Author: tirana

Ndarja nga jeta e Erisës, studentës 22 vjeçare e cila humbi jetën në një aksident rrugor ka tronditur pedagogë dhe studentë të universitetit ku ajo studionte. Erisa Aliaj ndërroi jetë në spital dje (21 qershor) një ditë pasi u përplas nga makina mbrëmjen e 20 qershorit në lagjen nr.17 në Durrës. Fakulteti i Shkencave Politike Juridike – UAMD në Universitetin Aleksandër Moisiu, Durrës e kujton Erisën si një studente të dalluar e cila ndiqte ciklin e dytë të studimeve në Masterin ‘Komunikim Publik’ pranë Departamentit të Shkencave Politike, pasi kishte mbaruar studimet Bachelor pranë këtij Fakulteti. “Ajo ishte një studente aktive,…

Read More

Kilian Mbape do të jetë emri më i nxehtë në këtë merkato vere. Deklarata e pak ditëve më parë që i konfirmoi PSG-së se nuk do të rinovojë kontratën dhe që mund të largohet si lojtar i lirë në verën e ardhshme, ka sjellë reagime dhe interesime nga klubet e ndryshme. Por, të ardhmen e Mbapes e lidhin të gjithë me Real Madridin. “Los Blancos” kanë larguar sulmuesin më të mirë të viteve të fundit, Benzeman dhe për të ende nuk është gjetur pasues. Televizioni i njohur spanjoll, “El Chiringuito TV” ka publikuar edhe një lajm të bujshëm. Sipas spanjolles,…

Read More

Ditët e tarifave të lira ajrore kanë mbaruar në Europë pasi në shumicën e vendeve, një kthim në çmimet e fluturimeve para pandemisë nuk duket se po rikthehet. Kjo konfirmohet, për shembull, nga shifrat e Zyrës Federale të Statistikave Gjermane, e cila raportoi se çmimi mesatar i një fluturimi ndërkombëtar në prill 2023 ishte 33.4% më i lartë se një vit më parë. Përveç kësaj, kërkesa për udhëtime ajrore në Europë ka qenë shumë e lartë që kur udhëtimet u bënë më të përballueshme. Por kapacitetet e fluturimit nuk janë aq të larta sa në vitin 2019 kështu që kërkesa…

Read More

Shtyhet përsëri seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit. Mësohet se SPAK kërkoi kohë të verifikojë prokurat e avokatit nga familjarët. Nga ana tjetër avokati i familjarëve deklaroi se prokurat janë bërë të viteve të ndryshme, nga viti 2011. “Nuk ka asnjë lloj problemi sepse janë procese gjyqësore që zgjasin”, tha avokati. Ndërkohë seanca e radhës u la më 7 korrik.

Read More

Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë mbrëmjen e djeshme në Breshia të Italisë, teksa udhëtonte me një motor tip “Honda”. I riu i identifikuar si Iralt Merdita sapo kishte mbaruar punën, po udhëtonte përgjatë provincës 668 të Lenos për të mbërritur në Ghedi dhe për të ngrënë darkë me familjen e tij. Por ai nuk mbërriti kurrë në shtëpi. 28-vjeçari me origjinë shqiptare mbeti viktimë e një përplasjeje shumë të dhunshme me një “Volkswagen Passat”, që ndodhi në një karburant. 28-vjeçari pësoi lëndime shumë të rënda. Fatkeqësisht, nxitimi i dëshpëruar për në Shërbimin Civil të Brescias…

Read More

Disa ndryshime të vogla në dietën ushqimore mund të jenë po aq efikase sa botoksi. Sipas një prej dermatologeve më të njohura në botë, konsumimi i “superushqimeve” redukton rrudhat, ndihmon hidratimin dhe i jep shkëlqim lëkurës. Nëse nuk marrim ushqyesit e duhur, shtresa e sipërme e lëkurës duket e thatë, e irrituar ndërsa shtresa e dytë humbet elasticitetin dhe hidratimin. Kolagjeni dhe acidi hialuronik janë thelbësorë, por trupit i duhen karbohidrate, proteina, vitaminat C, D, E, zink, hekur, selenium dhe bakër për t’i prodhuar. Por mbi të gjitha i duhen yndyrna. Avokadoja, frutat e thata, vaji i ullirit dhe salmoni…

Read More

Ditën e sotme, tre ambiente të përshtatura për tharjen e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, janë gjetur në fshatin Dukagjin i Ri Krujë. Në këto ambiente janë gjetur gjithashtu, 208 fara të dyshuara narkotike kanabis, të mbjella në kubikë, sasi lënde narkotike kanabis dhe një peshore elektronike. Për rrjedhojë ka rënë në prangat e policisë pronari i banesës, 55-vjeçari me iniciale S.H, i akuzuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Kjo ishte faza e 18-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar…

Read More

Të sillesh si psikopat mund të të ndihmojë në karrierë dhe në dashuri. Mund të kundërshtosh – në fund të fundit kush do të punësonte Hannibal Lecterin, apo kush do të lidhej me Norman Batesin – por kjo është ideja e “Udhëzues për suksesin e psikopatit”, një libër shumë popullor me autorë Andy McNab dhe profesorin e psikologjisë në Oksford, Kevin Dutton. “Doja të rrëzoja mitin që të gjithë psikopatët janë të këqinj”, thotë Dutton i cili e ka eksploruar edhe më parë këtë temë. “Kam bërë kërkime me forcat speciale, me kirurgë, me menaxherë të lartë e të mesëm,…

Read More

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje liderëve të NATO-s që gjatë takimit të tyre në Vilnius në korrik, të përqendrohen në rritjen e kapacitetit luftarak të Ukrainës gjatë kundërofensivës së Kievit ndaj forcave ruse. Një çështje kyçe që duhet ngritur gjatë takimit të 11 dhe 12 korrikut do të jetë e ardhmja e raporteve mes Ukrainës dhe NATO-s, tha Scholz. “Ne duhet ta shohim qartë situatën aktuale”, tha Scholz para ligjvënësve në Berlin, duke shtuar se Kievi “vetë ka thënë se anëtarësimi në NATO nuk është kërkesë përderisa Rusia vazhdon luftën e saj kundër Ukrainës”. “Prandaj unë po kërkoj…

Read More

Dua Lipa po përjeton fazën e saj më të mirë pasi përveç lidhjes me regjizorin Romain Gavras, ajo ka bashkëpunuar me ikonën e modës Donatella Versace për koleksionin e fundit “La Vacanza”. Në postimin e saj të fundit në Instagram, këngëtarja ka publikuar foto nga një set fotografik i realizuar së fundmi me rroba banje. Dua ka pozuar edhe me çantën “Crystal Repeat Mini Hobo”, një çantë ngjyrë rozë me kristale, e cila është pjesë e koleksionit të saj të ri dhe vlerësohet me një çmim prej 2,100 euro.

Read More

Në mbledhjen e të hënës të grupit parlamentar të PD, deputetët demokratë kanë diskutuar mbi vakancën disa mujore të pozicionit të Kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë që i takon opozitës. Por Gazment Bardhi ka informuar deputetët se do të propozojë deputeten Orjola Pampuri për këtë pozicion, por ky propozim ka hasur kundërshtinë e deputetëve. Ato kanë propozuar deputeten Zheni Gjergji, e cila është miratuar me shumicën e votave të ligjvënësve demokratë.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës. 55-vjeçarja Diana Mulla është dhunuar nga bashkëshorti i saj, Fatos Mulla, i cili e ka hedhur nga shkallët e shtëpisë private, duke i shkaktuar thyerje të këmbës së djathtë. Bashkëshorti mësohet se e ka mbajtur në banesë me këmbën e thyer deri ditën e djeshme. 55-vjeçarja ka rrëfyer përballë mjekëve dhunën e ushtruar ndaj saj. Ajo raportohet se vuan nga probleme shëndetëasore, pasi ka pësuar paralizë më herët, por vuan edhe nga zemra. Ajo tregoi se bashkëshorti e dhunonte prej kohësh, ndërsa nuk ka guxuar ta denoncoje për shkak të…

Read More