Author: tirana

Luiz Ejlli prej disa javësh tashmë ka nisur koncertet për shqiptarët jashtë vendit, të cilët ishin dhe mbështetësit e tij më të mëdhenj gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother. Gjatë mbrëmjes së djeshme këngëtari ka performuar në një klub në Britaninë e Madhe, ku sigurisht është pritur mjaft mirë nga komuniteti shqiptar atje. Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, Luizi shihet i rrethuar nga fansa të shumtë të tij, të cilët janë treguar dorëlëshuar dhe e kanë mbuluar me paund këngëtarin. Luizi nga ana tjetër e ka nisur koncertin e tij me humor, duke iu kërkuar falje që…

Read More

Ushtria çeçene dhe luftëtarët e gardës ruse janë nisur për në zonat e tensionit në rusi, tha kreu i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov në kanalin e tij në Telegram. “Luftëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Gardës Ruse në Republikën e Çeçenisë janë nisur tashmë për në zonat e tensionit. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur unitetin e Rusisë dhe për të mbrojtur shtetësinë e saj!”, ka shkruar Kadyrov. Kreu i Çeçenisë theksoi se rebelimi duhet të shtypet, duke rënë plotësisht dakord me atë që Putin tha në fjalimin e tij. “Dhe nëse kërkohen masa më të ashpra për këtë,…

Read More

“Thuaj PO sportit dhe JO drogës”, eventi i Ditës Ndërkombëtare Olimpike, në bashkëpunim me Vizion OJF, u zhvillua në qytetin e Burrelit, me qëllim promovimin e një jete të shëndetshme me aktivitete sportive larg veprimtarive të paligjshme dhe drogërave. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit Mat Yesi – Më shumë Alternativa Drejt Arsimit të Rinisë dhe Integrimit Social-Ekonomik. Panair ushqimor nga kursantët e MATI YESi, prezantuan tavolinat e tyre me ushqimore, mekanikë etj, ndërsa shkollat, “QKF MAT”, “OAZ”, “SHERBIMI SOCIAL”, prezantuan postera të ndryshme me tematika sensibilizuese. QKF Mat dhe Biblioteka e qytetit shfaqën një mini/koncert me këngë…

Read More

Dy ditë më parë, mijëra fansa mbushën stadiumin për katër orë për të ndjekur koncertin “Dekada”, të Elvana Gjatës. Pas shumë komplimentash e përkrahjesh nga miq e figura publike, duket se nuk kanë munguar as kritikat për koncertin. Ka qenë Zhaklin Lekatari e cila ka qenë e pakënaqur pasi Elvana nuk ka performuar Live. “Playback në stadium. Wow çfarë arti”, shkruan Zhaklina në një InstaStory pak orë pas përfundimit të koncertit, postimin për të cilin u pendua shpejt.

Read More

Alvin Karaqi ka shkruar historinë dhe ka marrë medaljen e artë në Kampionatin Evropian në karatesë që po zhvillohet në Poloni. Në disiplinën e karatesë kumite deri në 84 kilogramë, sportisti kuqezi bëri që të dëgjohet himni shqiptar. Karaqi ia doli të lërë pas katër medalistë, duke triumfuar me më të mirët e kësaj disipline në Evropë. Së pari ai arriti të mposht kampionin e Evropës, kroatin Garibovic dhe grekun Mastrogiannis i cili ka fituar medalje bronzi në Evropianin e fundit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-0 për sportistin kuqezi. Në gjysmëfinale Karaqi kundër kampionit të Evropës, Michele Martina. Më…

Read More

“Ai është thjesht një qytetar, që nuk përfaqëson shtetin”. Me dinakëri dhe buzëqeshje ironike, para një salle të mbushur plot me gazetarë, Vladimir Putin në korrik të 2018-ës foli për të parën herë për kreun e mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin. Atë ditë në Helsinki, Presidenti rus sapo kishte takuar Donald Trump dhe ai kishte shumë arsye për të qenë në humor të mirë, teksa mohonte përfshirjen në zgjedhjet presidenciale amerikane. Në krahun tjetër Presidenti amerikan sapo e kishte nderuar duke e quajtur një “konkurrent brilant” dhe sapo kishte thënë se ai u besonte mohimeve të tij “shumë të fuqishme”…

Read More

Ky është momenti kur grabitësi i armatosur ka hyrë në exchange dhe ka gabitur një shumë parash. Siç shihet në pamje, i veshur me të zeza dhe maskë anti-COVID hyn brenda pikës së këmbimit valutor qetësisht dhe i drejton armën dy punonjëseve që kishin lënë derën hapur. Fillimisht ato nuk kanë kuptuar asgjë, dhe duken të pashqetësuara nga prania e tij, por pasi grabitësi nxjerr armën dhe godet në pjesën e shpinës njërën nga punonjëset ato frikësohen. Pas kërcënimit të hajdutit kjo e fundit i tregon sirtartin ku ndodheshin paratë. Grabitësi me armën në dorë nis të mbushë bluzen me…

Read More

Një 14 vjeçare nga Patosi është larguar nga banesa, duke humbur komunikimin me familjarët. Babai i saj, ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e vajzës së tij adoleshente e cila prej datës 22 qershor nuk ka asnjë kontakt me të afërmit. “Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi 39 vjeçar, banues në Patos, se në datë   22.06.2023 është larguar nga banesa vajza e tij 14 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 14-vjeçares”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Dy shtetase kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për grabitje në një dyqan. Sipas policisë, të ndaluarat janë shtetaset përkatësisht 20 dhe 32 vjeçe banuese në Fushë-Krujë, pasi në një dyqan në një qendër tregtare te Zogu i Zi, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset përkatësisht 20 vjeçe, dhe 32 vjeçe, të dyja banuese në Fushë-Krujë, pasi në një dyqan në një qendër tregtare te Zogu i Zi, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte”, thuhet…

Read More

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka qenë këtë herë e ftuara e kryeministrit në podcastin që transmetohet çdo të shtunë. Gjatë rrëfimit të saj tha se shpesh ndihej e paragjykuar. Kryeministri Edi Rama: Si ndihesh këtu? Elvana Gjata: Kur jam këtu, ka gjëra që mërzitem, them do iki. Kryeministri Edi Rama: Çfarë të mërzit? Çfarë të pëlqen dhe çfarë të mërzit më shumë kur je këtu? Elvana Gjata: Po që s’jam e lirë. Këtu nuk jam e lirë të bëj gjërat që dua Kryeministri Edi Rama: Pse çfarë do të bësh ti që po të pengojmë ne? Elvana Gjata: Po…

Read More

Teksa Shqipëria është “pushtuar” nga i nxehti afrikan dhe temperaturat shumë të larta, pasditen e djeshme Fushë-Arrëzi është “goditur” nga breshëri, i cili nuk kurseu të mbjellat. Dëme të konsiderueshme gjithashtu raportohen në çatitë e banesave. Për shkak të breshërit janë dëmtuar edhe makinat pasi i janë thyer xhamat. Bashkia Fushë-Arrëz, bashkë me Zyrën e Emergjencave Civile, Stafin e saj në bashkëpunim me Njësitë Administrative, kryetarët e fshatrave, po bëjnë të mundur evidentimin e dëmeve që janë krijuar nga kjo situatë e pazakontë natyrore në mënyrë që t’ju vijmë në ndihmë për të përballuar këto dëme.

Read More

Lufta për pushtet mes trupës Wagner dhe ushtrisë së rregullt ruse është shkallëzuar. Në Rostov kanë marshuar trupat Wagner, ndërsa në Moskë shpallet gjendja e alarmit nga terrori. Konflikti ziente prej kohësh por tani ka shpërthyer hapur. Nga Rusia njoftohet për një kryengritje të mundshme të kreut të trupës militariste, Wagner, Jevgeni Prigoshin kundër ushtrisë së rregullt ruse. Kreu i trupës, Prigoshin, sipas të dhënave të veta, me ushtarët që kanë qenë në Ukrainë kaloi kufirin për në Rusi. Ata kanë mbërritur në Rostov mbi Don, deklaroi Prigoshin në një video të publikuar në Telegram. “Godinat ushtarake në Rostov, mes…

Read More