Author: tirana

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës në drejtim të Policisë së Shtetit, për ndërhyrjet në kampin MEK në Manzë. Sipas Ballës, Berisha ka 32 vite që bën të njëjtën gjë duke përdorur për qëllime politike ngjarje të tilla. “Teknika mbyllja pak këtij zhurmuesit. Mbylleni se e ka të hapur. Ky që bën sikur i dhemb barku për atë që po heton drejtësia shqiptare, bën të njëjtën gjë sa herë që drejtësia bën detyrën e vet. Kuvendi as nuk mund të ndërhyrje në çështje që i takojnë drejtësisë. Koha kur Kuvendi…

Read More

Nga Kuvendi i Shqipërisë, Sali Berisha ka bërë një deklaratë për kontrollin e policisë në kampin e MEK në Manzë. Ai kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. “Jam këtu për të deklaruar se në këtë moment ndihem më shumë se kurrë se kurrë, ndihem një muxhahedin. Ndihem luftëtar i lirisë. Ndihem muxhahedin sepse, qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vetë, në strehë të vetë, një luftëtar lirie. Ndihem sot muxhahedin sepse aktakuza e djeshme është historia më e turpshme për një vetë. Ajo ishte e shkruar në Teheran. Aktakuza bazohej në shpifje e trillime. Po…

Read More

Zv/kryeministrja dhe ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku përshëndeti sot ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, në përfundim të misionit të saj në vendin tonë. Balluku thotë se Kim i shërbeu Shqipërisë si të ishte bijë e saj. “Sot pas më shumë se tre vjetësh bashkëpunim me Yuri Kim, mund të them pa frikë se unë dhe stafi im, jemi dëshmitarët e gjallë të dëshirës dhe pasionit të saj për të mbështetur e ndihmuar Shqipërinë, jemi të lumtur që patëm mundësinë të kemi në krah një grua që i shërbeu këtij vendi të vogël…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se ndryshimet klimatike që përbëjnë një kërcënim serioz në për mirëqenien e njerëzve dhe për shëndetin e planetit tonë, ndikojnë edhe në ekonominë e vendit. Sejko shton se për vitet 2022-2024 është vendosur të monitorohen rreziqet klimatike ndaj mjedisit ekonomik dhe financiar ku operon Banka e Shqipërisë. “Përmes aktiviteteve të tij, CEF ka kontribuar në arritjen e qëllimeve të axhendës 2023 për zhvillim të qëndrueshëm duke promovuar institucione efektive të përgjegjshme dhe të përfshira në të gjitha nivelet e qeverisjes. Ndryshimet klimatike përbëjnë një kërcënim serioz për mirëqenien e njerëzve dhe për…

Read More

Një ditë pasi në një fasoneri në Fushë-Thumanë humbi jetën punëtori Taulant Dika, Policia e Krujës ka arrestuar 48-vjeçarin Fredi Kalesha, administrator i vendit ku humbi jetën i riu. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Krujë, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi ditën e djeshme, në këtë fasoneri, shtetasi T.D., 33 vjeç, duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë dhe për pasojë ka humbur jetën”,-njofton policia.

Read More

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka vendosur mospranim të ankimit të familjarëve të 21 Janarit, të cilët kundërshtonin vendimin e SPAK-ut për kalimin e çështjes për kompentencë në Prokurorinë e Tiranës. Vendimi është marrë në dhomë këshillimi nga gjyqtarja Igerta Hysi. Familjaret e 21 Janarit kanë kërkuar që dosja të merret në dorë nga SPAK, sepse nuk kanë besim të Prokuroria e Tiranës, mirëpo Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e tyre të depozituar më 16 shkurt, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 janarin. Kreu i SPAK, Dumani…

Read More

Deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj ka folur në lidhje me ligjin për legalizimin e kanabisit. Sipas saj, duhet të kuptojmë që ligji në fjalë ka të bëjë me përdorimin për arsye mjekësore dhe industriale, dhe padyshim që nuk përjashtohet as qëllimi ekonomik. Sfida më e madhe, sipas Resulit, mbetet implementimi dhe zbatimi i këtij projektligji, si një nga shqetësimet kryesore edhe të ndërkombëtarëve. A i duhet Shqipërisë legalizimi i kanabisit? Duhet të kuptojmë që përdorimin e ka për arsye mjekësore dhe industriale, dhe padyshim që nuk përjashtohet as qëllimi ekonomik. Pavarësisht të gjitha dilemave që mund të ketë, përdorimi…

Read More

Elena Muhaxhiri është arrestuar nga policia e Fushë-Krujës si e shpallur në kërkim për mashtrim. 43-vjeçarja pretendonte se parashikonte te ardhmen, dhe për këtë u zhvaste klientëve të saj të shumtë, sende me vlerë e para. Gjykata e Apelit në Tiranë e ka dënuar 43-vjeçaren me 2 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm, duke i premtuar se mund t’i parashikonte të ardhmen.

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës 2023, e cila u organizua nga Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina, në datat 21-22 qershor 2023, në Londër. Xhaçka theksoi se Shqipëria do të vijojë ndihmën e saj ndaj Ukrainës, teksa nënvizoi se “duke mbështetur luftën për lirinë dhe të ardhmen e këtij shteti, po mbështesim të ardhmen e të gjithë globit”. “Shqipëria do të bëjë gjithçka mundet. Kryeministri Rama është zotuar, së bashku me Malin e Zi dhe RMV, të ndihmojnë në rindërtimin e Irpin. Ne do të ofrojmë mbështetje në nivel…

Read More

Pas Albin Kurtit, edhe Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar që sot do të jenë në Bruksel, por ndryshe nga Kurti, ai ka thënë se nuk do të flasë me kryeministrin e Kosovës. Edhe pse ky takim këtë ka si qëllim, që tensionet në veriun e Kosovës të ulen. Për televizionin serb RTS, Presidenti Vuçiç ka thënë se nuk do ta takohet me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, por do të bisedojë vetëm me Borrell. “Biseda me Kurtin nuk ka kuptim. Unë do të shkoj në Bruksel të flas me Borrellin. Me Kurtin nuk kam se çfarë të flas”, është shprehur Vuçiç.…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar pamjet nga kantieri per ndërtimin e Unazës së Madhe. “Vijon puna në të gjitha lotet e Unazës Veriore të Tiranës një nga projektet më të rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit, si dhe për lehtësimin e trafikut brenda qytetit. Realizimi fizik ka arritur në masën 25%”, shkruan Veliaj. Ndër objektivat e kryebashkiakut Veliaj këtë mandat janë Teatri i Ri, Stadiumi “Selman Stërmasi”, Muzeu i Artit Modern, Muzeu i Tiranës, Kampusi Universitar, “TEDA Tirana”, Qendra e Konventave dhe Ekspozitave, Qendra Ndërkombëtare e Panaireve, Kopshti Botanik, Stadiumi i Lojërave me Dorë “Asllan Rusi”, Unaza…

Read More

Aktorja Arjola Demiri e cila di të provokojë, është kritikuar nga ndjekësit e saj pas një postimi që ajo ka bërë së fundmi në rrjetet sociale. Artistja kërcen në mënyrë sensuale në kishë, ndërsa kjo gjë nuk u prit mirë nga fansat e saj, të cilët këtë veprim të aktores e vlerësuan të pahijshëm për tu bërë në një vend të shenjtë. Arjola përmes një shkrimi në Instagram ka reaguar në lidhje me këtë situatë. Ajo sqaroi ndjekësat e saj duke thënë se në kishë ishte mbajtur një aktivitet i përvitshëm ku të ftuar ishin rreth 300 persona të cilët…

Read More