Një operacion masiv kërkimi është duke u zhvilluar për të gjetur nëndetësen “Ocean Gate” me pesë persona në bord, e cila u zhduk të dielën në një udhëtim për të parë rrënojat e Titanikut. Sonar kapi tingujt e goditjeve të martën gjatë kërkimit, në intervale çdo 30 minuta, duke treguar “shpresën e vazhdueshme për të mbijetuar”. Këtë e kanë bërë të ditur disa media, duke cituar komunikimet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Me zvogëlimin e furnizimeve ajrore të anijes, Roja Bregdetare e SHBA-së tha se zhurmat nënujore u zbuluan nga një avion kanadez P-3, duke nxitur zhvendosjen e burimeve…
Author: tirana
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) e ka përkrahur aksionin policor të Shqipërisë më 20 qershor, kur Policia e Shtetit kreu kontrolle në kampin e Manzës së Durrësit, ku janë të strehuar rreth 3.000 pjesëtarë të opozitës iraniane. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka konfirmuar se gjatë këtij aksioni ishin lënduar 15 zyrtarë policorë dhe 21 anëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK). “Policia e Shtetit në Shqipëri na ka siguruar se të gjitha veprimet janë kryer në përputhje me ligjet në fuqi, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë personave…
Dje aktori Romeo Veshaj, publikoi këngën e re “E keni dit”, që vjen në bashkëpunim me reperin Ledri Vula. Një këngë e bukur verore, por njerëzit kanë një koment të përbashkët. Zëri që këndon refrenin në këngë e që nuk shfaqet as në klip e as në titull. Është artisti i talentuar Klementi ai që sipas njerëzve i ka dhënë magjinë kësaj këngë, dhe ata shprehen të zhgënjyer që artisti nuk është përmendur në këtë projekt.
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën këtë të mërkurë me një video të tre golave që shënoi ekipi kuqezi kundër Ishujve Faroe, mbrëmë në një ndeshje të bukur. “MIRËMËNGJES dhe me tre përshëndetjet e Kuqezinjve mbrëmë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Këtë të mëkurë, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të thata dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët, por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi 6-8m/s.
Dashi Është më mirë të mos i përqendroni të gjitha energjitë tuaja në dashuri, sepse parajsa është kundër ndjenjave. Puna do të kërkojë angazhim por mos kini frikë. Thjesht jepini vetes afate dhe prioritete, pa u kapur nga nxitimi apo ankthi. Demi Të mërkurën ka ardhur koha për të sqaruar zemrën tuaj. Nga pikëpamja e biznesit, është më mirë. Ju keni mundësi të shkëlqyera karriere dhe duart tuaja për të arritur gjëra të mëdha. Binjakët Kjo ditë e bukur për dashuri dhe bashkëpunim me partnerin do të jetë perfekte. Njëfarë kënaqësie fillon të mbërrijë në punë. Më në fund, nyjet…
Shqiperia nuk fal. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë ndaj Ishujve Faroe duke fituar 1-2. Kjo fitore e ngjit Kombëtaren në vendin e 2 me 6 pikë, pas 3 ndeshjeve në grupin E. Për kuqezinjtë realizuan Bajrami 19′ dhe Asllani me një perlë nga distanca, ndërsa në limit shënoi edhe Ernest Muçi i cili hyri si zëvendësues. Ndërkohë, Ishujt Faroje golin e vetëm e realizuan me autor Faero i cili barazoi përkohësisht shifrat në fund të pjesës së parë. Vlen të theksohet se Cikalleshi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 32′. Ndërkohë, rivali ynë i…
Kristian Asllani kalon Shqipërinë në avantazh 1-2 ndaj Ishujt Faroe.
Ka përfunduar 1-1 pjesa e parë kombëtares shqiptare me Ishujt Faroe. Shqipëria udhëhiqtë me golin e Bajramit në minutën e 19′, ndërsa Cikalleshi mund të kishte dyfishuar shifrat por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Nga kjo përfitoi Ishujt Fare që barazoi në limit të pjesës së parë me autor Faero.
Lulzim Basha ka depozituar kërkesën për të garuar për kryetarin e Partisë Demokratike, zgjedhje këto që mbahen më 29 korrik. Pavarësisht se vetë nuk ndodhet në Shqipëri, Basha kërkesën e ka dorëzuar përmes postës elektronike.
Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Ishujt Faroe. Bajrami ishte ai që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 19′, goli i 2-të për të me fanellën kuq e zi.
Cikalleshi del i vetëm përballë portierit dhe gjen rrjetën, por anësori e anulon për një pozicion të parregullt. Kuqezinjtë e Silvinjos vijnë nga fitorja 2-0 në “Air Albania” dhe janë të motivuar për të marrë tre pikë të tjera në mënyrë që të rrisë shpresën për të shkuar në Europian. Nga ana tjetër, Ishujt Faroe vijnë nga një humbje me rezultatin 0-3 përballë Republikës Çeke dhe kanë grumbulluar vetëm 1 pikë në 2 ndeshje të luajtura.