Author: tirana

Taksa mbi pasurinë është një ndër zërat më të rëndësishëm të të ardhurave në buxhetet e bashkive në vend, por administrimi i saj nuk është në nivelet e duhura. Kjo për faktin se përpos disa bashkive të mëdha që e vjelin normalisht këtë taksë, pjesa më e madhe e njësive nuk kanë kapacitetet e nevojshme dhe mungesa e kadastrës fiskale përbën pengesë. Nëse do ti referohemi shifrave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga taksa mbi pasurinë kanë pësuar rritje progresive vit pas viti ndikuar kjo dhe nga rritja e lejeve të ndërtimit, dhe përsëri peshën e zënë disa…

Read More

Dy persona kanë rënë në pranga pasi shisnin drogëra të fortas nëpër lokalet e natës në zonën e plazhit në Durrës. Të arrestuar janë dy të rinj, 23 dhe 25 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin dhe shisnin drogë. Policia sekuestroi një sasi kokainë në 150 doza, një automjet, një peshore elektronike dhe 4 celularë.

Read More

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Mikela festoi pak ditë më parë ditëlindjen. Sot ajo ka bërë një bisedë viruale me ndjekësit ku këta të fundit janë bërë kuriozë për dhuratën e Efit, duke qenë se dyshja janë mikesha të ngushta. Mikela ka publikuar një bisedë në Instastory ku tregon se Efi e ka pyetur për dhuratën në mënyrë që t’i blinte ndonjë gjë që ajo do e pëlqente. Nga ana tjetër shihet se Mikela i ka kërkuar më mirë para duke shkruar me humor “M’i jep lekë mi motër se jam gropë”.

Read More

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nga Korça këtë të premte ka komentuar situatën në lidhje me tensionet e ndodhura në kampin MEK në Manëz të Durrësit. Peleshi është shprehur se ndërhyrja e policisë ka qenë konform gjithë ligjeve të shtetit shqiptar dhe ne nuk mund të lejojmë krijimin e Ishujve të vegjël ku tejkalohet ligji shqiptar. “Normalisht që në këtë komunitet do të vijojmë të jeni vend pritës dhe do të plotësojmë gjithë angazhimet humanitare që kemi ndërmarrë por pa shkelur asnjë ligj të shtetit shqiptar”, ka thënë ai. Ndërkohë në lidhje me sulmin kibernetik tek të dhënat e shqiptarëve…

Read More

Aktivitetet e Javës Kulturore Franceze vazhdojnë në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Mbrëmë në kryeqytet u organizuan tre evente njëri pas tjetrit, të tre kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Muzikës. Tirana u kthye në një arenë muzikore me evente në Parkun “Rinia”, në sallën e Katedralen Ortodokse dhe në Hemingway Club. Në amfiteatrin e Parkut Rinia qytetarët e pranishëm kanë ndjekur grupin e fëmijëve Xhuli Dance & Music. Tre kore që përfshinin persona me vështirësi në shikim: Joy of Singing (Shqiperia), Vue d’Ensemble (Franca) dhe Karditsa Conservatory (Greqia) performuan shoqëruar nga Beti dhe Sigi Bastri. Ndërsa në sallën e…

Read More

Ditën e djeshme, është shënuar një aksident në Peqin, me pasojë vdekjen e një 20-vjeçari. I riu ka qenë duke punuar tokën me zetor, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur. Për pasojë, 20-vjeçari ka marrë dëmtime të shumta dhe ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çengelaj. Njoftimi i policisë: “Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Çengelaj, Peqin, shtetasi D. H., 20 vjeç, banues në Peqin, duke punuar tokën, me mjet zetor, ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur. Për pasojë, 20-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën…

Read More

Për këdo që është i emocionuar pas muzikës, ndoshta nuk është e vështirë të besohet se muzika mund të ketë një efekt pozitiv në tru dhe në sistemin nervor qendror. Fuqia e muzikës njihet prej vitesh, por tashmë edhe shkenca ka prova. Psikoakustika është një disiplinë mjaft e re që studion reagimet psikologjike ndaj tingullit. Edhe pse ka ende shumë për të zbuluar, fusha po zgjerohet me shpejtësi dhe shumë janë duke kërkuar mënyra se si muzika mund të ndikojë pozitivisht në trurin tonë. Sipas ekspertëve, dëgjimi i muzikës mund të reduktojë stresin, presionin e gjakut dhe dhimbjet fizike, ndërkohë…

Read More

Kryeministri Edi Rama paralajmëron udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë se po rrezikojnë një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë, çka do të ishte një katastrofë, në mes të cilës do të përfshihej pastaj edhe KFOR-i. “Degradimi i situatës në veri, si rezultat i përplasjes së vazhdueshme të politikave të brendshme të dy udhëheqësve, të Kosovës dhe Serbisë, po e rrit me orë klimën e tensionit, duke rrezikuar seriozisht një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë. Do të ishte një katastrofë,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar që të flasë në lidhje me përplasjet dhe tensionet që ndodhën në kampin e MEK në Manzë. I pyetur nëse do të ndikonte në prishjen e marrëveshjes, Rama tha se nuk ka asnjë koment dhe se sot do të fliste vetëm për tensionet në veri të Kosovës. “Nuk kam asnjë koment për asgjë tjetër se për temën që jemi këtu”,-tha shkurtimisht Rama.

Read More

Kryeministri Edi Rama për herë të parë e cilësuar si pengmarrje arrestimin e tre efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat e Serbisë. Teksa kërkoi lirimin e tyre, Rama tha se ato po mbahen peng nga një shtet dhe pse s’kanë bërë asnjë krim. Rama tha se do të mbante të njëjtin qëndrim edhe sikur të ishin serb. “Fakti që 3 policë në këtë rast janë të Kosovës, janë shqiptarë, por të njëjtin qëndrim do të mbaje edhe po të ishin serb që hipotetikisht do të mbahen peng. Të mbahen peng 3 njerëz të cilët nuk kanë bërë asnjë krim.…

Read More

Edhe pse u nis për një moment historik, si gruaja e parë që mori iniciativën për të shkuar me not nga Otranto në Vlorë, avokatja shqiptare që jeton në Australi, Eva Buzo është shtruar në spitalin e Vlorës. Ajo ka shfaqur problemeve shëndetësore që e detyruan të ndërpresë sfidën e nisur prej mëngjesit të djeshëm. Eva Buzo është vendosur në terapi intensive menjëherë, teksa sipas mjekëve ka hipotermi për shkak të qëndrimit në ujë. Avokatja u nis mëngjesin e djeshëm nga Otranto, Itali për të mbërritur me not në Vlorë, por pas rreth 27 orësh në det u detyrua të…

Read More

Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama tha ndër të tjera edhe se përplasjet në rajon i shkojnë për shtat vetëm politikave të Rusisë. “Ky rajon është ai se çdo ditë po përpiqet të heqë atë damkën e tmerrshme të historisë dhe rizgjohet në anën e gabuar. Duhet ta kuptojnë të gjithë që kërkojnë të shtyjnë zvarrë këtë proces është se interesi ynë kombëtare e si shtet kërcënohet nga kjo situatë. Ky rajon nuk është as i Abinit e as i Aleksandrit, po i popujve që e popullojnë dhe që e administrojnë. Sot jemi në mes të një Europe që…

Read More