Rrebeshet pritet të vijojnë deri në darkë, ndërsa në javën e fundit të qershorit, moti do të mbetet gri, por reshjet parashikohet të jenë të izoluara. Një përmirësim moti do të ndihet në ditët në vijim me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por vetëm reshje të pakta në zona të izoluara, kryesisht gjatë mesjavës. Temperaturat kanë zbritur në normalitetin mujor, duke u luhatur nga 13 ne 32°C. Vlerat do të rriten lehtë përgjatë javës vijuese duke shënuar nga 14 deri në 34°C.
Author: tirana
Dhimitër Bello, rektori i universitetit Fan Noli të Korçës, në një konferencë për shtyp ka bërë me dije se senati i këtij universiteti vetëm dy ditë më parë ka vendosur bashkimin e universitetit të Korçës me atë të Tiranës, vendim ky që sipas tij është votuar 100% nga pedagogët e këtij senati. Logoja e universitetit të Korçës mbetet. E gjithë kjo ka ardhur për shkak të situatës të rëndë të krijuar në universitetin e juglindjes së vendit, universitet që nga njëri vit në tjetrin kishte një numër më të vogël studentësh. Bello është shprehur se gjatë kësaj periudhe janë bërë…
Pas 8 vitesh u rikthye në Gjirokastër edicioni i XI të Festivali Folklorik Kombëtar, me potpuri këngësh të djepit, të dasmave e gëzimeve, vallet e ritet, paradën e kostumeve popullore nga të gjitha trevat e Shqipërisë e diaspora. Kryeministri Edi Rama ndau foto nga nata e parë e Festivalit, evenimentit më të madh të muzikës dhe valles shqiptare, cilësuar edhe si një ekspozitë e bukur e trashëgimisë kulturore jomateriale. “Gjirokastra më e bukur se asnjëherë, si asnjëherë e dashur për njerëz nga tërë anët e botës, e ku asnjëherë folklori ynë s’u ka folur me tingujt dhe ngjyrat e veta…
Zv.drejtori i Policisë së Shkodrës, Hajri Kushe është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se është përfshirë në kultivimin e kanabisit në Velipojë. Disa punonjës janë vënë nën akuzën për shpërdorim detyre. Prej disa ditësh policia ka nisur kontrolle me dronë me qëllim identifikimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike. Kujtojmë se disa operacione janë kryer edhe në Skrapar, Elbasan, Krujë dhe Lezhë.
Mbi 12.000 shqiptarët që mbërritën me gomone vitin e shkuar vijojnë të prodhojnë tituj në gazetat britanike. Gazeta “The Times“ shkruan se mijëra shqiptarë të cilët kaluan Kanalin e Lamanshit me gomone, janë “zhdukur” nga hotelet ku ishin akomoduar. Zyrtarë të Home Office, deklaruan se departamenti emigracionit humbi komunikimin me 4,386 pasi ata u zhdukën nga hotelet ku qëndronin, duke refuzuar vijimin e procedurave të intervistimit siç edhe e kërkon ligji. Shqiptarët e mbërritur me gomone veç pak ditë pasi vendoseshin në hotele largoheshin pa lënë gjurmë e shkëput kështu kontaktet me departamentin e emigracionit. Ministria e Brendshme angleze, gjatë periudhës…
Në Kalanë e Gjirokastrës, në një skenë të hapur për të gjithë për 8 netë vjen simbolika e valltarëve të lidhur dorë për dore, duke sjelle traditën me këngë e valle të larmishme nga të gjitha trevat shqiptare. Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës 2023, ngjarja që bën bashkë ngjyrat e bukura të folklorit shqiptar. Në natën e parë, që u çel nga grupet folklorike të Hasit, Kukësit dhe Tropojës, ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama. Festivali rikthehet në skenën e tij tradicionale, në Kalanë e Gjirokastrës, pas një pauze prej 8 vitesh.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për vdekjen e dy personave (nënë e bir) në Pejë, si pasojë e vërshimeve që ndodhën të shtunën. Osmani është shprehur se me rëndësi që përkrahja të vazhdojë në mënyrë që komuna e Pejës të përballojë dhe të rikuperohet nga kjo situatë e vështirë e tragjike. “Humbja e dy qytetarëve tanë si pasojë e vërshimeve në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën. I shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve, kryetarit të Komunës z. Gazmend Muhaxheri dhe gjithë qytetarëve të komunës së Pejës për këtë humbje të madhe e kaq tragjike. Forca e Sigurisë…
Nga Dhërmiu në liqenin e Komanit, bllokohen 11 mjete lundruese (4 Jet Ski, 1 skaf, 1 gomone dhe 5 motovarka artizanale), pasi u konstatuan në paligjshmëri. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundurese u ndëshkuan me masa administrative që varionin nga 10 000 deri në 200 000 lekë të rinj. -Në Durrës, kapiteni i një motopeshkarexhe libiane, u ndëshkua me masë administrative 300 000 lekë të rinj. Monitorimi intensiv i hapësirës detare dhe kontrolli i mjeteve lundurese, vijojnë. Shërbimet e Policisë Kufitare në të gjithë vendin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e vazhdueshëm përgjatë vijës bregdetare, me qëllim rritjen…
Safet Gjici ka përfunduar në pranga dhe pret përballjen me drejtësinë. Partia Socialiste nuk humb kohë. Në selinë rozë kanë filluar përpjekjet për të gjetur një figurë të re e dinjitoze sipas tyre për ta rikonfirmuar socialist të parin e qytetit verilindor. Ali Hallaçi, aktualisht mban postin e prefektit të Kukësit, kandidat që përflitet brenda kampit socialist dhe strukturave vendore në zonë, për të garuar në zgjedhjet e ardhshme vendore. Hallaçi ka qenë myfti i Kukësit në vitet 2001-2010, ndërsa nga maji i vitit 2022 mban postin e prefektit. Në sitën e socialistëve do të kalojnë edhe 3 emra të…
Rruga e Barrikadave dhe ajo “Fortuzi” në Tiranë kanë marrë një pamje të re pas ndërhyrjes së “Punëtorëve të Qytetit”. Ata kanë bërë vijëzimin e sinjalistikës lineare në këto dy rrugë me metodën “Ghiocialate bikomponente” me efekt zhurmues. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka ndarë fotot pas përfundimit të punimeve duke theksuar se do të tregohet kujdes i veçantë për çdo rrugë të kryeqytetit. “Faleminderit kolegëve të “Punëtorët e Qytetit” , që u kujdesën për vijëzimin e sinjalistikës lineare në Rrugën e Barrikadave dhe rrugën “Fortuzi” me metodën “Ghiocialate bikomponente”, me efekt zhurmues. Kujdes i veçantë për çdo rrugë”, ka…
Sot mbahet në Greqi raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare. 9 813 595 shtetas grekë janë regjistruar për të votuar në 21 634 qendra votimi në të gjithë Greqinë. Mediat kanë publikuar në orët e para pas hapjes së qendrave të votimit edhe foto të qytetarëve që kanë shkuar të shprehin vullnetin e tyre me kafshët e tyre shtëpiake.
Ambasada Amerikane i ka dhënë lamtumirën Yuri Kim, teksa ajo niset drejt Uashington DC, pas përfundimit të detyrës së saj në Shqipëri. Ambasada shpreh vlerësimet dhe mirënjohjet dhe vlerësimet ndaj saj dhe përpjekjeve për të çuar marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Postimi Lamtumirë Ambasadore Kim! Komuniteti i ambasadës u mblodh këtë javë për t’i thënë lamtumirë Ambasadores Yuri Kim teksa ajo niset nga Shqipëria për detyrën e saj të radhës në Uashington DC. Stafi amerikan dhe shqiptar ndanë vlerësimet për ambasadoren për përpjekjet e saj për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë,…