Author: tirana

Këtë të premte u bë rezantimi për herë të parë i Kalendarit Kombëtar Turistik të ngjarjeve kulturore, sportive dhe të traditës dhe aplikacionit të tij TEA (Tourism Events of Albania). Gjatë fjalës së tij në mbajtur në aktivitetin e zhvilluar, kryeministri Edi Rama deklaroi se aplikacioni është i aksesueshëm përmes telefonit dhe i informon turistët në kohë reale. “Faktikisht, me këtë aplikacion, ky kalendar bëhet tërësisht i aksesueshëm dhe nga ana tjetër, i jep mundësi kujdto që thjesht dhe vetëm përmes aplikacionit, të jetë i informuar në kohë reale sipas vendndodhjes, për çdo mundësi që ka në një perimetër të…

Read More

Jacques Attali, ishte i ftuari i “Public Square” nga Ditmir Bushati. Libri i fundit i Attali ku parashikon 50 vitet e ardhshme, por edhe përvoja si një mendje e bukur për tema të ndryshme, nga politika tek mjedisi, ai flet me Ditmir Bushatin për fenomene që na interesojne të gjithëve, nga Inteligjenca artificiale, tek ekonomia e jetës, pasojat e luftës në Ukrainë, dhe një parashikim interesant për të ardhmen e Shba, Kinës, Europës, si superfuqi apo jo… Attali ka një shpjegim të veçantë rreth luftës së Rusisë në Ukrainë: “Ajo që po ndodh është me rëndësi të madhe për Ukrainën…

Read More

Emisioni i humorit ‘Klanifornia’ përmbylli rrugëtimin e tij. Kjo u bë e ditur nga aktori Julian Deda, i cili përmes një mesazhi tregoi se sot ishte dita e fundit e xhirimeve të emisionit. Ai thotë se në 20 vite karrierë, sot shkoi për herë të parë i mërzitur në punë. Ai thekson se nuk mërzitet se nuk do ketë më emision, por fakti që nuk do takohet me kolegët që 15 vitet e fundit iu janë bërë si familje.

Read More

Një muaj më parë, futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda dhe bashkëshortja e tij Ajsel Grezda u bënë prindër të një djali. Futbollisti tregoi në një postim në llogarinë e tij të “Instagram” lajmin e bukur, duke publikuar një foto të vogëlushit Kian. Më pas, ishte Ajsel ajo e cila na zbukuroi Instagramin duke postuar një foto me bebushin, mirëpo mesa duket ajo foto nuk është më në profilin e saj. Kjo është vënë re nga ndjekësit të cilët e kanë pyetur. “Pse hoqe foton me bebin?”, pyetet Ajsela. “Se u fiksova me… eshte akoma shumë i vogël, por kisha…

Read More

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shprehet se është shumë i alarmuar nga situata e re në veri të Kosovës. Ai është ankuar për “arrestime të jashtëligjshme të serbëve në Kosovë” e “marshimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës” në Mitrovicën e Jugut. “Shumë i alarmuar rreth situatës në veri të Kosovës: Arrestime jashtë juridiksionit të serbëve të Kosovës dhe marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut; pasuar nga retorika e ashpër e Serbisë. Pavarësisht takimit të krizës dje, eskalimi vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë këtë”, shkruan ai.…

Read More

Interpol ka zhvilluar një aksion kundër trafikut të drogës në tre shtete të ndryshme Gjermani, Itali dhe Holandë. Nga aksioni u shkatërrua rrjeti shqiptar i narkotrafikut, ku ranë në pranga 35 persona dhe u sekuestruan mbi 1 milionë euro. “Rrjeti kriminal dyshohet se është përgjegjës për shpërndarje të gjerë të kokainës dhe kanabisit nga Amerika e Jugut në Evropë dhe shpërndarjen e tij të mëtejshme në të gjithë Bashkimin Evropian”, tha Europol.

Read More

Kolegji Zgjedhor ka vendosur rinumërim të votave në 18 qendra votimi në Bashkinë Kuçovë. Vendimi ka ardhur pas ankimimit të bërë nga ana e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Lefter Maliqi. Mësohet se rinumërimi i kutive të Kuçovës do të bëhet të premten, më 30 qershor, në orën 9:00 në ambientet e KQZ. Pas vendimit ka reaguar avokati i Maliqit, i cili është shprehur se KQZ është një institucion i kapur politikisht dhe se vendimet e marra prej këtij institucioni janë në interes të një personi apo një subjekti të caktuar. “KQZ ka manipuluar procesin është një…

Read More

Ambasada amerikane ka festuar disa ditë para kohe 4 korrikun, meqë ambasadorja Yuri Kim do të largohet pas përfundimit të mandatit. Dhe në përcjelljen e saj, kanë qenë të gjithë, madje edhe “Foltorja”, me Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin, Tomor Alizotin, deri tek Ilir Meta. I vetmi që mungonte, natyrisht ishte ai, Sali Berisha. Edhe kryeministri Edi Rama ka munguar, për shkak të vizitës së tij në Izrael.

Read More

Kolegji Zgjedhor ka vendosur që të rinumërojë votat në 18 kuti në Kuçovë. Rinumërimi do të bëhet të premten, më 30 qershor, në orën 9:00 në ambientet e KQZ. Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim ankimimin e koalicionit Bashkë Fitojmë dhe kandidatit të saj Lefter Maliqi për rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Kuçovës, të cilët kërkuan shpalljen e pavlefshmërisë për zgjedhjet e 14 majit.

Read More

1. LivandoTë gjithë i lavdërojnë këto bimë, sidomos për të bërë një gjumë më të mirë gjatë natës. Por livando ka edhe një gjë të dobishme: erën e tyre nuk mund ta durojnë mushkonjat dhe insektet e tjera.2. HudhraKa edhe legjenda të tilla që thonë se më herët vampirët mbaheshin larg me hudhra. Mund të qeshni në fillim me këtë, por hudhra me të vërtetë mund t’i largojë disa krijesa. Në mënyrë që t’i mbani larg mushkonjat, vendosni pak hudhër përreth zonës jashtë ku qëndroni dhe do ta shihni se mushkonjat do të ikin.3. BorzilokuËshtë shumë i popullarizuar në kuzhinën italiane.…

Read More

Botërori për klube ndryshon format, teksa Këshilli i FIFA-s ka vendosur në mënyrë unanime që të organizohet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2025, një vit para Kupës së Botës 2026, që do të organizohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë infrastrukturën ideale për të organizuar një event të tillë. Që për herë të parë do të mbahet me një format të ri, me 32 skuadra pjesëmarrëse. Botërori për Klube do të mbahet në periudhën qershor-korrik 2025, në të njëjtat data si…

Read More

Biznesmeni kundërthënës rus, Oleg Viktoroviç Bojko, i cili është në listën e sanksioneve të tri vendeve, për shkak të mbështetjes së qeverisë ruse, e cila kreu agresion të paprovokuar ndaj Ukrainës, ka një kompani financiare për kredi të shpejta në Maqedoninë e Veriut. Ai është person i sanksionuar në Ukrainë, Kanada dhe Australi. Departamenti Amerikan i Thesarit e ka vendosur Bojkon në të ashtuquajturën “Lista e Putinit”, e cila përfshin oligarkë rusë të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin. Bojko zotëron kompani financiare për kredi të shpejta në mbi 30 vende të botës. Fakti që ai është i sanksionuar nga…

Read More