Author: tirana

Titaniku mori jetë të tjera. Në bordin e nëndetëses ndodhej eksploruesi francez Paul-Henri Nargeolet, një ish-oficer i marinës Stockton Rush, themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë “OceanGate Expeditions”, miliarderi britanik Hamish Harding si dhe një biznesmen me origjinë pakistaneze Shahzada Dawood dhe djali i tij 19-vjeçar Suleman Dawood. Udhëtimi për të parë mbetjet e Titanikut, kushtonte 250 mijë dollarë për person. Në fakt, djali 19 vjeçar nuk donte të shkonte fare, as nuk donte të shihte rrënojat e Titanikut. Por me sa duket nga dashuria për të atin, Suleman Dawood, 19 vjeç u ngjit në nëndetësen e vogël që supozohej…

Read More

Mbrëmjen e së enjtes, këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Elvana Gjata mbajti koncertin e saj të parë madhështor në stadiumin “Air Albania”, me emrin “Dekada”, që lidhet me faktin që ky është një moment kyç i saj i një udhëtimi muzikor në dy dhjetëvjeçarë. Krah Elvanës u ngjitën në skenë edhe yje të tjerë të muzikës, si: Luiz Ejlli, Semi Jaupaj, Ardit Çuni, Mc Cresha, Capital T, Ledri Vula, Dhurata Dora, Noizy, Ylli Limani, Bardhi, Gimmi O. Elvana ka reaguar në mediat sociale pas koncertit duke rrëfyer emocionet e saj nga dashuria e marrë. Ajo shkruan se ia dedikon…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për prestigjiozen gjermane, “Süddeutsche Zeitung” ka folur për tensionet në Kosovë dhe marrëdhënien me Serbinë. Kurti është shprehur i vendosur, duke theksuar se Serbia duhet të njohë Kosovën. “Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë më të tensionuara se në vitet e mëparshme. Uashingtoni paralajmëron se kriza mund të përshkallëzojë në një konflikt rajonal, ndërsa Bashkimi Evropian po kërcënon Kosovën me sanksione”, e përshkruan gazeta “Süddeutsche Zeitung” gjendjen aktuale në veri. Gazetari Tobias Tzick shkruan se “përpjekjet ndërmjetësuese të BE-së dhe SHBA-së kanë për qëllim të bindin Prishtinën që të formojë Asociacionin e…

Read More

Eva Buzo po shënon historinë! Atë nuk e ka ndalur as nata që të vijojë misionin e saj, atë të kalimit me not nga Otranto drejt brigjeve shqiptare në Vlorë. Ajo pritet të mbërrijë në mesditë. Mendimi për të ndërmarrë notin drejt origjinës së saj, i erdhi gjatë periudhës së izolimit nga pandemia, kur duke parë në Google Maps disa vende të mundshme për të notuar, u ndal në distancën midis Italisë dhe Shqipërisë. Eva është një avokate e zonja në Australi dhe e angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në…

Read More

Shërbimet sociale, migracioni dhe turizmi janë prioritetet për të cilat kryebashkiakja e parë shqiptare në Itali, Sindi Manushi thotë se do të ju përkushtohet më shumë në punën e saj në krye të Pieve di Cadore. Blendi Fevziu: Çfarë studimi ke marrë? Sindi Manushi: Deri në klasë të tretë kam studiuar në Shqipëri, pastaj këtu kam mbaruar gjimnazin e përgjithshëm dhe më pas kam studiuar Juridik në Trento. U ktheva sepse nuk më pëlqejnë qytetet e mesme, nuk i kam të miat. Zgjodha të kthehem këtu në Pieve. Blendi Fevziu: Si vendose të kandidoje për kryetare bashkie? Sindi Manushi: Vendosa…

Read More

Lulzim Basha dhe Gjergj Hani janë 2 kandidatët zyrtare për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet që priten të mbahen në 29 korrik. Në deklaratën zyrtare pas marrjes së vendimit, Kryesia e PD-së së vulës tha se ky është një moment vendimtar për PD, teksa u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të jenë pjesë e këtij procesi. “Miratimi i kandidaturave për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike shënon një moment vendimtar për familjen tonë politike. Në prag të çeljes së garës, ne ftojmë çdo demokrat të jetë pjesë aktive e saj dhe e procesit të riorgnizimit, nëpërmjet…

Read More

Zbulimi i disa mbetjeve të nëndetëses “Titan” rreth 478 metra larg rrënojave të Titanikut, i dha fund kërkimit shumëkombësh pesë-ditor, i cili përfshiu më shumë se 20 mijë km katrorë të oqeanit. Tashmë nuk ka më shpresa, nëndetësja shpërtheu për shkak të presionit dhe 5 personat që ndodheshin në bordin e saj vdiqën. Mbi ngjarjen tragjike, ka reaguar Shtëpia e Bardhë, e cila ka bërë një deklaratë për pesë burrat e vrarë në bordin e nëndetëses Titan. “Zemrat tona janë me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në Titan. Ata kanë kaluar një sprovë të rëndë gjatë…

Read More

Nëndetësja “Titan” që u zhduk të dielën, pësoi një “shpërthim katastrofik”, duke vrarë të pesë personat në bord. Pas ditësh kërkimesh të dëshpëruara një automjet i drejtuar nga distanca gjeti konin e bishtit të Titanit rreth 1600 metra larg harkut të anijes së mbytur. “Ne besojmë se ekuipazhi i zhytësit tonë ka vdekur”,-tha OceanGate në një deklaratë. Sipas Rojës Bregdetare të Bostonit, rrënojat janë në përputhje me humbjen dramatike të presionit. “Ne do të vazhdojmë të inspektojmë zonën ku u gjetën rrënojat”, sqaroi Roja Bregdetare, duke nënvizuar se ende nuk është e mundur të përcaktohet koha e aksidentit. Do të…

Read More

Dy shpërthime janë regjistruar në mesnatë në veri të Mitrovicës, megjithatë nuk është raportuar për të lënduar. Mediat e Kosovës raportojnë se një shpërthim ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zveçan. “Mund të jenë shok bomba ose fishekzjarrë. Nuk ka raportime për dëme apo të lënduar”,-thonë raportuesit. Tensionet në veri nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Read More

Lufta në Ukrainë arrin ditën e 485-të, një seri sulmesh ruse në Kherson lanë të paktën 7 civilë të plagosur. Nga Moska, sekretari i Këshillit të Sigurimit Patrushev thotë se Kievi ka mbi 13,000 të vrarë në kundërofensivë. IAEA paralajmëron situatë delikate në Zaporizhzhia dhe Zelensky akuzon se Moska po shqyrton një sulm ndaj termocentralit bërthamor. Por Kremlini e mohon atë. Pro-rusi i Krimesë raporton se është goditur një nga urat që lidh gadishullin me pjesën tjetër të Ukrainës, ajo e Chongar. Guardian ka përmbledhur disa nga pikat kryesore të luftës, duke nisur me raportin e OKB-së së vitit të…

Read More

Sa herë që në rrjetet sociale të zë syri ndonjë etiketim përçmues apo fyes, të të dikujt për shkak të përkatësisë fetare, të vjen ndërmend një gjest i lartë i shumë viteve më parë. Hoxha i Pukës, Hafiz Elez Hoxha (1910-2002), simbol të urtësisë e tolerancës, mik i Migjenit në rininë e tij dhe mësues mejtepi, priti Nënë Terezën, në vitin 1991, kur shenjtorja e ardhshme, u ngjit në bjeshkë për të vizituar shtëpinë e motrave të saj, në ato anë. Një çast ajo hoqi nga qafa kryqin dhe ia dhuroi Hoxhës diturak, duke iu drejtuar mirësisht: “Ndonëse nuk e…

Read More

Kjo e premte do të vijojë të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi deri në 11m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen në zonat malore 19 deri 33°C, në zonat e ulëta 20 deri 36 °C dhe në zonat bregdetare 22 deri 34°C.

Read More