Moti do jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu lokale. Temperaturat minimale do të luhaten 12-22 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rënie 29 -24°C ne veri, 26-31°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4-5 ballë në det të hapur.
Author: tirana
Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me Drilonin, ku shkruan se këtë verë do të mahnitësë vizitorët. Sipas Ramës, kjo do të jetë falë vënies në jetë të një super projekti transformues. “MIRËMËNGJES dhe me Drilonin që këtë verë do të jetë falë vënies në jetë të një super projekti transformues në një nga destinacionet mahnitësë për të gjithë vizitorët, të huaj apo vendas, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.
Dashi Do jeni një person me energji dhe vendosmëri të madhe, por së fundmi duket se po kaloni një periudhë pasigurie. Mos u shqetësoni, fati është në anën tuaj dhe do t’ju ndihmojë të kapërceni vështirësitë Demi Të hënën në këtë periudhë personaliteti juaj shprehet në maksimum, duke treguar gjithë sharmin dhe karizmën tuaj. Përshtatshmëria juaj ju lejon të përballoni çdo situatë pa probleme. Kreativiteti gjatë orëve të ardhshme do të jetë një nga pikat tuaja të forta që mund t’ju çojë në horizonte të reja në vendin e punës. Binjakët Personaliteti juaj është simpatik dhe intrigues, i aftë për…
Gjigandi i rrjeteve sociale, Twitter ka rënë dakord të respektojë ligjet e reja të Bashkimit Evropian që synojnë parandalimin e lajmëve të rremë, propagandën ruse dhe krimin në internet. Ky vendim vjen pasi zyrtarë të lartë të komisionit evropian vizituan selinë e kompanisë për të testuar aftësinë e saj për të vepruar legalisht në bllokun evropian, vetëm disa javë pasi pronari i gjigandit të rrjeteve sociale, Elon Musk, hoqi dorë nga kodi vullnetar i praktikës së bllokut për dezinformimin. Vizita e zyrtarëve evropian kishte si synim të testonin kontrollet e kompanisë mbi propagandën ruse, lajmet e rreme dhe aktivitetin kriminal,…
Kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, në mesazhin e tij për zgjedhjet foli për një mandat të fortë nga qytetarët, ndërsa rezultatet e deritanishme tregojnë një fitore gjithëpërfshirëse të fraksionit të tij, i cili duket se ka siguruar 158 mandate në Kuvend. “Për herë të dytë brenda pak javësh, qytetarët jo vetëm që dhanë një mesazh vazhdimësie, por na dhanë një mandat për të ecur më shpejt në rrugën e ndryshimeve të mëdha që i duhen vendit tonë. Ata mbyllën përfundimisht një cikël traumatik të gënjeshtrave dhe toksicitetit që e mbajti vendin prapa. Duke krijuar kështu epokën e përparimit…
Turqia është bërë një “vend kyç” në Ballkanin Perëndimor dhe roli i saj ndërmjetësues midis Serbisë dhe Kosovës është shumë i rëndësishëm, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç. “Presidenti Erdoğan është një lider që mund të bindë palët e tensionuara në Ballkan që të vijnë në tryezë dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për problemet në rajon. Unë mendoj se roli ndërmjetësues i Turqisë në tensionet midis Serbisë dhe Kosovës është shumë i rëndësishëm”, tha Abazoviç për Anadolu në kuadër të Forumit Rinor të Bashkëpunimit Islam në Istanbul.
Dani Alves po kalon ditët më të vështira të jetës, teksa ndodhet në burg prej muajit janar. Ai akuzohet për përdhunim, çka ka bërë që shumë të afërm të tij ta braktisin, duke i kthyer shpinën një herë e mirë.Gjithsesi, ka nga ata që besojnë te pafajësia e brazilianit dhe një prej tyre është ish-partnerja Dinorah Santana. “Unë ende besoj në pafajësinë e tij 100%. Askujt nuk i bën mirë të shohë fëmijët e tyre të vuajnë siç i shoh unë të vuajnë. Nuk kam folur me Danin që nga dita që shkova atje me fëmijët, më pas ai nuk…
Edhe pse është një nga aktivitetet e preferuara gjatë verës, noti në pishinë mund të ndikojë në trupin tuaj. Dihet se uji i klorur vret mikrobet në pishinë, siguron higjienë më të mirë dhe mbron nga infeksionet e mundshme, megjithatë, dezinfektuesi kimik mund të shkaktojë ende disa efekte të padëshiruara. Lëkurë e thatë dhe e irrituar Lëkura e thatë shpesh mund të shkaktohet nga prania e klorit dhe kimikateve të tjera në ujë. Deri më tani, nuk ka raste të njohura të alergjisë ndaj klorit, megjithatë, lëkura mund të jetë ende jashtëzakonisht e ndjeshme, gjë që çon në reaksione të…
Studimet e mëparshme kanë zbuluar një lidhje të fortë midis izolimit social, vetmisë dhe rritjes së vdekshmërisë, por disa rezultate kanë qenë kontradiktore. Në meta-analizën e re të 90 studimeve, pjesëmarrësit u ndoqën nga gjashtë muaj deri në 25 vjet. Njerëzit që përjetuan izolim social kishin një rrezik 32% më të lartë të vdekjes së parakohshme nga çdo shkak sesa ata që nuk ishin të izoluar nga shoqëria. Pjesëmarrësit që raportuan se ndjeheshin të vetmuar kishin 14% më shumë gjasa të vdisnin para kohe sesa ata që nuk ndiheshin të vetmuar. Izolimi social, siç përcaktohet nga meta-analiza e re, ndodh…
Dy shtetas, babë e birë janë proceduar në gjendje të lirë pasi kanë goditur me sende të forta një 54-vjeçar, banues në Gjirokastër. Sherri nisi për shkak të përplasjes së automjeteve, ku për pasojë pati vetëm dëme materiale. Njoftimi i policisë: Delvinë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan në gjëndje të lirë shtetasit B. A., 44 vjeç dhe djalin e tij të mitur E. A., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta (konflikt i nisur nga një përplasje e automjeteve me dëme materiale), kanë goditur…
Efektivët e kërkim-shpëtimit kanë ndihmuar 2 turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në malin e Jezercës, ditën e sotme në lartësinë 2500 metër, për shkak të motit të keq. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili është shprehur se gjendja shëndetësore e turistëve është e mirë pas operacionit të shpëtimit. Ai shtoi se shpëtimi i turistëve u arrit edhe me ndihmën e një helikopteri të flotës shqiptare. “Efektivët e kërkim shpëtimit ndihmuan dy turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e Jezercës për shkak të motit të…
Është mbyllur votimi në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare. Demokracia e Re parashikohet të sigurojë një shumicë absolute në Parlament, sipas anketave të përgjithshme të transmetuara në mediat greke. Si pasojë, Kyriakos Mitsotakis nga Partia Demokracia e Re dhe njëkohësisht kryeministri aktual i vendit pritet të marrë një tjetër mandat për të qeverisur vendin. Partia Konservatore parashikohet të fitojë midis 40-44% të votave, me partinë kryesore opozitare SYRIZA në 16,1-19,1%. Rezultati më befasues është hyrja thuajse e sigurt në Parlamentin e Partisë Spartane (Spartiate) e mbështetur nga ekstremisti i djathtë Ilias Kasidiaris, i cili parashikohet të marrë 4-6% të…