Armando Broja ka qenë mungesa e madhe e Shqipërisë në tre sfidat e para në kualifikueset “Euro2024”. “Bomberi” kuqezi pësoi një dëmtim të rëndë në gju, por tashmë është rikthyer në fushë, i gatshëm për të bindur trajnerin Pochettino. Dëshira e Brojës ka qenë dhe mbetet e njëjtë, të bëj vend te Chelsea, klub ku është rritur, me të cilin ka një kontratë deri në qershor 2028. Pavarësisht këtij fakti, emri i Brojës mbetet fiks në tregun e transferimeve. Sulmuesi kërkohet jo vetëm në Premier League, por dhe në Serie A. “Tuttosport” shkruan se Broja është një objektiv i Milanit…
Author: tirana
Në dosjen për vendimin e GJKKO për kontrollin në MEK, shkruhet se dyshohet se nga organizata “MEK” nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë kryer sulme kibernetike ndaj Republikës islamike të Iranit në periudha të ndryshme kohore si dhe ndaj institucioneve të shtetit Iranian. Konkretisht, si edhe në detajet e tjera që Report Tv ka përcjellë, grupi dyshohet se ka hakuar mbi 5000 kamera sigurie të organeve shtetërore iraniane dhe 150 faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit. Madje, sipas procesverbalit, thuhet se në një kanal në telegram, grupi “Kryengritja deri në Përmbysje”, që dyshohet se është i lidhur…
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka folur sërish për arrestimin dhe mbajtjen në burg për kryebashkiakun e Himarës, Fredi Belerin, duke e quajtur si ngjarje e pakëndshme dhe se nuk do të injorohet nga Greqia. “Çështja Beleri nuk do të fshihet nën tavolinë. Shpresoj që marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë të përmirësohen, por kjo është një pengesë shumë e madhe. Ata e kanë gabim nëse mendojnë se diçka e tillë lehtë mund të vihet nën tavolinë, të injorohet ose të harrohet”, është shprehur Dendias në një intervistë televizive për mediat greke. Ai e quajti ngjarjen si tepër të pakëndshëm.…
Shqipëria forcoi transparencën e rregullimeve ligjore dhe përmirësoi rregullimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve jofinanciare Shqipëria ka përmirësuar masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, thuhet në një raport të këtij viti të MONEYVAL, botuar këtë të mërkurë. Raporti thotë se Shqipëria ka përmirësuar përputhshmërinë e saj me rekomandimet e Task Forcës së Veprimit Financiar të MONEYVAL, që lidhen me transparencën dhe rregullimin e mbikëqyrjen e bizneseve. Për sa i përket këtyre rekomandimeve, Shqipëria është rivlerësuar nga “Pjesërisht në përputhje”, në “Përgjithësisht në përputhje”. Që nga qershori i vitit të kaluar, thotë MONEYVAL, Shqipëria mori masa shtesë,…
Një vajzë me origjinë shqiptare ka pushtuar faqet e para të mediave italiane, për shkak të rezultateve ekselente në shkollë. Samantha Gjeci, nxënësja që sapo ka mbyllur vitin e katërt në gjimnazin Canova të rajonit të Trevisos, cilësohet si studentja model, pasi në dy vite radhazi ka pasur në diplomë të gjitha notat dhjeta. Siç ndodhi edhe qershorin e kaluar, mendimet e vajzës teksa prononcohet për mediat lokale janë kthyer menjëherë nga familja. “Prindërit e mi më mbështesin dhe janë shumë krenarë”, shpjegon Samantha. “Tridhjetë vjet më parë babai im zbarkoi në Itali nga Shqipëria. Dhe e di sa sakrifica…
Një i ri shqiptar është dënuar me 8 muaj burg në Britani, pasi është gjetur në një “fermë kanabisi”. Mediat britanike raportojnë se 25-vjeçari Klajdi Kerkapini, në momentin që ka dalë para gjykatës ka deklaruar se e ka bërë këtë punë pasi ishte i detyruar pasi kishte borxhe. Ai u arrestua më 17 maj të këtij viti, pasi u gjet brenda ‘fermës së kanabisit’ në Durham. Gjatë aksionit policor, në ambient u gjetën 208 bimë dhe 210 euro, ndërsa sipas autoriteteve britanike vlera e bimëve të kokainës shkon deri në 117 mijë paund.
Kryetarja e komisionit Klotilda Bushka tha në mbledhjen, ku po raportonte kryetarja e Autoritetit Gentiana Sula, se “kërkesa do të bëhet nga ne si komision, por në mënyrë racionale e proporcionale, që të mos mbingarkojmë punën e institucionit”. Bushka tha se për këtë arsye kërkesat do të ndaheshin me grupe, nuk do të dërgoheshin të gjithë në të njëjtën kohë, pasi sipas saj, -“të kërkosh hetim për 1300 emra është utopike”. Më herët këtë vit dy deputetë të opozitës, Kreshnik Çollaku dhe Ervin Salianji, kërkuan verifikimin e të gjithë deputetëve të Kuvendit për periudhën post-komuniste që nga vitit 1991 e…
Një tërmet me magnitudë 4.5 ka rënë pak minuta më parë në Adriatik. Sipas EMCS epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, ndërsa thellësia fokale ka qenë 10 kilometra. Epiqendra ka qenë 35 kilometra nga rajoni italian i Sannicandro Garganico. Lëkundjet e tërmetit janë ndier edhe në qytetin e Foggias, por nuk kanë shkaktuar asnjë dëm material, për shkak se epiqendra ishte në det dhe kishte thellësi.
Lulzim Basha dhe Gjergji Hani janë zyrtarisht kandidatët për kryetarin e ri të Partisë Demokratike që do të mbahen në datën 29 Korrik. Tashmë pritet që emrat t’i kalojnë kryesisë së PD-së për miratim, e cila pritet të mblidhet brenda datës 23 korrik. Ndërkohë në datë 24 korrik do të nisë fushata për kryetar në degët e Partisë Demokratike zyrtare e cila do të zgjasë për 4 ditë.
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte pjesë e programit Eva Buzo, avokatja shqiptaro-australiane që ka vendosur të përshkojë me not distancën prej 91 km Otranto-Vlorë. Ajo zbuloi se ndihet gati dhe se është përgatitur për këtë sfidë që mund të zgjasë nga 35-40 orë.Buzo theksoi se do t’i përmbahet të gjitha rregullave, që përfshijnë qëndrimin larg varkës si dhe mos pajisjen me kostum noti apo anti-peshkaqen. “Po përgatitem prej një kohe të gjatë. Kam menduar për vështirësitë, por kur e mendoj sa i bukur është deti, sa bukur është të notosh, sa e lumtur do të jem…
Një shpërthim i fortë ka ndodhur pak më parë në qendër të Parisit, ku disa ndërtesa janë përfshirë nga flakët, ndërsa njëra prej tyre është shembur pjesërisht. Sipas informacioneve të para, shpërthimi është shkaktuar nga një rrjedhje gazi, në rrugën Saint-Jacques në lagjen e 5-të të kryeqytetit francez. Raportohet se katër persona janë në gjendje kritike, ndërsa zona është duke u evakuuar. Explosion dans ma rue, #rueSaintJacques apparement le bâtiment à côté de l’église du #ValDeGrace pic.twitter.com/KiHIzoIUpp— Basile B (@Bbeaugendre) June 21, 2023
Takimi i thirrur nga i dërguari evropian për bisedimet Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak midis Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç, që synon uljen e tensioneve mes dy vendeve, nuk pritet të ndodhë këtë javë, thotë për Zërin e Amerikës i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Në një intervistë për Shefin e Shërbimit Shqip Arben Xhixho, zoti Escobar po ashtu kundërshton propozimin e zotit Kurti, që për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, palët të bien dakort paraprakisht për vijat e përgjithshme të tij, para se Prishtina të paraqesë një projekt konkret. Zëri i Amerikës: Situata në Kosovë po…