Safet Gjici është vënë në pranga me kërkesë të SPAK dhe urdhër të Gjykatës së Posaçme. SPAK nisi hetimet kryesisht në lidhje me akuzën “Shpërdorim detyre” pas publikimit të videoskandalit, por i janë vënë prangat nën akuzën “Korrupsion pasiv”, pasi në videon e plotë të publikuar dilte në pah biseda e tij me gruan me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve. “Në momentin që u publikua videoja, SPAK nisi hetimin për shpërdorim detyre, por pas publikimit të videos së gjatë ku bisedohej edhe në lidhje me një tender për sterilizimin e qenve. Më pas nisën…
Author: tirana
Kombëtarja shqiptare arriti të regjistrojë dy fitore në ndeshjet e kualifikueseve të Euro 2024 në qershor, duke mundur Moldavinë 2-0 në shtëpi dhe më pas triumfoi në transfertën e largët të Ishujve Faroe pas atij suksesi në shifrat 3-1. Gjashtë pikë që e rendisin Shqipërinë në vendin e dytë të Grupit E, vetëm një pikë larg kreut ku ndodhet momentalisht Republika Çeke dhe plotësisht në garë për t’u kualifikuar në finalet e kompeticionet europiane. Sipas trajnerit të Kombëtares, Silvinjo ky është fryt i më shumë se katër muajve punë, që është bërë nga stafi teknik dhe nga skuadra për të…
Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku është prezantuar te skuadra e re. Elbasanasi ka zgjdhur të vijojë karrierën në Indi aty ku ka firmosur me skuadrën e Mohun Bagan. Ishte vetë klubi indian që nëpërmjet rrjeteve sociale konfirmoi marrëveshjen me 32-vjeçarin, që për herë të parë në karrierën e tij do të provojë një aventurë në Indi. Skuadra me të cilën firmosi Sadiku sezonin e kaluar e mbylli në vendin e tretë, por ia doli të shpallej kampione e ISL League nëpërmjet Play-Off-it.
Leo Messi shënoi 3 gola në ndeshjen e lamtumirës së Maxi Rodriguez, mesfushorit argjentinas. Në këtë ndeshje të fundit të 42-vjeçarit, i cili 3 sezonet e fundit i ka luajtur në vendlindje, me Newell’s Old Boys, ishin edhe emra të tjerë të shquar të futbollit argjentinas, si Angel Di Maria dhe Martin Demichelis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, ndaluan shtetasin L.Z., 63 vjeç, banues në Dibër, pasi është paraqitur në Komisariat një shtetase, e cila ka kallëzuar se 63-vjeçari e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, për një periudhë kohore të gjatë. Arrestohet dhe një shtetas tjetër në Klos, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij. Shërbimet e Postës së Policisë Klos, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh.K., 47 vjeç, banues në Klos, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij. U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin D.K.,…
Dy persona janë vënë në pranga ndërsa një i mitur është nën hetim në gjendje të lirë. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë G. I., 67 vjeç, banues në Patos, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur këmbësoren E. O., 45 vjeçe, banuese në Zhupan, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë D. Gj., 30 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi malli 33-vjeçarit M.B., 33 vjeç dhe…
Akademiku Rexhep Qosja feston datëlindjen e tij të 87-të. Urimin për ditën e shënuar, akademikut Qosja ia ka përcjellë Presidenti i vendit, Bajram Begaj. Përmes një postimi në Facebook, Begaj shkruan se Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore, historike, letrare, artistike dhe publicistike. “Shumë urime për ditëlindje Akademikut Rexhep Qosja! Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore, historike, letrare, artistike dhe publicistike. Jetë të gjatë e të lumtur Profesor”,…
Nëna e Sibora Geganit, 22-vjeçares shqiptare, e cila u vra dhe u muros nga i dashuri i saj 9 vite më parë në Spanjë, trupi i së cilës u gjet pak javë më parë, në një intervistë për ‘‘La Repubblica‘‘ shprehet se do të dijë se kush e ndihmoi vrasësin. Ajo thotë se Sibora ishte shumë e dashuruara me Marcus Gaius Romeo. ‘‘Askush nuk më besoi kur thashë se i kishte ndodhur diçka e keqe asaj. Dua të di kush e ndihmoi vrasësin! Sibora ishte shumë e dashuruar me atë‘‘,-thotë Betta Shahini. Nëna e Siborës shpresonte që ajo të kthehej…
Vera e këtij viti premton të thyej rekord për sa i përket prezencës turistike në Sarandë. Arben Çipa kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistik tregon se industria hoteliere në qytetin jugor është duke kaluar ditët më të mira. “Prezenca turistike aktualisht ka të bëjë me pushues që vijnë nga Europa Qendrore. Kemi pushues spanjollë dhe francezë, ka ndryshuar tipologjia e pushuesve në Sarandë. Ajo që vëmë re është se turistët preferojnë jo vetëm Sarandën por të gjithë jugun, Gjirokastrën, Beratin, Vlorën marrin mjete me qira dhe i vizitojnë”, thotë Çipa. Në masë të madhe gjatë muajve korrik-gusht Saranda do të…
Rebelimi i Yevgeny Prigozhin mund të ketë përfunduar, por Kremlini tani përballet me një situatë “thellësisht të paqëndrueshme”, sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW) me qendër në Uashington. Rebelimi i dështuar dhe “pajtimi afatshkurtër”, në formën e një armëpushimi të dukshëm me Grupin Wagner, ka të ngjarë të dëmtojë ndjeshëm qeverinë e Putinit dhe përpjekjet e Rusisw pwr tw pushtuar Ukrainwn. “Rebelimi ekspozoi dobësinë e forcave ruse të sigurisë dhe demonstroi paaftësinë e Putinit për të përdorur forcat e tij në kohën e duhur për të zmbrapsur një kërcënim të brendshëm dhe gërryen më tej monopolin e tij mbi…
Sot do të vendoset nëse vendi pas dy garash dhe gati 30 ditësh pa qeveri do të ketë një qeveri të fortë dhe të qëndrueshme apo nëse do të hyjë në aventura kombëtare të paparashikueshme. Sot grekët u janë drejtuar kutive te votimit, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 21 majit, në të cilat konservatorët që fituan bindshëm me 20 pikë diferencë nga të Majtët, nuk mundën të siguronin shumicë parlamentare për shkak se u zhvilluan me sistemin e thjeshtë proporcional. Kyriakos Mitsotakis nga Partia Demokracia e Re dhe njëkohësisht kryeministri aktual i vendit pritet të marrë një tjetër mandat…
Duhen 8 orë dhe 250.000 dollarë për të arritur në atë që ka mbetur nga anija e famshme e Titanikut, rreth 611.55 km larg bregut të St. John’s, Newfoundland. Më shumë se një shekull pas fundosjes së anijes, interesi për Titanikun mbetet i jashtëzakonshëm. Edhe pse shumica e shuajnë kureshtjen e tyre duke vizituar muzetë, ekspozitat dhe koleksionet e shumta dedikuar kësaj ngjarjeje, të tjerë janë të gatshëm të paguajnë për një biletë dhe ta shohin atë nga afër. Turizëm në rrënojat e Titanikut Vetëm në vitin 1985, një ekspeditë e udhëhequr nga Explorer-at-Large National Geographic Robert Ballard dhe oqeanografi francez…