Author: tirana

Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të premte një konferencë për mediat në lidhje me situatën në veri të Kosovës. “Nuk mund të ketë normalitet në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi pa u liruar 3 policët e Kosovës. Mbajtja e 3 policëve të Kosovës në burg është lajthitje shtetërore”, tha Rama. Kreu i qeverisë shqiptare tha edhe se situata në veri po shkonte drejt një përplasje të grupeve të armatosura në veri me Forcat e Sigurisë së Kosovës. Sikur konflikti të zgjaste 3 orë, kryeministri Rama u shpreh se përplasja do të kishte qenë fatale. “Po rritet me orë klima e tensionit duke…

Read More

Djali i të ndjerës Tina Turner është arrestuar për posedim të drogave. 64-vjeçari Ike Turner Jr, u arrestua më 6 maj dhe akuzohet për posedim të kokainës dhe manipulim të provave, ndërkohë që vazhdon të mbahet në Teksas, sepse nuk e ka paguar garancinë prej 70 mijë dollarësh. Ike Jr. u ​​ndalua në një semafor për një fener makine që nuk funksiononte. Pas kontrollit iu gjet në posedim kokaine dhe metamfetaminë. Sipas oficerëve, ai u përpoq të gëlltiste drogën përpara se të kapej. 64-vjeçari ka qenë në burg që para vdekjes së nënës së tij më 24 maj. Sipas asaj…

Read More

“Marrëdhënia me Ilir Metën mbetet e palëkundur”,-tha Sali Berisha pas qëndrimeve të mbajtura të enjten nga kryetari i Partisë së Lirisë. I pyetur rreth thirrjeve për protesta të bëra nga aleati i tij, Ilir Meta deklaroi se opozita duhet të bëjë gjithçka, por shtoi se edhe qytetarët duhet të bëjnë gjithçka që të jetojnë me dinjitet. “Ky është proces reflektimi i gjithë aktorëve. Opozita ka bërë protesta, pa diskutim që do të bëjë protesta por është shumë e rëndësishme të kuptojmë se edhe vetë shoqëria duhet të reagojë. Të gjithë duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre nëse duan të jetojnë…

Read More

Një 23-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë një minorene 12-vjeçare nga qyteti i Përmetit. Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë kur 23-vjeçari me iniciale B.L. ka pasur raporte intime me 12-vjeçaren nga qyteti i Përmetit. Kontakti seksual ka shfaqur tek minorenia shqetësime në trup. Menjëherë ajo ka lajmëruar të atin që e kishte në Greqi, pasi prindërit i ka në emigracion dhe vetë jeton me gjyshen. I ati e ka çuar të bijën 12-vjeçare për kontroll në spitalin e Përmetit dhe aty ka mësuar se minorenia ka qenë shtatzënë në muajin e…

Read More

Mjekët e rinj të punësuar në sektorin publik do të përfitojnë kredi të buta për blerjen e banesës. Lajmin e bëri me dije Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend për ndryshimet ligjore në ligjin e strehimit social. “Me ndryshimet që ne propozojmë për strehimin social, do t’i hapet rrugë një seri programesh dhe lehtësirash për kategori të ndryshme të administratës publike, pjesë e të cilave do të jenë edhe profesionistët e shëndetësisë. Sipas parashikimeve të mbështetjes për punonjësit tanë të shëndetësisë, në mënyrë që sipas kritereve të përcaktuara në këtë ligj, ne…

Read More

Nuk e ka pasur të lehtë, por Eva Buzo ja ka dalë të mbërrijë deri në Karaburun. Gjatë 28 orëve not, ajo ka shfaqur probleme me të folurin nga kripa e tepërt, ndërsa së fundmi atleten shqiptare e ka pickuar kandili. Në këto kushte, trajnerët e kanë këshilluar të ndalojë notin, por Eva nuk ka pranuar. Evës i ka mbetur edhe pak orë për të mbërritur në Vlorë, atje ku ajo i kishte vendosur qëllim vetes si destinacion.

Read More

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha ka publikuar pamje që tregojnë sipas tij, sesi është diktuar vota e qytetarëve më 14 Maji. Sipas kreut të PD-së së Rithemelimit, operatorët që kanë qenë në qendra votimi për të asistuar kanë luajtur “rolin e xhandarit”. “E them përsëri, që përsëritja e të njëjtës temë nuk është ndonjëherë atraksion për mediat, por kur është një gjë themelore, shmangia e saj përbën një gabim të pafalshëm. Pikërisht kjo më detyron mua të paraqes për të shumtën herë tek ju, fakte dokumente të cilët demaskojnë dhe rrëzojnë në mënyrë përfundimtare. Zgjedhjet e 14…

Read More

Pas një aksioni tre ditor në zonat malore në Shkodër, Policia ka dalë me një bilanc të punës ku thotë se janë asgjësuar 5 mijë bimë kanabis dhe një person ka rënë në pranga. Njoftimi i plotë Asgjësohen rreth 5000 bimë narkotike cannabis sativa në zonat malore në Shkodër, identifikohen 6 autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Vihet në pranga njëri prej tyre. Si rezultat i fazës së gjashtë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, skuadra policie të 2 komisariateve të Policisë Shkodër dhe Malësi e Madhe, si dhe të Postës së Policisë Fushë Arrëz, të…

Read More

Një dasëm e blinduar nga publikimet në rrjete sociale ishte ajo e Arbanës dhe Eduardit pak ditë më parë në Toskanë. Por sot moderatorja ka ndarë një foto ku shihet si nuse, ku edhe përshkruan të gjitha emocionet e asaj dite. Postimi i plotë “Bashkë ne të dy” Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi. Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që…

Read More

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e ministrave, më specifikisht ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët drejtuar nga Bora Muzhaqi. Për të nuk ka një Ministri të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët nuk ekziston dhe se ministrja merr nga buxheti i shtetit mbi 1 miliardë lekë çdo vit. Deklarata e plotë Mbi 1 miliardë lekë në vit nga taksat e shqiptarëve, janë vjedhur nga Edi Rama dhe ministrat e tij vetëm në Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, drejtuar nga Bora Muzhaqi. Raporti tematik i Kontrollit…

Read More

Këtë të premte, Policia e Shtetit ka prezantuar masat për sezonin veror turistik. Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, tha se do të jenë 35 mjete lundruese dhe 105 policë do të monitorojnë hapësirën ujore. Njoftimi i plotë Jam sot këtu, së bashku me Drejtorin e Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Rebani Jaupi dhe me Drejtorin e Departamentit për Kufirin e Migranionin Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, për të prezentuar masat e marra nga Policia e Shtetit, për sezonin turistik 2023. Bazuar në një analizë të zhvilluar në fillim të vitit, nga Drejtori…

Read More