Author: tirana

Dashi Do të përballeni me një zgjedhje të detyruar në dashuri, brenda ose jashtë. Lajme interesante po mbërrijnë në punë dhe mund të ketë edhe ndryshime në seli. Ndryshimet nuk janë gjithmonë negative, në fakt ato janë shpesh mundësi të shkëlqyera për sukses. Demi Të premten ju keni hënën në shenjën tuaj, kështu që emocionet do të jenë protagonistët e kësaj dite. Në punë, është koha e përkryer për të kërkuar një rritje rroge, ndaj mos hezitoni. Binjakët Në dashuri duhet të ecni përpara dhe të lini pas një të kaluar të stuhishme. Eshtë e panevojshme të mbingarkoheni nga ajo…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter, pas takimeve të ditës së sotme të Kurtit dhe Vuçiç me përfaqësuesin e BE në Bruksel. Rama shkruan se nuk mund të ketë asnjë centimetër përparim nëse 3 policët e arrestuar nuk kthehen shëndoshë e mirë nga Serbia. “Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! Por gjëja e parë: Lironi 3 policët!”, shkruan Rama.

Read More

Pas urdhërit të GjKKO për të kontrolluar në kampin MEK në Manzë , pasi dyshohej për terrorizëm dhe sulme kibernetike që bëheshin nga muxhahedinët brenda kampit. Ndërkohë forcat e policisë shqiptare janë hasur edhe me rezistencën e iranianëve brenda në kamp e ku këta të fundit ngrenë edhe akuza për vrasje nga ana e policisë. Por 5 vjet më parë Fiks Fare denoncoi veprimet e opozitës iraniane në kampin MEK në Shqipëri, duke sjell dëshminë e 3 ish anëtarëve të këtij grupimi ku treguan se cili ishte roli dhe çfarë bënin muxhahedinët në vendin tonë. Asokohe jo vetëm MEK, por…

Read More

Nga Fatos Tarifa Përsëri ai, Saliu, foli sot ne kuvend. Dhe s’la gjë pa thënë për ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjën e nderuar Yuri Kim. Ambasadorja Kim largohet këto ditë nga Shqipëria pasi i shërbeu interesave të vendit të saj në vendin tonë në të mirë edhe të interesave tona kombëtare. Ajo ishte dhe do të mbahet mend gjatë si një diplomate shumë e zonja, që mundi ta shtyjë përpara angazhimin amerikan në të mirë të agjendës demokratizuese të Shqipërisë. Yuri Kim do të mbahet mend si nje “zonjë e fortë”, që këmbënguli në realizimin e reformës…

Read More

Një valë i nxehti ka goditur Italinë që prej pasdites së djeshme. Sipas parashikimeve meteorologjike, vapa intensive do të zgjasë deri nesër, por tashmë në mbrëmjen e sotme, duke nisur nga rajonet veriore të vendit, priten reshje të dendura shiu. Ndërkohë sot termometri ka arritur në 40 gradë në Accraganta në Siçili dhe në Sardenjë, 39 në Bari, 37 në Katania dhe 36 në Romë dhe Leçe në Pulia. Autoritetet këshilluan të moshuarit dhe qytetarët që vuajnë nga sëmundje kronike të shmangin daljen nga shtëpia, të paktën në orët më të nxehta të ditës. Edhe nesër, sipas parashikimeve, temperatura të…

Read More

Rreth orës 16:00, shërbimet e Policisë së portit të Durrësit, janë njoftuar se në afërsi të zonës së quajtur “Kepi i Rodonit”, një mjet lundrues velierë me të cilin lëviznin nga porti i Shëngjinit, drejt Korfuzit, 4 turistë italianë, kishte ngecur në det, për shkak të përplasjes me një masiv rëre. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me kolegët e GDF-së, iu kanë shkuar në ndihmë 4 turistëve italianë, të cilët janë transportuar fillimisht me mjet lundrues, në breg, dhe më pas me Ambulancë, në spital, për të marrë asistencën mjekësore. Për shkak të…

Read More

Tre makina janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në zonën e ish-Kënetës, Durrës. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Dy ditë më parë, në këtë aks humbi jetën një 22-vjeçare pasi u përplas nga një makinë.

Read More

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike është vënë në dijeni për një fushatë mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e cila synon persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike njofton të gjithë qytetarët, se ka nisur puna policore e menjëhershme, për parandalimin e pasojave, për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për t’i shkuar në ndihmë çdo shtetasi që mund të preket nga kjo fushatë mashtrimi, bashkëlidhur këtij njoftimi do të gjeni formatin në të cilin dërgohet mesazhi i postës elektronike, si…

Read More

Përhapja e mushkonjave që bartin viruse virale po rritet në Evropë . Alarmi është ngritur nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), e cila shpjegon se si rritja e temperaturave në kontinentin e vjetër, me përmbytje më të shpeshta dhe verë më të nxehtë, favorizon përhapjen e dy specieve, l’ Aedes albopictus dhe Aedes aegypti . Italia është padyshim e para në Evropë për numrin e të infektuarve. Nga 1,112 rastet e etheve të Nilit Perëndimor të raportuara nëpër vende në vitin 2022, 723 janë raportuar ne Itali. E ndjekur nga Greqia (286), Rumania (47), Gjermania (16), Hungaria (14), Kroacia (8), Austria (6), Franca (6), Spanja (4), Sllovakia (1) dhe Bullgaria (1). ) . Ky është kulmi i…

Read More

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko thotë se nuk mund të pengohet kandidimi i ish-kryedemokratit, Lulzim Basha për zgjedhjet e ardhshme për kreun e kësaj force politike, që do të zhvillohen më 29 korrik. Në një intervistë për ABC News, Bejko u shpreh se Partia Demokratike ka rregulla dhe statut, që duhen respektuar nga deputetët, por edhe anëtarët e partisë. Sipas tij, ata që duan ta ndalojnë Bashën, duhet të hyjnë në garë dhe ta mundin me votë. “Jo, nuk është i realizueshëm sepse partia ka rregulla, ka një statut. Statuti e ka të përcaktuar qartë, Këshillin Kombëtar…

Read More