Në sallën e këshillit bashkiak të Shijakut, u zhvillua ceremonia e betimit të Elton Arbanës për një mandat të dytë si kryetar i bashkisë, pas fitores së arritur në zgjedhjet e 14 majit. “Nuk do të isha këtu sot, nëse nuk do kisha marrë besimin e mijëra qytetarëve që votuan për mua si kandidatura më e mirë për të drejtuar bashkinë. Për këtë ju jam thellësisht falënderues dhe ju premtoj që besimin tuaj do ta kthej në punë për të mirën e të gjithëve”, tha ai. Arbana falënderoi kryeministrin Edi Rama i cili u shpreh ai, “që në fillim besoi…
Author: tirana
Këto janë orë vendimtare. Kërkimet për të gjetur nëndetësen turistike të Titanikut që u zhduk në Oqeanin Atlantik, kanë hyrë në çaste vendimtare. Edhe pak orë ka mbetur deri në përfundimin e sasisë së oksigjenit që ka brenda nëndetëses turistike. Me orën tonë lokale, llogaritet që rezervat e oksigjenit në këtë nëndetëse të vogël të përfundojnë rreth orës 12:00-13:00. Kapiteni që drejton operacionin e kërkim shpëtimit ka thënë më herët se ende nuk kanë asnjë dijeni për vendndodhjen e nëndetëses Titan. Ndërsa pajisje të tjera ujore të pajisura me kamera dhe të komanduara në distancë, do të zhyten për të…
Kur lexojmë lajmet në gazetë ose në internet, ne jemi më pak të tërhequr nga lajmet e mira dhe më shumë të tërhequr nga lajmet negative si fatkeqësitë natyrore, krimet ose aksidentet. Dhe pastaj, kemi më shumë gjasa t’i ndajmë ato me të tjerët. Kjo doli nga një studim i universitetit kanadez McGill, në të cilin studiuesit përdorën teknologjinë e gjurmimit të syve për të studiuar se cilët artikuj ishin më të ndjeshëm ndaj njerëzve. Kjo vëmendje selektive u shfaq në të gjithë vullnetarët e përfshirë nga studiuesit që shqyrtuan zgjedhjet e lexuesve nga 17 vende të ndryshme, të vendosura…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë këtë të enjte drejt Brukselit për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës. “Do të udhëtoj nga Roma për në Bruksel, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në dialogun e nivelit të lartë të thirrur nga përfaqësuesi i lartë Borrell. Do të insistoj në lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve [të Kosovës] që po mbahen peng nga Serbia, shtensionimin e situatës dhe normalizimin e raporteve”, shkroi Kurti në Twitter. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian…
Këtë të enjte do të zhvillohet seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa pritet të ketë një raportim vjetor për vitin 2022 nga Avokati i Popullit, Bankës së Shqipërisë dhe Komisionit të Prokurimit Publik.
Për këtë të enjte, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të thata dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi 6-8m/s.
mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur nga Shkodra. Me një video ku tregohet pastrimi i qytetit, Rama shkruan se Shkodra e pastër, është prioriteti që ka nisur të jetësohet nga Beneti për çlirimin e çdo rruge nga regjimi i plehrave. “MIRËMËNGJES dhe me Shkodrën e pastër, prioriteti i parë i emergjencës, që ka nisur të jetësohet nga Beneti për çlirimin e çdo rruge të qytetit nga regjimi i plehrave që mbulonin kazanët, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Dashi Nëse jeni beqar tani është koha të dilni dhe të bëni lëvizjen e parë. Nuk mund të mendoni të qëndroni beqarë për gjithë jetën ose të ankoruar në një të kaluar që nuk do të kthehet më. Në punë bëni kujdes të mos e mbushni veten me aktivitete dhe gjëra për të bërë. Demi Të enjten në këtë periudhë nuk jeni aq të hapur ndaj dashurisë por mos u mbyllni shumë. Në punë çdo gjë duket më e vështirë se zakonisht por shumë shpejt do arrini të gjeni një ekuilibër. Binjakët Çfarë nevoje të madhe për dashuri keni! Mundohuni…
Në emisionin “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala, u diskutua për videoskandalin seksual të ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici. Gazetari Arion Sulo u ndal te gruaja e përfshirë në video, A.K., ku u shpreh se çdo gjë ka qenë e mirëmenduar dhe se nuk ka vepruar e vetme. Të njëjtin mendim ndau dhe Elkier Bushkolaj, i cili shtoi se teza e një kundërshtari politik mbetet e hapur, e ndërsa tha se pavarësisht rrethanave, gruaja e përfshirë në skandal i ka bërë një shërbim qytetarëve.
Një 35-vjeçar, punonjës i një fasonerie në Thumanë ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të mërkure. Dyshohet se punonjësi T. L., 35 vjeç, është goditur aksidentalisht nga një tranxhë dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. “Më datë 21.06.2023, në një fasoneri në Thumanë, Krujë, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë shtetasi T. L., 35 vjeç, punonjës i kësaj fasonerie, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.”- njofton policia.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dalë pasditen e kësaj të mërkure me një video-mesazh, ku i drejtohet gjithë qytetarëve, kryesisht atyre të që banojnë në komunat veriore, në gjuhën serbe. Në videon e publikuar në rrjete sociale, Kurti shprehet se BE ka premtuar që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme për kryetarë komunash në veri, nëse Kosova pranonin Aneksin e Ohrit. Ndërkaq, kreu i qeverisë së Kosovës ka akuzuar presidentin Vuçiç se në zgjedhjet e parakohshme u ka bërë oferta luksoze pjesëtarëve të Listës Serbe për të bojkotuar zgjedhjet. Ai shtoi se sulmi dhe rrëmbimi i…
Zjarri që shpërtheu në lagjen Val-de-Grace, në lagjen e 5-të të Parisit, është vënë nën kontroll, pas shpërthimit të fortë që tronditi zonën pasditen e së mërkurës, siç njoftoi shefi i policisë në. kryeqyteti francez. “Zjarri është nën kontroll”, u tha Laurent Nunes gazetarëve. Sipas mediave franceze, 24 persona kanë mbetur të plagosur dhe gjendja e katër prej tyre cilësohet si kritike. Raportohet për të paktën dy persona të zhdukur.