Author: tirana

Mesditën e 16 Qershort u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët. Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte të dashur prej kohësh. Përveçse pretendoi se i kanë bërë kurth, ai tha se kishte tradhëtuar besimin e qytetarëve të Kukësit që e kishin votuar për mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë. Me shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut, pritet që edhe në Kukës të zhvillohen…

Read More

Për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta aksioni i policisë dy ditë më parë në kampin MEK  në Manëz ka prapavijë politike. Në një konferencë për gazetarët, Meta u shpreh se kemi të bëjmë me një sjellje jo transparente nga ana e qeverisë shqiptare. Sipas Metës, ky aksion nuk i ka shërbyer imazhit të vendit tonë dhe nuk ka asnjë transparencë të plotë dhe se është kryer në bazë të pretendimeve të regjimit iranian ne veprimtarinë e supozuar kundër këtij regjimi. “Sa i takon aksionit të fundit policesk dhe politik ndaj kampit Ashraf mund të themi me bindje të…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në fjalën e tij në Kuvend ka kritikuar shërbimet online dhe konkretisht është ndalur tek ofrimi i shërbimeve nga Kadastra. Braçe u shpreh se sot që flasim pjesa dërrmuese e shërbimeve të Kadastrës ofrohen manualisht. Po ashtu një çështje tjetër tek e cila u ndal Braçe ishte edhe fakti i legalizimit të toave bujqësore. Braçe tha se në lidhje me këtë çështje janë shumë pas, duke frenuar në këtë mënyrë edhe të gjitha zhvillimet sa i takon kapiatlit në fshat. ‘Prej vitesh kemi një revolucion digjital. Duhet të nxitojmë sa më shumë të jetë…

Read More

Juventusi i thotë lamtumirë Angel Di Marias! Argjentinasi u largua pas vetëm një sezoni si bardhezi. Viti futbollistik 2022/2023 ishte me ulje dhe ngritje për argjetinasin, i cili ishte protagonist në Kampionatin Botëror Katar 2022, ndërsa në Torino nuk dha atë që pritej. “Faleminderit për gjithçka Fideo dhe fat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin zyrtar të “Zonjës së Vjetër”. Por rrugëtimi i sulmuesit të krahut ende nuk ka përfunduar. Di Maria është afër rikthimit te Benfica, skuadra që e bleu nga Rosario Central në vitin 2007. Në 40 takime të luajtura me bardhezinjtë, sulmeusi realizoi 4 në Serie A dhe…

Read More

SPAK ka kërkuar burg përjetë për Mexhit Picarin dhe 35 vite burg për Dhurata Saliaj Picari. Ata akuzohen për organizimin e vrasjes së Kudret Saliajt. Kujtojmë se më 4 Qershor 2021, Mexhit Picari vrau me armë zjarri ish-dhëndrin në një lokal afër Gjykatës së Tiranës ndërsa la të plagosur avokatin e tij. Çifti Dhurata e Kudret Saliaj ishin në proces divorci. Vrasja e Kudret Saliajt nuk erdhi pas një konflikti të çastit por ishte organizuar nga ish-bashkëshortja e tij, Dhurata dhe babai i saj, Mexhit Picari. Në dosjen e prokurorisë të dy akuzohen për organizimin e vrasjes pasi janë vëzhguar…

Read More

E ndërsa procesi i regjistrimit të fëmijëve që do të ndjekin klasën e parë gjatë vitit të ri shkollor ka nisur në portalin “e-albania”, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka konfirmuar pak minuta më parë edhe afatin deri kur do të vijojnë regjistrimet. Sipas një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, bën me dije se aplikimi online për regjistrimin mund të bëhet deri në datën 30 qershor. “Tashmë prej disa ditësh në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e para për vitin shkollor 2023-2024. Afati për këtë shërbim online…

Read More

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare profesori i njohur shqiptar i kaligrafisë, Shyqyri Nimani, i cili është dhe hartuesi i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Nimani ishte piktor, dizenjues grafik dhe pedagog. Ai njihej nëpër hapësirat shqiptare për kaligrafimin me dorë në pergamen të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Nimani u lind në Shkodër më 6 maj 1941 në një familje me prejardhje nga Gjakova të shpërngulur para Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, i biri i Ramiz Shyqri Nimanit dhe Hatmane Batushës; i ati kishte qenë oficer i Mbretërisë Shqiptare. Shkollën e Mesme të…

Read More

 Policia kishte në duar prej 6 vitesh një vendim të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Apelit, por në gjithë këtë kohë nuk arriti të gjejë dhe të vë në pranga një 43-vjeçare, e cila mashtronte qytetarët si parashikuese e të ardhmes.  Elena Muhaxhiri, gjatë këtyre viteve lëvizte nga njëri qytet në tjetrit, duke e vështirësuar punën e policisë për ta lokalizuar. Por së fundi, e gjetën të strehuar në banesën e një të afërmi, në Fushë-Krujë. Elena Muhaxhiri është dënuar edhe më herët me 17 muaj burg në vitin 2013, por kësaj here për mashtrim në Kosovë, bashkë…

Read More

Zgjedhja e Avokatit të Popullit do të paraqesë betejën e ardhshme në skenën politike, e cila pritet të përfundojë më datën 28 korrik, 2023. Deri tani, janë zyrtarizuar 15 kandidaturat që aspirojnë për këtë pozicion, ku përfshihen juristë me disa vite eksperiencë në sektorin publik, sistemin gjyqësor ose praktikën e avokatisë. Ky zhvillim vjen në një kohë kur mungon një dialog i përshtatshëm mes palëve politike, pasi për të zgjedhur Avokatin e Popullit nevojiten 84 vota, të cilat socialistët nuk i kanë në dispozicion. Aktualisht, institucioni i Avokatit të Popullit drejtohet nga Erinda Ballanca, e cila u propozua nga opozita…

Read More

Një ish-anëtar i MEK, që është arratisur nga kampi i muxhahedinëve, tregon se çfarë ndodh brenda rezidencës në Manzë të Durrësit. I ftuar në “Shqipëria live”, Mustafai rrëfeu mes lotësh vuajtjet që ka kaluar brenda kampit. Ai tha se pas 18 vitesh në kamp, doli jashtë MEK-ut. “U thashë do të djeg veten të gjallë, ose më lini të dal”, tregoi ai. 40-vjeçari u shpreh se iranianët brenda kampit janë njerëz të stërvitur mirë dhe të rrezikshëm. “Më të vjetrit janë ushtarë dhe dinë shumë shumë gjëra. Shumë prej tyre kanë jetuar në Amerikë dhe kanë qenë inxhinier IT. Edhe…

Read More

Shtrenjtimi i energjisë për furrat ka sjellë reagimin e shoqatës këtë të enjte. Furrat që prodhojnë produkte të tjera përveç bukës kanë marrë kërkesë nga OSHEE dhe Enti Rregullator i Energjisë që të paguajnë tarifa energjie si çdo biznes tjetër. Ata kanë tre kërkesa, për furrat e bukës që shesin vetëm bukë çmimi të mbetet i subvencionuari 7.6 lekë për kW, për furrat e bukës që shesin edhe produkte pastiçerie, veç bukës, të kenë një çmim alternativ prej 9.5 lekë për kW dhe subjektet që shesin dhe prodhojnë produkte pastiçerie dhe produkte të tjera brumi, por jo bukë të tarifohen…

Read More