Policia e Kosovës njoftoi të premten se ka arrestuar një qytetar serb në veri të Mitrovicës, nën dyshimet për përfshirje në sulmet ndaj forcave të KFOR-it me 29 maj, ku të paktën 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse mbetën të plagosur. Policia tha se janë siguruar dëshmi që i arrestuari, i njohur me nofkat “Gjermani” dhe “Rusi” është “përfshirë në rastin e sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare”. Arrestimi nxiti reagimin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e cila e cilësoi atë “dëshmi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është i interesuar për dialog apo paqe,…
Author: tirana
Betohet kryetari i bashkisë Dibër Rahim Spahiu Sot është zhvilluar në qytetin e Peshkopisë mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak, dalë nga zgjedhjet e 14 majit 2023.Kryetare e Këshillit Bashkiak u zgjodh mjekja Irini Shehu, ndërkohë në këtë mbledhje ka kryer betimin edhe kryebashkiaku Rahim Spahiu.Në fjalën e tij para këshilltarëve dhe qytetarëve dibranë Spahiu tha:”Uroj shumë suksese për organet drejtuese të Këshillit, duke i grantuar se bashkëpunimi me ata dhe me të gjithë anëtarët, pa asnjë dallim ngjyre dhe sigle, do të jetë i hapur, i vazhdueshëm dhe konstruktiv në dobi të komunitetit!Thellësisht mirënjohës çdo votuesi dhe qytetari dibran…
Nikolas dhe Sandrina jetojnë në Montpellier në Francë dhe 1 vit më parë celebruan dashurinë e tyre në martesë. Muajin e mjaltit vendosen ta kalojnë në Shqipëri. “Jemi këtu për të festuar muajin e mjaltit . Pamë shumë foto të natyrës dhe të vendeve në Shqipëri dhe vendosëm të vinim këtu. Vendosëm të vinim me patjetër këtu”, tha Nicolas. Ata thonë se Shqipërinë e njohën në instagram nga fotot e shpërndara dhe vendosën të vinin. Më parë kishin dëgjuar vetëm për mafian shqiptare. “Me thënë të drejtën më parë kishim dëgjuar vetëm për mafian Shqiptare në Francë që ishte shumë…
Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Ditën e Shtunë dhe Ditën e Diel moti nis me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu përgjatë relieveve kodrinore-malore. Hera-herës rrebeshe e shtrëngata lokale shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike në intervale të shkurtra kohore. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri 14m/s, kryesisht Ditën e Diel. Valëzimi në dete do te jetë I forcës 1-2ballë.
E nisur nga Italia drejt Vlorë, notarja Eva Buzo u detyrua ta lërë në mes sfidën e saj për të përshkuar me not kanalin e Otrantos, pasi pati probleme shëndetësore 27 orë pas qëndrimit në ujë. Eva Buzo ka përshëndetur me një mesazh të gjithë ata që i qëndruan pranë e që i uruan shërim. Ajo thotë se ndihet mirë dhe është e shëndetshme. “Përshëndetje të gjithëve, dua të them një mesazh për ju. Ndihem shumë mirë dhe jam e shëndetshme. Notova për një kohë tepër të gjatë dhe tani thjesht dua të ha një picë të madhe dhe një pije…
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka cilësuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Kosovën, si nevojë e tij për të shpëtuar nga afera McGonigal. Përmes një postimi në Facebook, Berisha thekson se thirrjet e Ramës për luftë e për kthimin në epokën e bronzit nuk janë asgjë më shumë se thirrje për të larguar vëmendjen nga ajo çfarë e pret në të ardhmen. Postimi i Berishës: Rama u bie brirëve të luftës, për të shpëtuar nga afera McGonigal. Prej dy javësh, pas tensioneve në veriun e Kosovës, Edi Rama ndërhyn në mënyrë brutale në punët e brendshme të Kosovës, dukë dëshmuar…
Blegtoria duket se ka marrë një goditje të fortë gjatë viteve të fundit duke bërë të ulet ndjeshëm numri i lopëve, deleve, dhive dhe gjithçkaje tjetër përveç njëdhundrakëve, të cilët vijojnë të rezistojnë. Sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT, numri i bagëtive vijon me ulje të ndjeshme që prej vitit 2017, ndërsa kulmi është arritur gjatë tre viteve të fundit. Në fund të vitit 2020 Shqipëria numëronte 363 mijë krerë gjedhë, por viti 2022 është mbyllur me 298 mijë ku më të goditurat janë lopët, numri i të cilave është ulur ndjeshëm duke zbritur në 261 mijë në…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të parkimit të ri nëntokësor në qytetin e Beratit. Parkimi i ri ka një sipërfaqe prej 7.600 m2 dhe kapacitet për rreth 200 automjete. “Ky është Parkimi i Ri Nëntokësor në zemër të qytetit të Beratit, me një sipërfaqe prej 7.600 m2 dhe me një kapacitet për rreth 200 automjete, tanimë në funksion të qytetit duke ndikuar pozitivisht edhe në ofertën turistike”, shkruan kreu i qeverisë.
350 pakistanezë ishin në bordin e anijes për peshkim, e stërmbushur me emigrantë, e cila u fundos në Greqi, më 14 qershor. Ministri Khan tha se shumë prej tyre janë të zhdukur dhe mund të kenë vdekur në një nga incidentet më vdekjeprurëse në Detin Mesdhe. Khan u tha deputetëve në Parlament se rreth 700 emigrantë ishin në anije, kur ajo u fundos më 14 qershor. Vetëm 104 persona, përfshirë 12 pakistanezë, u shpëtuan dhe 82 trupa u nxorën. Khan theksoi drojën se shumë nga pakistanezët e zhdukur kanë vdekur. “Deri më tani, 281 familje kanë kontaktuar me qeverinë duke…
Elvana Gjata do të jetë pjesë e kastit të filmit “Në kuadër të dashurisë”me protagonist Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin. Këngëtarja e njohur e cila ka luajtur edhe më parë në një film të realizuar në Shqipëri, “Dy gisht mjaltë” do të jetë pjesë e xhirimit të filmit që ka nisur përgatitjet në qytetin e Korçës. Filmi flet për një histori dashurie ku produksioni i që realizoi BBVIP pak muaj më parë ka vendosur në krah të njëri tjetrit dy personazhë që ishin antagonist për muaj me radhë, pikërisht Oltën dhe Luizin. Pjesë e kastit të filmit do të jetë…
“Babai ka qenë shumë xheloz për mamin. Edhe në burg kur ishte, i ndihej ajo xhelozia.” Në këtë dimension kaq personal dhe emocional, lexuesit do të mund të njohin shkrimtarin e brezit të humbur Petro Marko. Dorëshkrimet e tij kur ishte në burg, e bija Arianita Marko, do t’i botojë për publikun, ashtu siç janë. ‘Do të mundohemi ta ruajmë atë gjuhë me të cilën është shkruajtur në atë kohë. Ky është një botim i veçantë për mua.” Të vetmin peng që e bija ka ndaj të atit, është ikja e tij mes shumë dhimbjesh nga sistemi. “Duhet që gjërat…
Goli i Kristjan Asllanit kundër Ishujve Faroe është shpallur goli më i bukur i këtij raundi takimesh për eliminatoret kualifikuese Euro 2024. “Goditja brilante e Kristjan Asllanit është goli i këtij raundi”, njoftoi UEFA. Pas Asllanit, janë renditur Saka i Anglisë, Guler i Turqisë dhe Sallai i Hungarisë, që për hir të së vërtetës ishin po ashtu gola shumë të bukur. Shqipëria fitoi 3 me 1 përballë Ishujve Faroe. Golat për kuqezinjtë i shënuan, Bajrami, Asllani dhe Muçi. Me këtë fitore, Shqipëria u ngjit në vendin e dytë në grupin E.