebelimi i mercenarëve të “Wagnerit”, sipas kritikut opozitar rus, Mikhail Khodorkovsky, ishte shenjë që paralajmëron fundin e “mbretërimit të presidentit Vladimir Putin”. Ai shkroi në Twitter se rebelimi i shefit të mercenarëve privatë, Yevgeny Prigozhin, i tregoi Perëndimit një skenar të mundshëm për ndryshimin e regjimit në Rusi dhe se forcat politike mund të pushtojnë Kremlinin. “Përpjekja për grusht shtet ushtarak të shefit të ‘Wagner’, Yevgeny Prigozhin, ishte një nga ngjarjet më serioze politike që ka ndodhur në Rusi në 20 vjetët e fundit…Për herë të dytë qëkur Putini mori pushtetin, Rusia pati një situatë revolucionare. E para ishte protesta…

Read More

Pushtimi rus i Ukrainës ka intensifikuar më tej rivalitetin midis fuqive të mëdha dhe po e bën Zvicrën, vendlindjen e organizatave ndërkombëtare, një qendër për spiunazhin rus dhe kinez, sipas inteligjencës zvicerane. “Rusia ka shkatërruar rendin e paqes të bazuar në rregulla të Evropës”, ​​tha Shërbimi Informativ i Konfederatës Zvicerane (SRC) në raportin e tij vjetor të publikuar sot. SRC-ja është gjithashtu e ngarkuar me kundërzbulimin. Kjo do të thotë se “forumet ndërkombëtare për promovimin e paqes dhe sigurisë kolektive, si OKB dhe OSBE kanë humbur përsëri efektivitetin e tyre dhe një rend i ri botëror i qëndrueshëm nuk është…

Read More

Teksa ishin të ftuar në “E diell”, ish-banori i “Big Brother VIP”, Ronaldo Sharka u përfshi në një debat me blogeren Dea Veri. Ronaldo u shpreh se duhet të flitet për gratë që vuajnë duke punuar dhe jo për figurat e rrjeteve sociale që dalin dhe flasin për paragjykimet, pasi, sipas tij, këtë e bëjnë që t’iu rritet aktiviteti në rrjetet sociale. “Pse qurraviteni këtu në ekran, kur merrni 2000 euro për një postim në Instagram. Ti prandaj del në televizor që të shahesh dhe prandaj bën ato deklarata. Që të të rritet aktiviteti në Instagram dhe të marrësh lekë.…

Read More

Tre automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Nga aksidenti në kryqëzimin e Gocajve mbetën të plagosur disa persona, të cilët kanë marrë lëndime të lehta dhe fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën. Si pasojë e këtij aksidenti ka patur bllokim të qarkullimit, ndërsa mjetet e tjera po përdorin segmentin dytësor të rrugës Kallmet-Lezhë për të vijuar lëvizjen.

Read More

Vullkani më i rrezikshëm i Europës mund të shpërthejë pas 5 shekujsh. Sipas një parashikimi të shkencëtarëve, një dimër në të gjithë planetin për vite me radhë mund të shkaktohet nga shpërthimi për herë të parë që nga viti 1538 pas Krishtit i një vullkani në Itali. Nëse shpërthimi i vullkanit është i ngjashëm me atë të fundit të madh rreth gjysmë mijëvjeçari më parë, do të shkaktonte një cunami prej 33 metrash dhe në përhapjen e squfurit dhe hirit toksik, i cili mund ta zhysë Tokën për vite me radhë në një dimër, duke shkaktuar kërdi në të mbjellat…

Read More