Author: tirana

Këngëtari i njohur shqiptar, Stefi Prifti, në ditën e tij të lindjes, ka zbuluar edhe një lajm mjaft të bukur. Ai ka postuar foto në “Instagram” me partneren e re, por pa ia zbuluar identitetin. Këngëtari ka treguar vetëm duart e tij dhe të partneres teksa ka bërë një shkrim special. “Ditëlindja ime këtë vit ka një ndryshim madhor… Me vajzat e mia dhe njerëzit e mi te familjes e kam ndarë prej disa kohesh. Është momenti ti paraprij unë personalisht këtij ndryshimi në jetën time. Për miqtë dhe njerëzit që na duan dhe respektojnë e pashë të arsyeshme të bëj…

Read More

Të mbijetuarit nga tragjedia e mbytjes së anijes në brigjet greke kanë fajësuar rojën bregdetare. Dëshmitë e atyre që ishin në bord përshkruajnë një pamje kaosi dhe dëshpërimi. Ata gjithashtu vënë në pikëpyetje versionin e ngjarjeve të rojës bregdetare greke, duke thënë se më shumë jetë mund të ishin shpëtuar. “Unë ende mund të dëgjoj zërin e një gruaje që thërret për ndihmë,” rrëfeu një e mbijetuar nga mbytja e anijes me emigrantë në brigjet e Greqisë. Një i mbijetuar nga Siria, të cilin CNN e identifikon si Rami, përshkroi se si një anije e rojës bregdetare greke iu afrua…

Read More

Situata e fundit në Rusi ka nxitur reagimin e zyrtarëve amerikanë dhe evropianë. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha përmes një njoftimi në Twitter se kishte biseduar me ministrat e jashtëm të G7-ës dhe ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian për të diskutuar mbi situatën në Rusi. “Shtetet e Bashkuara do të koordinohen ngushtë me aleatët dhe partnerët në ndjekje të situatës”, shkroi zoti Blinken në Twitter. Gazetarja e BBC-së, Laura Kuenssberg njoftoi mbledhjen e komitetit të emergjencës së qeverisë britanike, njohur si Cobra, për të diskutuar mbi situatën në Rusi. Gazetarja Kuenssberg intervistoi paraditen e së shtunës Kryeministrin britanik…

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në rrugën dytësore Kavajë-Mali i Robit. Automjeti me drejtues shtetasin S. K., 29 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi Y. L., rreth 80 vjeç. Nga përplasja shtetasi Y. L. ka humbur jetën, ndërsa 29-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Read More

Sherri mes motrave i Kim dhe Kourtney Kardashian duket se nuk ka fund. Arsyeja e sherrit të tyre këtë herë ka qenë bashkëpunimi i Kim me “Dolce & Gabbana”. Kourtney e konsideroi atë një “tradhti”, pasi është shtëpia që i bëri fustanin e nusërisë në dasmën me Travis Barker në Itali. Në puntatën e fundit të reality show-t “Kardashians”, Kim komenton me nënën e saj qëndrimin e motrës së madhe. “Ajo më tha që po përpiqem ta kopjoj, ndërsa është ajo gjithmonë përpiqet të gjejë diçka për të më fajësuar mua. Ajo më urren mua”, dëgjohet t’i thotë Kim Kardashian,…

Read More

Maliqi është përfshirë ditën e sotme nga reshje të dendura shiu dhe breshëri. Në disa fshatra në fushën e Maliqit janë regjistruar dëme. Reshjet kanë sjellë shqetësim te banorët, pasi ka dëmtuar prodhimet bujqësore të zonës, siç është gruri, i cili është pranë sezonit të korrjes. Situata më e rënduar raportohet të paraqitet në fshatin Vreshtas.

Read More

Një 56-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë në Greqi. Sipas mediave greke, shqiptari ka qenë në motor kur është përplasur nga kamioni. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:50 të mëngjesit të sotëm, ndërsa 56-vjeçari u dërgua në Spitalin e Volos ku u shpall i vdekur.

Read More

Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku në një lidhje me Fax news, ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin opozitar, me disa fraksione të dukshme në radhët e demokratëve. Teksa bëri një përshkrim të të gjithë vijës së përplasjes mes PD zyrtare dhe Rithemelimit, Çollaku shprehet se Berisha dhe njerëzit e tij nuk kanë pranuar asnjë ofertë për bashkëpunimin. “Ne kërkuam që të ndalohej ngritja e strukturave paralele nga Berisha, dhe platforma jonë nuk u pranua nga pala tjetër. Të gjithë e dimë që u mbajtën zgjedhje të njëanshme, duke ndërtuar struktura paralele, pjesa tjetër qëndroi në një pritje, totalisht mesazhet…

Read More

Etrit Berisha më në fund pritet që të largohet nga Torino. Gardiani nga Prishtina nuk luan prej më shumë se 1 viti në Itali, teksa ndeshjen e fundit e ka regjistruar në 20 maj të vitit të shkuar. “Fotomac” në Turqi bën me dije se 34-vjeçari ka gjetur akordin dhe pritet të prezantohet te Fatih Karagumruk, skuadër kjo që edicionin e kaluar në Superligën turke u drejtua për shumicën e ndeshjeve nga Andrea Pirlo. Problemet që ka pasur me trajnerin Ivan Juriç kanë bërë që Berisha mos aktivizohet në asnjë ndeshje edicionin e fundit në Serie A, diçka që e…

Read More

Greqia është në heshtje zgjedhore. Pas disa javëve fushatë intensive udhëheqësit politik mbyllën tubimet e tyre elektorale ndërsa qytetarët grek do t’iu drejtohen kutive të votitimin në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Këtë të shtunë mundësinë për të votuar dhe për të shprehur vullnetin tyre politik e kanë shtetasit Grek që jetojnë jashtë vendit, numri më i lartë i tyre regjistrohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas vijnë Gjermani dhe Holanda. Bazuar edhe në rezultatet e raundit të parë të 21 majit si dhe në sondazhet e kompanive të ndryshme nuk priten surpriza mbi qeverinë…

Read More

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi është kapur me 72 kg kokainë. Sipas medieve italiane, shqiptari pa precedentë penalë ndodhej në Itali me leje turistike të vlefshme për 3 muaj. Gjatë kontrollit të makinës policia i gjeti edhe tre tufa me kartëmonedha, me vlerë totale 30.000 euro. Më pas policia zhvilloi kontroll në shtëpinë e 29-vjeçarit në rrugën via Gramsci dhe në garazh gjeti një makinë tjetër. Në bagazhin e saj gjeti 48 pako me kokainë, të cilat sipër kishin të stampuar emrin “Boss” dhe “Louis Vuitton”. Në një pjesë tjetër të makinës, u gjetën 9 pako…

Read More

Aktori Olsi Bylyku mbrëmjen e djeshme teksa ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ka folur për herë të parë për ndarjen nga partnerja e tij Egli Tako. Teksa konfiormoi ndarjen me Eglin, ndër të tjera ai tha se ishte zgjedhja më e mirë që mund të bënin sepse sipas tij për herë të parë ata zgjodhën ta duan më shumë veten e tyre. “Unë me Eglin kam qenë në një lidhje as të fejuar as të martuar, pavarësisht se ne e trajtonim sepse ishim tradicional. Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin. Unë kam…

Read More