Author: tirana

Akademia e Studimeve Albanologjike ka depozituar një ditë më parë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, kërkesë-padia për hapjen e procesit gjyqësor ndaj Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në këtë kërkesë-padie kërkohet shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave “Për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e instituteve kryesore të saj” dhe marrjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur pezullimin e zbatimit të aktit deri në përfundim të procesit. Më 12 qershor 2023, Senati Akademik i Akademisë së Studimeve Albanologjike vendosi ndjekjen e procesit ligjor…

Read More

Studentja 22-vjeçare Erisa Aliaj humbi jetën në një aksident rrugor, dhe kjo ngjarje tragjike ka tronditur pedagogë dhe studentë të universitetit ku ajo studionte. 22-vjeçarja ndërroi jetë në spital dje (21 qershor) një ditë pasi u përplas nga makina mbrëmjen e 20 qershorit në lagjen nr.17 në Durrës. Fakulteti i Shkencave Politike Juridike-UAMD në Universitetin Aleksandër Moisiu, Durrës e kujton Erisën si një studente të dalluar e cila ndiqte ciklin e dytë të studimeve në Masterin ‘Komunikim Publik’ pranë Departamentit të Shkencave Politike, pasi kishte mbaruar studimet Bachelor pranë këtij Fakulteti. “Ajo ishte një studente aktive, e cila angazhohej në…

Read More

“A nuk do të ishte një shenjë e mirë që t’ia lëmë demokratëve ta vlerësojnë në një proces të ndershëm të drejtë e të barabartë”,-tha Enkelejd Alibeaj kur u pyet për garën e PD dhe kandidimin e Lulzim Bashës. Në një deklaratë për media ai tha se kjo e drejtë i takon anëtarësisë. “Ne mund të kemi idetë tona, po askush nuk duhet të ketë fodullëkun se mendojnë më mirë e drejt se anëtarësia. Ne kemi një detyrë që zëri i tyre të dëgjohet. PD nuk do të duhet të jetë më e njerëzve që e braktisin”. Sipas tij PD…

Read More

Luiza Gega është e pamposhtur. Teksa ka fituar garën e 3 mijë metrave me pengesa në Kampionatin Evropian të Atletikës që po zhvillohet në Krakow të Polonisë, ajo ka fituar në divizionin e tretë të garës, teksa e ka mbyllur me kohën 9:17.31. Me këtë fitore, Gega barazohet me kampionen bullgare Ivet Lalova-Collio me 11 fitore në historinë e kampionateve të ndryshme evropiane, teksa dy herë ka dalë në vendin e dytë. Veç suksesit, Gega ka vendosur edhe rekord për femrat me kohën e saj. Dje Gega fitoi edhe në garën e 5 mijë metrave, teksa dita e sotme ishte…

Read More

Deputeti Saimir Korreshi del kundër procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike së vulës. Në një prononcim për mediat nga jashtë Kuvendit, Korreshi tha se mund të ketë edhe një mbledhje tjetër të Këshillit Kombëtar. Korreshi i’u drejtua demokratëve, ku i tha se lufta në PD nuk bëhet për ta, por për interesa personale. “I lumtë që ka plotësuar formularin Basha. Por mund të ketë një mbledhje të Këshillit Kombëtar rrugës. Ne jemi shpallur një herë kulak para ’90, por nuk i dihet jemi duke verifikuar dhe parë sesi mund të behët një tjetër Këshilli Kombëtar. Të…

Read More

Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, janë kandidatët që do të përballen për të qenë kryetar i ri i PD-së së vulës. Enkelejd Alibeaj, i pyetur nga gazetarët se përsë nuk është pjesë e garës, ai tha se sfidën e vet e kaloi me sukses dhe që mbajti gjallë PD-në. “Mund ta them me plotë gojën që sfida ime ka qenë shumë e suksesshme, sa kohë që kishim luftë nga dy anë, sfida ishte që PD të dilte e gjallë, dhe të kishte koshiencë, e ndryshuar në mentalitet dhe e aftë për të parë në sy gabimet”,-tha Alibeaj. I pyetur se…

Read More

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka kërkuar gjatë fjalës së saj në Kuvend, përmirësimin e katalogut të të drejtave të njeriut për ta përafruar atë me standardet e Bashkimit Europian. “Ka ardhur koha të përmirësojmë katalogun e të drejtave të njeriut në vend për ta bërë në linjë me kartën e të drejtave të njeriut në BE sepse ka të drejtat më modern në këtë fushë. Do doja të tregonim një model më të mirë. Përmes anëtarësimit në BE karta do të bëhet pjesë e legjislacionit por asgjë nuk na ndalon ta miratojmë paraprakisht. Kjo do të ishte kërkesa ime…

Read More

Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati për gazetarët nga jashtë Kuvendit, tha se vetëm Këshilli Kombëtar ka të autoritetin me votë të largojë anëtarët e vet. Nallbati tha se nuk duan që PD të zvogëlohet si parti si dhe për kryetarin e ri. “Vetëm Këshilli Kombëtar ka të autoritetin me votë të largojë anëtarët e vet, ku shoqërohet me raport nga sekretari i përgjithshëm për shkeljet që ka bërë ky individ ka bërë. Nga 453 anëtarë janë 329. Kush e mori këtë vendim? Nuk duam që kjo parti të zvogëlohet më tepër, por të zmadhohet. Kjo i përket qytetarëve, është aset…

Read More

Forcat ruse kanë goditur caqe civile dhe të infrastrukturës përmes një vale të raketave dhe dronëve të lëshuara gjatë natës, tha ushtria ukrainase mëngjesin e 22 qershorit. Ushtria shtoi po ashtu se beteja të ashpra po zhvillohen në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, ku Rusia ka intensifikuar sulmet e saj. Në Krimenë e aneksuar nga Rusia, një urë kyçe që e lidh këtë gadishull me pjesët e pushtuara të Ukrainës në rajonin jugor të Hersonit u dëmtua pasi u godit, sipas zyrtarëve të instaluar nga Moska, me raketa Storm Shadow, të lëshuara nga forcat ukrainase. Shtabi i Përgjithshëm raportoi se…

Read More

Enkelejd Alibeaj, në një komunikim me gazetarët jashtë Kuvendit, u shpreh se pret që zgjedhjet e 29 korrikut për kryetar të ri të PD, pret dhe shpreson që të jenë transparente dhe të mos manipulohen votat. “A do bëjmë ne dot një proces transparent dhe jo me simptomat e dikurshme, kjo është sfida. Kjo nuk është garë mes Hanit dhe Bashës, sfida është sesa procesi është transparent, ku të mos manipulojmë votat. Nuk kam kandiduar përballë Bashës…. jam shumë serioz në detyrat që marr në PD”, tha ai.

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në kulmin e debateve në Kuvend, iu bëri thirrje ligjvënësve që të miratojnë rezolutën që dënon gjenocidin serb. Gjatë fjalës së tij, ai pyeti se pse kjo rezolutë nuk futet në rend të ditës, duke shtuar se Vuçiç përcakton edhe programet e Kuvendit. “I rekomandoj qeverisë që të asistojë qeverinë e Kosovës për të ngritur çështjen e gjenocidit serb. Shpjegimi i vetëm që ngel nga kjo çështje, është këmbëngulja e Vuçiçit. Siç duket Vuçiç përcakton edhe programin e Kuvendit”, tha ai.

Read More