Përveç masës arrest me burg për Safet Gjicin, mësohet se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetasen Alma K., e cila shfaqej në video-skandalin e Safet Gjicit, ish-kryebashkiakut të Kukësit. Ndaj saj është ngritur akuza e korrupsionit aktiv. Ajo është marrë në pyetje të hënën e kaluar, ndërsa hetimet janë zgjeruar edhe ndaj personave të tjerë, të cilët mendohet se kanë bashkëpunuar për të realizuar videon.
Author: tirana
24-vjeçari Kylian Mbappe, numëron në garazhin e tij dhjetëra makina super të shtrenjta, mirëpo mund të tingëllojë e çuditshme, por nuk ka patentë. Ai ka një shofer personal dhe në një intervistë për mediat ka rrëfyer arsyen se përse nuk e ka marrë patentën. “Po, e di saktësisht se çfarë do të thuash. Ndoshta është një defekt për shkak të suksesit tim të hershëm. Isha plotësisht i fokusuar te futbolli dhe as që kam menduar të marr patentën e shoferit. Ai dokument është sinonim i një lloj autonomie, njeriu ndihet i plotësuar kur drejton një makinë të bukur dhe…
Grabitësi që mori një shumë të madhe parash në një qendër Exchange në Tiranë është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përdorur një biçikletë. Nga fotoja, autori dallohet i maskuar me kapele dhe një maskë anticovid. Në pamjet e kamerave të sigurisë, ai shihet duke hyrë brenda në objektin e grabitur pasi ka përfituar nga një moment ku punonjëset kanë lënë të hapur derën e ambientit ku ato qëndrojnë. Pasi shtyn njërën prej tyre, ai nxjerr një pistoletë për t’i kërcënuar dhe nxiton për të marrë sa më shumë para, duke u larguar më pas me shpejtësi.
Vihet në pranga ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici. Ai u arrestua pasditen e sotme me urdhër të SPAK, teksa ndodhej në lokalin poshtë banesës së tij. Gjici akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv. Ish-kryebashkiaku dha dorëheqjen pak ditë më parë, pasi u përfshi në një skandal seksual, video e cila u përhap në rrjetet sociale. Në video shihej se si pas aktit seksual, Gjici bisedonte me Alma K. për tenderin e qenve të rrugës dhe udhëzonte nënkryetarin Granit Gjana të ndiqte hapat ligjorë për projektin.
Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se situata në kryeqytetin rus “është e vështirë”. Ai u bëri thirrje qytetarëve që “të përmbahen nga udhëtimet nëpër qytet sa më shumë që të jetë e mundur”. “Shërbimet e qytetit janë në gatishmëri të lartë”, tha ai përmes një deklarate të shpërndarë në aplikacionin Telegram. Sobyanin, po ashtu, njoftoi se e hëna nuk do të jetë ditë pune. Situata në Rusi u tensionua qysh të premten mbrëma, kur Yevgeny Prigozhin, udhëheqës i grupit mercenar rus, Wagner, bëri thirrje për rebelim kundër ushtrisë ruse. Ai e akuzoi atë për sulme kundër forcave të tij…
Së fundmi, Luiz Ejlli ka dhënë një koncert në Londër, ku i kanë bërë një pritje madhështore. Në videot që po qarkullojnë në rrjete sociale fansat duken të çmendur pas tij. “Çunat e Londrës” shikohen teksa e “mbulojnë” me paund që në hyrje. @nikbushi0 #luizejlli #djemtelondres #rrespekte_te_gjitheve #kampjon #ipandalshmi #publik #albania #allbania #albanian #shqiperi #shqiptar #viral #fyyyyyyyyyyyyyyyy #fly #fypage #fypシ゚viral #foryoupage ♬ suono originale – 🦁ME TY🦁 Nga pamjet dallohet se si Luiz Ejlli vazhdon të jetë një personazh mjaft i dashur për publikun dhe këtë e kanë treguar më së miri koncertet e tij, të cilat kanë qenë të…
Lionel Messi do ta bëjë debutimin me ekipin e tij të ri më 21 korrik, kundër Cruz Azul, sipas “sport.es”, siç ka bërë me dije Jorge Mas, aksionari i klubit. Lajmi se mbajtësi i ylli argjentinas do të luajë në MLS, ka bërë që amerikanët t’i blejnë të gjitha biletat deri në fund të sezonit. Për shembull, në ndeshjen e muajit të ardhshëm, që mund të jetë ndeshja e parë e argjentinasit në Inter Miami, bileta më e lirë është 1.000 dollarë. Ndërsa një vend në zonën VIP, më afër fushës, arrin në 10.000 dollarë, sipas “dailystar.com”.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka pezulluar aktivitetin e 13 autoshkollave për një afat të pacaktuar. DPSHTRR ka pezulluar aktivitetin edhe për 10 autoshkolla të tjera për 30 ditë, pasi kanë pasur parregullsi. Njoftimi i DPSHTRR: DPSHTRR, në vijim edhe të angazhimit për mbrojtjen dhe standardizimin e tregut të Autoshkollave, bazuar në programin vjetor të DPSHTRR-së për mbikqyrjen e sektorit të Leje Drejtimit, pas ushtrimit të kontrollit në subjekte autoshkolle, prezanton rezultatin e Kontrollit Tekniko – Administrativ: – 13 Autoshkolla pezullim aktiviteti! 10 pezullime 1-mujore aktiviteti! – 3 propozime për heqje License Autoshkolle pranë QKB! – Propozim…
Letonia njoftoi se ka mbyllur kufirin për qytetarët rusë, në kohën kur vendi i tyre po përballet me një rebelim të armatosur kundër regjimit. Presidenti i zgjedhur letonez, Edgars Rinkevics, tha se vendi i tij nuk do të pranojë rusë. “Letonia po ndjek nga afër situatën në zhvillim në Rusi… Siguria kufitare është forcuar, viza ose hyrje për rusët që largohen nga Rusia për shkak të ngjarjeve aktuale, nuk do të merren parasysh”, shkroi Rinkevics në Twitter. “Letonia nuk do të lëshojë viza humanitare apo lloje të tjera”, shtoi presidenti i zgjedhur, i cili është ende ministër i Jashtëm. Ai…
Albin Kurti deklaron se Policia e Kosovës në bashkëpunim me AK-në kanë arritur që të parandalojnë një sulm terrorist, duke zbuluar një makinë të mbushur me armë e municion ushtarak. Kurti thotë se Serbia është qartë e pozicionuar për përshkallëzim të situatës, duke thënë se pas agresionit me rrëmbimin e 3 policëve tashmë Serbia ka shkuar edhe një hap tutje, hapin e organizimit të sulmeve terroriste. Reagimi i plotë: Mbrëmë, Policia e Kosovës (PK) në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) kanë parandaluar një sulm terrorist duke zbuluar në Zveçan, 100 metra afër objektit të Komunës, një veturë…
Familjarët e një vajze të mitur në Patos kanë dhënë alarmin në polici për zhdukjen e saj. Prej tre ditësh, e mitura me iniciale J. M., nxënëse e klasës së tetë në shkollën 9-vjeçare “Koli Dimo” në Frashër, është larguar me një valixhe nga shtëpia. Sipas prindërve, vajza është pare në terminalin e Fierit, ku më pas është larguar drejt Tiranës. Prindërit bëjnë apel njëzëri që vajza të kthehet sa me pare ne shtëpi. “Iku me valixhe. E kishin parë në Fier. Më tha goca e xhaxhait, që e kishin parë në foto. Kur e pyetën se ku po shkonte,…
Ilir Meta ka ngritur shqetësimin për rritjen e çmimit të qumështit. Kreu i PL-së, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se një litër qumësht në Shqipëri shitet më shtrenjtë se në Gjermani, Francë dhe Itali. “Shfarosja e blegtorisë në 4 vitet e fundit është një rekord i pashembullt në rajon dhe Europë dhe pasqyrë e saj është braktisja e fshatit dhe shpopullimi i tij. Kjo është pasojë e mbylljes së fermave, stallave, staneve, baxhove, mosmbështetjes së fermerëve dhe ‘shtrydhjes’ së prodhimit vendas me zgjedhën tatimore më mizore në kontinent, që po i shkaktohet një vendi dhe…