Kjo e diel pritet të jetë me alternime të motit, përfshirë kthjellime dhe vranësira të shumta, të cilat do të sjellin herë pas here rrebeshe afat-shkurtra shiu. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 13 gradë C deri në 31 gradë C. Sipas parashikimeve në mbrëmje dhe gjatë natës do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke kthyer sërish kthjellimet në të gjithë vendin. Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke dallgëzim mbi 2 ballë.
Author: tirana
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur me brendinë e Bashkisë Shkodër. Rama thotë se pamjet s’kanë nevojë për koment dhe shumë shpejt do të jenë thjesht një film i së shkuarës në terrin “demokratik” të tre dekadave. “MIRËMËNGJES dhe me brendinë e Bashkisë Shkodër, ku pamjet s’kanë nevojë për koment dhe shumë shpejt do të jenë thjesht një film i së shkuarës në terrin “demokratik” të tre dekadave, ju uroj një ditë një të diel të qeshur”,-shkruan Rama.
Dashi Kjo e diel sjell shumë pozitivitet në jetën tuaj dhe gjithashtu disa ndryshime. Bëhuni gati dhe mos kini frikë nga ardhja e lajmeve. Më mirë mendoni për këtë ditë tani për tani, thjesht relaksohuni. Ju duhet, ndoshta duke bërë disa nota të para në det. Demi E diele merrni një ditë për veten tuaj dhe për të rimbushur bateritë tuaja. Në punë po vijnë lajme. Ndoshta një rritje page ose një punë e re që do t’ju lejojë të merrni një kënaqësi të madhe. Binjakët Ju merrni një ditë për veten tuaj dhe për të rimbushur bateritë tuaja. Gjithçka…
Një sherr me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë. Policia njofton se dy të rinj, të moshave 20 dhe 27 vjeç janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ata janë goditur me sende të forta gjatë një konflikti me një tjetër person. Ndërkohë grupi hetimor po punon për shoqërimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Është publikuar foto e ish kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici me pranga në duar, në momentin kur ai dërgohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.Një javë më parë SPAK ka ushtruar kontrolle në banesën e vajzës së identifikuar si Alma.K e cila shfaqet në video. Mësohet se gjatë kontrolleve janë sekuestruar disa pajisje me të cilat dyshohet se është realizuar video përgjimi. Pajisjet janë dërguar për ekspertim për të zbuluar nëse ka apo jo regjistrime të tjera. Gjici u arrestua pasditen e sotme në një lokal pranë banesës së tij nën akuzë për korrupsion pasiv.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden foli me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë të shtunën, ndërsa kolona e mercenarëve rusë po udhëton me shpejtësi drejt Moskës pasi mori kontrollin e një qyteti jugor gjatë natës, tha Shtëpia e Bardhë. “Udhëheqësit diskutuan situatën në Rusi. Ata pohuan gjithashtu mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën”, thuhej në deklaratë. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Biden u informua për situatën në Rusi nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare të shtunën në mëngjes dhe se presidenti do të vazhdojë të informohet gjatë gjithë ditës. Një zëdhënës i Kancelarit gjerman Olaf Scholz…
75-vjeçari Vesel Isufi që kishte humbur kontaktet me familjarët prej tre ditësh është gjetur i pajetë pasditen e sotme në fshatin Vergo të Delvinës. Policia bën me dije se trupi i tij është konstatuar nga dy barinj të zonës, të cilët më pas kanë njoftuar efektivët e policisë. “Sot, në fshatin Vergo, Delvinë, nga dy barinj të zonës, është gjetur i pajetë, shtetasi V. I., 75 vjeç, banues në Sarandë. 75-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi familjarët e tij kishin humbur kontaktet me të, prej datës 21.06.2023.” Nga veprimet e para dhe këqyrjes së…
Gazment Bardhi ka deklaruar se arsyeja përse zgjodhi që të mos ishte pjesë e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, është pasi sipas tij organizimi i saj u bë në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në statut. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së tha se situata në kampin blu është e vështirë, ndërkohë që ende nuk është gjetur rruga për bashkimin e partisë. Në lidhje me bashkimin me grupimin e Berishës, ai u shpreh se nuk e sheh të mundur një gjë të tillë për sa kohë gjërat që i kanë ndarë…
Është gjetur në një hotel në rrugën “Shemsi Haka” në kryeqytet shtetasja e mitur 14-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim nga Policia e Fierit. 14-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. E mitura rezultonte e zhdukur prej tre ditësh. Ishin prindërit e saj ata që denoncuan largimin nga banesa. E ëma e 14-vjeçares tha se nuk kishte asnjë informacion se me kë është larguar e bija, pasi kjo e fundit nuk i tregonte asgjë.
Udhëheqësi i grupit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se ka rënë dakord të “ndalojë” avancimin e trupave të tij drejt kryeqytetit rus. Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka zhvilluar bisedime me Prigozhinin, gjatë të cilave ky i fundit ra dakord të ndalojë trupat e tij dhe të “de-përshkallëzojë situatën”. “Prigozhin pranoi propozimin e Lukashenkos për të ndaluar lëvizjen e Wagnerit në territorin rus dhe për hapat e mëtejshëm për uljen e tensionit”, sipas raportimeve. Sipas një njoftimi nga presidenca bjelloruse, kreu i grupit mercenar Wagner kishte rënë dakord të ndalonte avancimin e mëtejshëm të luftëtarëve të tij nëpër Rusi.…
Armand Peza ka treguar disa detaje nga dasma e Arbanës dhe Eduartit. I ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ai u shpreh se çdo gjë shkoi perfekt dhe ishte përrallore, përveç një incidenti gjatë hyrjes së Arbanës në altar, gjë që e nervozoi pa masë. “Më pëlqeu dashuria mes tyre. Mënyra se si Edi mundohej të kuronte çdo gjë në detaj edhe kur ishte në altar. Bile të them një gjë që më vrau syri, do mërzitet Edi po ta them. Ishte një moment, ka një portë aty, e keni parasysh atë filmin “Gladiatori”, kur hapen ato portat që kalon mes…
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dalë me një thirrje për qytetarët shqiptarë pas situatës së krijuar me grupin Wagner në Rusi. Ministria e Jashtme vë në dispozicion numrat e ambasadës për shqiptarët në Rusi. “Këshilla udhëtimi për shtetasit e Republikës së Shqipërisë për situatën në Rusi.Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë po ndjek në vijimesi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë, mbi reagimet e mundshme.❗Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë 🇦🇱 që aktualisht gjenden në Federatën Ruse 🇷🇺 mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së…