Legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore në vendin tonë shihet me skepticizëm nga mjekët. Ish-shefi i shërbimit të Toksikologjisë Zini Sulaj, i cili punon me pacientë me varësi nga drogat flet për problemet që do të sjellë miratimi i këtij ligji, ashtu siç ndodhi dhe në vendet e tjera. Mjeku toksikolog shprehet i bindur se legalizimi i kanabisit mjekësor do të shkaktojë më shumë dëme ne shoqëri, veçanërisht tek të rinjtë, se sa përfitime ekonomike për shtetin. Për ekspertin e toksikologjisë ligji që lejon kultivimin dhe përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore duhet të shoqërohet më politika edukative në shkolla…
Author: tirana
Alma Kaçi, vajza e cila u shfaq në videoskandalin e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici ka folur për CNA. Në një pronocim të saj ajo tha se tashmë situata për të ishte mjaft e rëndë dhe ndihej e traumatizuar. Nga ana tjetër, Alma tha se shqetësim të madh kishte djalin e saj 12 vjeç, i cili bullizohej nga njerëzit e tjerë dhe ai është një fëmijë që nuk di asgjë dhe nuk kupton, thjesht dhe vetëm vuan pasojat e atij video-skandali. “Jam vërtetë e traumatizuar. Pasojat janë shumë të mëdha. Fëmija im po bullizohet, ndërsa unë vetë jam e pambrojtur,…
Pas zgjedhjeve të 14 majit, opozita është më e ndarë se më parë dhe diskutimi bëhet për drejtuesin e ri të PD. Pikërisht për zgjedhjen e kryetarit dhe rikthimit si kandidat të Lulzim Bashës duket sikur ka një përçarje brenda kampit të PD-së. I ftuar në Kontrast sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi thotë se tensioni aktual brenda partisë nuk është në interesin e askujt. Bardhi tha se mbledhja e Këshillit ishte jo ligjore, pasi iu hoqën kompetencat si Sekretar i Përgjithshëm i partisë, teksa shtoi se nuk mund të bëhet palë me mendësinë e njëjtë të atyre që ka kritikuar…
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar një video shpjeguese mbi mënyrën se si ndodhi rrëmbimi i tre efektivëve të policisë së Kosovës. Zveçla nënvizon në reagimin e tij se rrëmbimi i policëve ka qenë i planifikuar dhe është bërë me urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Ai shton se kemi të bëjmë me një vepër kriminale pasi policët janë rrëmbyer 1 km në brendësi të territorit të Kosovës. “Një rrëmbim i planifikuar. Një vepër kriminale. Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiçit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë…
Prokuroria e posaçme ka nisur hetimet pas referimit të policisë së shtetit që kishte siguruar informacion se anëtarët e kampit MEK me seli në manëz në Durrës kanë kryer disa sulme kibernetike në drejtim të shtetit të Iranit. Referuar vendimit të gjykatës së posaçme që ABC News e dipsonoon, hetimi ka nisur pas referimit nga ana e policisë së shtetit në prokurorinë e posaçme për 6 vepra penale, duke nisur nga ajo e “provokimit të luftës” “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike” dhe “Keqpërdorim i pajisjeve”, të gjitha këto të…
Institucionet publike po përballen gjithashtu me mungesën e profesionistëve, kjo edhe për shkak se sektori privat shfaqet më konkurrues në aspektin e trajtimit financiar të tyre. Ashtu si Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Infomacionit që ankohej kohë më parë se nuk ishte koonkurrues me tregun për të mbajtur punonjësit, e njëjta problematikë konstatohet edhe me Drejtorinë e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave. Për këtë qëllim, deputeti Klevis Xhoxhi ka depozituar në Kuvend një projektligj që parashikon ndryshime rrënjësore në mënyrën si rekrutohen dhe si trajtohen financiarisht punonjësit dhe titullarët e Drejtorisë së Përgjithëshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Përfaqësuesi…
Një incident i pabesueshëm dhune ka ndodhur në mes të rrugës në Agios Nikolaos të Kretës. Dy shqiptarë sulmuan një burrë, i cili në momentin e sulmit po ngiste biçikletën. Pasi e kanë rrëzuar në tokë, babë e bir filluan ta godasin me bastun, kryesisht në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Ata gjithashtu e goditën me grushte dhe shqelma. Kalimtarët dhe fqinjët dolën në rrugë dhe u përpoqën të shpëtonin burrin i cili u rrah për 4 minuta. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një makinë patrulluese e policisë, e cila ka konstatuar gjendjen kritike të viktimës. Dy shqiptarët,…
Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, ndërsa 4 persona të tjerë janë vënë nën hetim për vepra të ndryshme penale. Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë 39-vjeçrin me iniciale Sh. Xh, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi në gjendje të lirë për R. Xh., 63 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar…
Vijon puna lokalizuese, e mbështetur nga inteligjenca policore, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, të cilët e konstatuan duke transportuar emigrantë, dhe u largua me shpejtësi me automjet, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari i shpallur në kërkim.Ndalimi i 44-vjeçarit, rezultat i koordinimit të punës me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë. Në vijim të kërkimeve të mbështetura nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në DVP Shkodër kanë lokalizuar, kapur…
Sipas një studimi vajzat që kanë qenë beqare për periudha të gjata kohore, kanë një tjetër një nivel kënaqësie, nëse mund të themi lumturi të plotë. Arsyeja e saktë e lirisë së tyre emocionale është e vështirë të përcaktohet, por ekziston një ndjenjë e padiskutueshme, nëse jo e pamohueshme, e rehatisë së qetë që mungon disi tek vajzat apo gratë në marrëdhënie serioze romantike. Megjithëse arsyet e këtij fenomeni janë të paqarta, disa spekulime sugjerojnë disa mundësi. Ndoshta këto vajza janë aq rehat beqare, sa çdo gjë tjetër do të ishte e panatyrshme. Ose ndoshta kanë qenë në një lidhje…
Conference League mësoi sot në 13:00 në Nyon të Zvicrës edhe çifttet që kanë mundësinë për t’u përballur në turin e dytë kualifikues. Gjithmonë nëse skuadrat shqiptare kalojnë turin e parë, atëherë në 27 korrik dhe 3 gusht do jenë në fushë për turin e dytë. Sipas shortit, nëse Tirana kalon Dinamo Batumin e Gjeorgjisë në turin e parë, në atë pasardhës i presin gjigantët turq të Besiktas. Nga ana tjetër, nëse Egnatia kalon Aratat-Armenia, në turin e radhës gjejnë Aris-in e Selanikut. Vllaznia do duhet të kalojë Linfield të Irlandës për t’u përballur me Pogon Szczecin të Polonisë.Partizani nëse…
Bashkimi Evropian propozoi një paketë ndihme financiare katërvjeçare për Ukrainën me vlerë 55 miliardë dollarë, tha shefi i komisionit të unionit në një konferencë shtypi të martën. Ndihma do të administrohet përmes huave dhe granteve, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. Kjo ndihmë synon edhe që të stimulojë donatorët e tjerë për të rritur mbështetjen e tyre. “Do të na lejojë të kalibrojmë mbështetjen tonë financiare sipas evolucionit të situatës në terren, sepse ne të gjithë e dimë se një luftë kërkon më së shumti fleksibilitet nga ne,” vuri në dukje von der Leyen. Në një…