Author: tirana

Komode dhe elegante! Shamia është padyshim aksesori i kësaj vere pasi ajo mund ta përmirësojë pamjen tuaj të thjeshtë duke e bërë më të veçantë. Mund të mbështillet rref qafës, të mbahet në kokë ose edhe ta lidhësh te çanta. Por, mënyra më e shpeshtë për ta vënë është në kokë, edhe kjo në stile të ndryshme. Përveçse i shton një pamje retro look-ut veror, një shami mund t’iu mbrojë nga dielli ose të jetë shpëtimi juaj në ato ditë kur flokët nuk janë në gjendjen më të mirë. Më poshtë kemi ca modele për ju që kemi bindjen do…

Read More

Fakte dhe të dhëna të reja dalin nga skandali në bashkinë e Kukësit, e cila prej disa ditësh është në valën e sulmeve të opinionit publik pas publikimit të videos seksuale të Safet Gjicit, duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë. Mësohet se Alma K., vajza që filmoi momentet intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, pritet të merret në mbrojtje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të kthehet në dëshmitaren kryesore të procesit penal që ka nisur në SPAK. Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar dosjen për dy vepra penale si ajo e “Shpërdorimit të detyrës”…

Read More

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona, pasi u kapën në tentativë për të transportuar 15 emigrantë të paligjshëm në këmbim të pagesës për secilin prej tyre. Në pranga kanë rënë Rudi Rozani, 49 vjeç dhe Fundim Masha, 39 vjeç, të dy banues në Durrës. Të arrestuarit u ndaluan në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, teksa transportonin, me 2 automjete, në drejtim të Tiranës, 15 emigrantë nga vendet e lindjes së mesme që kishin synim kalimin e paligjshëm në vendet fqinje. Uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe 2 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë…

Read More

Veç kundërshtarit, Partizani pa dje edhe Endri Çekiçin në stërvitje. Futbollisti i Kombëtares është me pushime në vendlindje, teksa ka nisur përgatitjet për të qenë në formë. Fantazisti 26-vjeçar do largohet nga Konyaspor pas dy sezonesh dhe do dalë lojtar i lirë. Nuk përjashtohet mundësia që Çekiçi të jetë pjesë e Partizanit për ndeshjet e Champions, me të kuqtë që pas Grezdës do shtonin cilësinë në skuadër.

Read More

Në Shqipëri, çmimet ishin sa 61.3% e mesatares së Bashkimit Europian, sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT. Ndërsa në raport me shtetet e tjera të rajonit, Shqipëria është e dyta relativisht më e shtrenjtë, pas Serbisë, që ka një tregues prej 62.8%. Në Malin e Zi, çmimet janë sa 60.4% e mesatares së Bashkimit Europian, në Bosnjë-Hercegovinë 57.6, ndërsa më e lira në rajon është Maqedonia e Veriut, me 51%. Më të shtrenjta se mesatarja europiane në Shqipëri janë bulmeti (111.7%), vaji (106.7), Pijet joalkolike (108%) elektroshtëpiake (122%), sipas Eurostat. Ndonëse kanë pagat më të ulëta mesatare në rajon,…

Read More

Jehona e videos së Safet Gjicit ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Mediat greke i referohen skandalit duke theksuar se “një aferë rozë” i kushtoi mandatin dhe i rrezikon pasurinë ish-kryebashkiakut të Kukësit. “Protothema” i referohet asaj që ndodhi me Gjicin duke theksuar se ai ka qenë edhe aksioner i skuadrës së Kukësit si dhe biznesmen duke patur miliona euro pasuri. “Kryebashkiaku shqiptar dha dorëheqjen pas skandalit të videos rozë në zyrën e tij. 51-vjeçari është biznesmen dhe CEO i EuroGjici Security dhe Kevin Construction. Ai është gjithashtu është president i klubit shqiptar të futbollit FK Kukësi të Superligës Shqiptare. U…

Read More

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka cilësuar të përbushur misionin e kuqezinjëve, pas dy fitoreve të arritura ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Ndeshje këto të vlefshme për turin eliminator për Europianin që do të zhvillohet në Gjermani verën e vitit 2024. Në një reagim në rrjetet sociale, Duka thekson se skuadra kuqezi, jo vetëm që mori pikët e plota në të dyja sfidat, 6, por zhvilloi edhe një lojë bindëse. “Mision i përmbushur. Qershori kuqezi mbyllet në mënyrën më të mirë. Dy fitore, lojë bindëse, karakter dhe shumë grintë. Nuk ishte aspak e lehtë duke parë…

Read More

Samantha Gjeci, nxënësja që sapo ka mbyllur vitin e katërt në gjimnazin Canova të rajonit të Trevisos, cilësohet si studentja model, pasi në dy vite radhazi ka pasur në diplomë të gjitha notat 10-a. Për këtë ajo ka pushtuar faqet e para të mediave italiane. “Prindërit e mi më mbështesin dhe janë shumë krenarë”, shpjegon Samantha. “Tridhjetë vjet më parë babai im zbarkoi në Itali nga Shqipëria. Dhe e di sa sakrifica ka bërë për mua“. Dashuria për të studiuar nga ana e Samantës është e pamohueshme. Vajza i thotë gazetës Il Gazzettino: “Unë jam një perfeksioniste. Kjo më nxit.…

Read More

Në detyrën e saj të re që do të marrë pasi të largohet nga Shqipëria si ambasadore e SHBA-së, Yuri Kim tha se do të ketë përgjegjësi edhe për Shoqërinë. Ajo tha se mbase jo të gjithë do të jenë të kënaqur për këtë. “Për çfarë e keni fjalën për punën time të ardhshme në DASH. Në fakt në pozicionin tim të ardhshme do të kem përgjegjësi për gjithë Evropën dhe për Shqipërinë, mbase jo të gjithë do të jenë të kënaqur për këtë, por unë jam. E shpreha edhe më herët jam prekur dhe jam ndryshuar nga përvoja ime…

Read More

Në konferencën e fundit pas mbarimit të mandatit si diplomate e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë një mesazh sot për Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiçin. Të marrin në konsideratë vendet mike dhe mos të veprojnë me ego personale sepse problemi nuk është personal, por kombëtar. “Është koha që liderët të lënë mënjanë egon e tyre dhe të mendojnë për atë që është krenaria kombëtare dhe të mendojnë atë që u thonë miqtë e tyre dhe të marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre”. Kim theksoi se asociacioni i komunave në veri të Kosovës, është rruga…

Read More

Mësohet se janë 6 persona të proceduar nga Policia e Durrësit lidhur me operacionin e ditës së djeshme në kampin e Mek në Manëz. Ata janë vënë nën hetim për 4 vepra penale: Shkatërrim prone (për dhunimin e mjeteve të policisë), mos bindje e urdhrit të policisë, kundërshtim i vendimit të gjykatës, mosbindje të urdhrit të policisë dhe goditje për shkak të detyrës. Prokuroria Durrës po përmbyll detajet e para të provave dhe kqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë. Marrja në pyetje mendohet të bëhet brenda kampit, por për individë të veçantë mund të ketë shoqërime edhe në DVP…

Read More

Në konferencën e lamtumirës, Yuri Kim u pyet edhe për qëndrimet e saj ndaj sulmeve të Sali Berishës. Me shumë delikatesë, Kim pa përmendur ish-kryeministrin, tha se Uashingtoni sheh vetëm nga e ardhmja. “Mendoj se çdo ambasador përballet me sfidat. Por ka diçka lidhur me SHBA, ne shohim nga ardhmja. Çdo ambasador do të përpiqet ta drejtojë gjithnjë Shqipërinë drejt së ardhmes”,-tha Kim.

Read More