Author: tirana

Një person ende i paidentifikuar ka grabitur në një pikë të këmbimit valutor mëngjesin e së shtunës në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re. Ai ka hyrë në Exchange rreth orës 08:25 dhe sipas policisë mbante një send të dyshuar si armë zjarri. Nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë. Njoftimi i policisë: Më datë 24.06.2023, rreth orës 08:25, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe…

Read More

Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesi e kësaj të shtune në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valuator. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re, ku një person i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë. Sipas punëtorit shuma e marrë në këtë pikë këmbimi është rreth 30 mijë euro.

Read More

Dashi-Një fllad fati dhe një dëshirë për argëtim fluturon mbi ju, edhe pse jo të gjithë planetët janë kthyer për t’ju buzëqeshur. Trupa të ndryshëm qiellorë në çdo rast po brohorasin për ju Dash dhe kjo ngre ndjenjën tuaj të palëkundur të krenarisë. Sot do të jeni të ngarkuar jo vetëm me punë, por edhe me çështje familjare. Demi-Dita e sotme pritet që të jetë përgjithësisht pozitive në aktivitetin e përditshëm dhe mjaft interesante në dashuri. Binjakët-Me Saturnin pozitiv në shenjë dhe me një “qiell” të dominuar nga yje kaq të mirë me siguri që do të kaloni një mbrëmje…

Read More

At Nikolla Xhufka ka rrëfyer se është ende i virgjër dhe se po e ruan veten për bashkëshorten e tij. Prifti, i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, theksoi se të kryesh marrëdhënie seksuale është njerëzore. Ndërsa shtoi “Prifti pa një grua nuk është prift i mirë”. Pjesë nga diskutimi: At Nikolla Xhufka: Unë e kam thënë që prifti pa një grua nuk është prift i mirë. Ju e pranoni publikisht që dëshiron të kryeni marrëdhënie seksuale? At Nikolla Xhufka: Absolutisht, është njerëzore. Ju jeni i virgjër? At Nikolla Xhufka: Po, sepse në Ungjill janë ato 10 urdhëresat e…

Read More

Kreu i grupit mercenar Wagner ka kërcënuar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbysur udhëheqjen ushtarake ruse duke argumentuar se trupat e tij janë gati të marshojnë drejt Moskës nëse ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe gjenerali Valery Gerasimov nuk pranojnë të takohen me të. “Kemi mbërritur këtu, duam të shohim shefin e shtabit dhe Shoigun. Nëse ata nuk vijnë, ne do të bllokojmë qytetin e Rostovit dhe do të nisemi drejt Moskës,” tha Yevgeny Prigozhin në një mesazh audio nga Rostov. Vetë Prigozhin më vonë pretendoi se Gerasimov iku.

Read More

Një ditëlindje e veçantë për Lionel Messin, pasi më 24 qershor 2023 mbush 36 vjeç dhe do ta festojë këtë ditëlindje si kampion i botës në fuqi për herë të parë. Ka qenë një vit i paharrueshëm për të pasi fitoi Kupën e Botës FIFA 2022 me Argjentinën dhe do të largohet nga Evropa për tu bashkuar me Inter Miami, një klub me bazë në SHBA. Fansat anembanë botës i kanë uruar ditëlindjen me dedikime speciale. Një nga momentet më të paharrueshme të Messit erdhi vitin e kaluar në Katar, kur ai fitoi Kupën e Botës FIFA 2022, duke e…

Read More

Donald Veshaj dhe Bora Zemani do të sjellin një film që flet për historinë e tyre të dashurisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Donaldi në emisionin e tij. Filmi do të ketë disa seri dhe në fokus do të jenë ata të dy. Donaldi: Si ishte ajo, është një gjë që po e them këtu ekskluzivisht për herë të parë (qesh)… Romeo: Ore do jetë dhe Bora aty apo do jesh vetëm? Donaldi: Na prisni në vazhdim në lajme të reja…mendoj se do ta lancojmë shumë shpejt. Na kanë zënë edhe ne këto halle. Do ta zbulojmë më…

Read More

Zhvillimet dramatike në Rusi, me ushtrinë e Prigozhinit që tashmë ka pushtuar Rostovin, duke kërcënuar me grusht shteti, kanë shkaktuar alarm në qeverinë e Putinit. Në këtë kontekst, presidenti rus pritet t’i drejtohet popullit rus të shtunën në mëngjes. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një deklaratë për Ria Novosti. “Po, së shpejti do të ketë një mesazh nga presidenti”, tha ai. Ministria e Mbrojtjes për luftëtarët e Wagnerit: Prigozhin ju mashtroi, kthehuni në bazat tuaja Ministria u bën thirrje që të kthehen në bazat e tyre, duke theksuar se “garanton sigurinë e të gjithëve”. “Ata ju…

Read More

E ftuara e kësaj jave në podcastin “Flasim” të kryeministrit Rama ishte Elvana Gjata, artistja shqiptare e cila dy ditë më parë “i vuri flakën” stadiumit “Air Albania”, ku mbajti koncertin e saj të parë recital. Artistja e cila ka arritur suksesin në çdo dimension dhe bëri bashkë mijëra shqiptarë në skenën gjigante, tregon se fillimi për të nuk ka qenë aspak i lehtë. Kur ajo zbuloi talentin e saj për muzikën, duket se prindërit nuk i kishte në anën e saj. “Kam lindur në Tiranë, babai im ishte ushtarak, mamaja infermiere. Kam një motër soprano që punon e jeton…

Read More

Sipas Meteoalb, orët e paradites do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në ultësirën perëndimore ndërsa me vranësira dhe shira do të paraqitet moti në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të mëtejshëm të vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të vendit, here pas here priten edhe rrebeshe. Nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike do të mbetemi edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C. Era do të fryjë…

Read More

Një punëtor ka rënë nga një lartësi në qytetin e Bulqizës teksa ishte duke punuar. Mësohet se punëtori ka qenë pjesë e një kompanie që po zbaton një projekt të veshjes me sistem kapot të disa pallateve në qytetin e Bulqizës. Punëtori është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur specialistët e inspektoriatit kombëtar të punës dhe policia, ku dhe kanë nisur hetimet për rastin në fjalë. Inspektorët po verifikojnë nesë janë zbatuar kushtet e sigurimit në punë…

Read More

Është caktuar të mbahet të martën 27 qershor dita e betimit të kryetarit të bashkisë së Himarës Fredi Beleri. Ceremonia e betimit do të bëhet në Bashkinë e Himarës në orën 11:00 të mëngjesit të së martës, sipas një ftese të Bordit të sapozgjedhur të administratës së bashkisë që ka afishuar njoftimin edhe në hyrje të bashkisë. Pyetja që lind tani është nëse Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Shqipërisë (SPAK) do ta lejojë Fredi Belerin të marrë pjesë në procesin e betimit, me atë të të cilit ai merr zyrtarisht detyrën. “Avokatët e Belerit kanë…

Read More