Author: tirana

Neymar dhe Bruna Biancardi kanë zbuluar gjininë e bebushit që do të vijë së shpejti në jetë. Modelja bukuroshe është në pritje të një vajze. Çifti kanë publikuar në rrjete sociale një video shumë të ëmbël të këtij momenti, krahas së cilës kanë shkruar: Mezi presim të të takojmë, bijë. Ti je dhurata më e madhe.

Read More

Një fluturim i Lufthansa nga Mynihu për në Sofje u vonua për tre orë e gjysmë, pasi një pasagjere femër hoqi rrobat në bord, filloi të bërtasë dhe kafshoi një oficer policie. Sipas mediave gjermane, 27-vjeçarja me origjinë bullgare është zhveshur para nisjes së avionit dhe ka vazhduar të bërtasë pavarësisht përpjekjeve të policisë për ta qetësuar. Në fakt, kur një nga policët tentoi ta mbulonte me batanije, ajo e kafshoi në dorën e majtë. U desh të ndërhynin oficerë të tjerë policie për të hequr pasagjerin nga avioni. Ajo u akuzua për kundërshtim të autoritetit, sulm dhe sulm. Oficerit…

Read More

Zëvendës drejtori Hajri Kushe është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se është përfshirë në kultivimin e kanabisit në Velipojë. Gjithashtu janë ndaluar edhe 12 efektivë, pasi favorizuan kultivimin e kanabisit. Efektivët dyshohet kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve. Emrat dhe funksionet:  Hajri Kushe – Zëvendësdrejtor i krimeve në Qarkun e Shkodrës (Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit);-Dedim Gjeta – Shef krimesh, ish shef i komisariatit të…

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasen Xh. Sh., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. H., 57 vjeç, banues në Bubq, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin M. B., 72 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: – O. B., 40 vjeç, banues në Kamëz, pasi në rrugën “Lura”, Laknas, duke drejtuar në gjëndje të dehur, automjetin, ka…

Read More

Më 27 Qershor është përcaktuar konstituimi i këshillit të ri bashkiak të Bashkisë së Himarës të dalë pas zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Po atë ditë duhet të betohet edhe Fredi Beleri si kryetari i i kësaj bashkie. Beleri ndodhet në qeli që prej datës 12 Maj. Për këtë, Fredi Belerit i duhet një leje nga burgjet, me miratimin e SPAK për të qenë i pranishëm. Në Prokurorinë e Posaçme nuk ka mbërritur një kërkesë për leje nga ana e avokatëve ose vetë Fredi Belerit. Ligji për lejet e posaçme parashikon që ajo merret në raste dasmash, vdekjesh dhe provimesh.…

Read More

Marcelo Brozovic largohet nga Interi. Pak ditë pas transferimit të Sandro Tonalit nga Milani te Newcastle, edhe ekipi tjetër i Milanos humb titullarin e mesfushës. Mesfushori kroat do të vijojë karrierën në Arabinë Saudite, me Al Nassr, ekipin ku luan Cristiano Ronaldo. Mediat italiane bëjnë me dije se pas pranimit të ofertës nga ana e kroatit, edhe Interi me Al Nassr kanë arritur akordin për çmimin e kartonit, me arabët që do të paguajnë 23 milionë euro. Mesfushori kroat do të përfitojë një pagë prej 20 milionë eurosh në sezon, shifër që e bindi të heqë dorë nga oferta e…

Read More

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përkujtuar sot të gjithë ata shqiptarë të Çamërisë që humbën jetën gjatë masakrave të shovinistëve grekë. Kryetari i PDIU‐së, Shpëtim Idrizi nuk mund të shmangte edhe aktualitetin politik në Kosovë duke paralelizuar përpjekjet e shqiptarëve të Çamërisë në mbrojtje të identitetit dhe kauzës kombëtare. Kohezioni dhe dialogu mes vetë shqiptarëve është zgjidhja sipas Idrizit. “Çështja kombëtare dhe politika e jashtme nuk është as shaka dhe as e qeverive apo kryeministrave po është e shtetit dhe nuk ndërron. Neve 12 vjet më parë kur bëhej Censusi, na thoshin është fobi, që duan të nxjerr…

Read More

Vizitorë të shumtë, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut e zgjedhin Shëngjinin çdo vit për të kaluar pushimet. Shëngjini mbetet destinacioni i turistëve besnikë. Çdo vit e gjejnë më mirë këtë hapsirë bregdetare. Pushuesit thonë se këtu u pëlqejnë kushtet dhe shërbimi. Ata kanë mendime të ndryshme përsa u përket çmimeve. Disa thonë se janë normale dhe të tjerë ankohen. Shëngjini është një nga zonat më të frekuentuara në veri të vendit. Zgjidhet si nga qytetarët vendas, por edhe nga rajoni dhe shtete të ndryshme, ndërsa preferohet veçanërisht për pastërtinë dhe qetësinë.

Read More

Del dëshmia e Alma. K, vajza në videoskandalin me ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici. Alma. K tregon se në zyrë me Gjicin ka shkuar vetëm dy herë dhe pranoi seks oral me dëshirë, pasi mendonte që partneri e donte.“Këtë herë veprimi nga ana ime nuk ishte me detyrim, pasi unë jam single dhe po mendoja ndoshta se Gjici kishte filluar që të kishte pëlqim për mua”,-ka deklaruar para prokurorëve të SPAK, Alma. K. Report Tv ka zbardhur pjesë nga dëshmia e 40 vjeçares, e cila u kap nga policia në Shkodër, dhe pasi u vu në masën e sigurisë…

Read More

Sulmuesi argjentinas Lionel Messi duke dhënë një intervistë për beIN sport foli për ndryshimin e nivelit të tij të lojës dhe sesi ndikoi sezoni i kaluar tek ai duke theksuar se nuk është i njëjti lojtar si tek Barcelona vite më parë. “Sigurisht, unë jam tashmë 36 vjeç, nuk jam i njëjti lojtar si te Barcelona disa vite më parë. Viti i parë në Paris ishte shumë i vështirë për mua për arsye të ndryshme. Por këtë sezon u ndjeva shumë më mirë, më i qetë”,-tha Messi. Ai shtoi se Kupa e Botës luajti një rol të rëndësishëm për faktin…

Read More

Gjirokastra është kthyer në kryeqytetin e kulturës shqiptare, pasi ka nisur Festivali Folklorik Kombëtar, që pritet të zgjasë një javë ku do të performojnë 1200 artistë. Zv.ministrja e Kulturës Meri Kumbe u shpreh se në qytetin e Gjirokastrës gjatë këtij festivali do të performojnë artistë jo vetëm nga të gjitha qarqet e vendit, por edhe nga trevat të tjera shqipfolëse. Sipas Kumbes, festivali është një festë që do të bashkojë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Festivali, thekson më tej Kumbe, ka shtuar ndjeshëm numrin e turistëve. ‘Gjirokastra e vërtetë këto ditë është magjike. Rikthehet pas 8 viteve për…

Read More

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se përshkallëzimi i situatës në Kosovë nuk e ka arritur pikun dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron luftë. “Ai dëshiron të ndodhë gjithçka që unë dua të shmang. Ne nuk e kemi arritur pikun e përshkallëzimit të krizës në Kosovë, siç mendojnë disa, mirëpo Kurti dëshiron luftë. Ai lutet për diçka të tillë”, ka thënë presidenti serb për Televizionin Pink në Beograd. Ai ka thënë se Kurti nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndonëse duhet të formohet “në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara”. Vuçiç ka thënë…

Read More