Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme sfidën përballë Ishujve Faroe. Mësohet se kuqezinjtë do të luajnë me formacionin 4-2-3-1. Një vend në formacion do të ketë për Asllanin, mesfushorin e Interit. Formacioni zyrtar: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Seferi; Cikalleshi Uzuni këtë ndeshje do ta nisë nga pankina. Ai ka pasur probleme fizike dhe Sylvinho ka dashur që të mos e rrezikojë më tej.
Author: tirana
Punësimi i bazuar në aftësi po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar në mesin e kompanive, ndërsa kualifikimet formale si diploma po bëhen më pak të rëndësishme veçanërisht pasi tregjet e punës mbeten të tendosura. Shumë firma janë ende duke luftuar për të plotësuar rolet, dhe mënyra se si ata aktualisht i qasen punësimit mund ta bëjë këtë edhe më sfiduese, tha Sue Duke, nënkryetare dhe drejtuese e politikave publike globale në LinkedIn. Një mënyrë se si kompanitë po ndryshojnë qasjen e tyre është duke u fokusuar më shumë në aftësitë, në vend të kualifikimeve si diploma kolegji ose përvoja…
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të TEG në Tiranë. ku për pasojë një prej të plagisurve, ka ndërruar jetë në spitalin eTraumës pak minuta më parë për shkak të plagëve të marra. Sipas policisë D. B, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital. Njoftimi: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasi D. B., si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital. Në aksident u përfshinë tre mjete me drejtues D. B., 40 vjeç, E. Sh., 23 vjeç, dhe F. H.,…
Lëvizja “Evropa Tani” e Milojko Spajić ka arritur të marrë vetëm 24 mandate deputetësh në zgjedhjet parlamentare të 11 Qershorit. Kur kanë kaluar 9 ditë nga këto zgjedhje ata nuk duan një koalicion qeveritar me socialdemokratët e ish-Presidentit Milo Gjukanoviç dhe lëvizjen “URA” të kryeministrit aktual Dritan Abazoviç. Kandidati për kryeministër Spajić ka mbajtur postin e Ministrit të Financave dhe Mirëqenies Sociale nga Dhjetori 2020 deri në muajin Prill 2022. Ditët e fundit, ai ka qenë në qendër të një afere financiare me shtetasin koreano-jugor Do Kwon i arrestuar në Podgoricë, i dyshuar për përvetësim të dhjetëra miliarda dollarëve përmes…
Website-i i udhëtimeve me bazë në SHBA, ‘Travel Lifestyle’ ka listuar në 8 pika arsyet pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni që çdo kush duhet të zgjedhë për të pushuar këtë vit. Nga vendet e UNESCO-s, kuzhinës, plazhet mahnitëse, alpet…dhe kafen! Këto dhe jo vetëm, janë disa nga pikat kyçe që e veçojnë Shqipërinë dhe duhet të vizitohet këtë vit, sipas ‘Travel Lifestyle’. 1. Plazhet Shqipëria ka disa nga plazhet më të mira në të gjithë Evropën. Këtu, udhëtarët e lodhur mund të shplodhen dhe të ndiejnë rërën midis gishtërinjve të këmbëve të tyre, ndërkohë që shikojnë qiellin blu shqiptar. Turistët…
Relacioni sekret me deponimi i kufitarit D. M.: “Kur e pashë se largohej, unë kam drejtuar armën dhe kam qëlluar disa herë, me breshëri. Në këtë moment, kam dëgjuar përballë meje, një “oh”! Nga Dashnor Kaloçi Ndërsa akrepat e orës shënonin 01.30 minuta, të datës 2 tetor të vitit 1986, qetësinë e asaj nate të ftohtë vjeshte në skajin më verior të Shqipërisë, në zonën e Vermoshit, e prishën disa krisma arme automatike, të cilat u pasuan nga një pistoletë shënjëhedhëse, që ndriçoi të gjithë vendin në atë shpat të Malit të Bojës dhe më pas, të lehurat e një…
Tubat e aspirimit të një pallati shumëkatësh në lagjen nr 1 Durrës janë përfshire nga flakët, duke rrezikuar edhe apartamentet. Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikësve vuri nën kontroll situatën duke shuar flakët dhe penguar përhapjen në ambientet e tjera të pallatit. Nga zjarri nuk pati të lënduar në njerëz.
Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të gjykatës për kërkesën për lirim të kryetarit të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri me një deklaratë të shkurtër për shtyp, në faqen zyrtare të saj. Në njoftim thuhet se refuzimi i sotëm i kërkesës së z. Beleris për lirim nga burgu, që të mund të merrte detyrën si kryetar i ri i Bashkisë Himarë, pengon drejtpërdrejt betimin e tij dhe shkakton problematikë të thellë për qëllimet reale që qëndrojnë pas ndjekjes së tij. Ministria e Jashtme ka njoftuar se po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe pret respektimin…
Mediat pranë opozitës kanë publikuar sot një fragment video porno, duke pretenduar që në të ishte Blendi Klosi. Por në fakt e vërteta është se ajo është një video porno interneti dhe nuk ka asnjë lidhje me Klosin. Më poshtë video origjinale nga ku mediat e opozitës kanë prerë një copëz për ta lidhur me Klosin.
Kombëtarja shqiptare luan sot në 20:45 kundër Ishujve Faroe në transfertë. Duket se në Torshavn gjithçka është gati për kuqezinjtë, teksa futbollistët i kanë gati fanellat dhe bazën materiale. Tanët në këtë duel do luajnë me fanellën e tretë, atë të zezë. Ajo që bie në sy është edhe ambienti i dhomës së zhveshjes, me pak hapësirë, teksa kujtojmë se do luhet në një stadium me afro 6.500 vende.
Policia në Francë është duke bastisur selinë e organizatorëve të Lojërave Olimpike Verore të vitit 2024 që mbahen në Paris. Zyrtarët kanë thënë se bastisjet janë pjesë dy hetimeve preliminare për korrupsion. Transmetuesi britanik BBC ka raportuar se policia është në kërkim, pas dyshimeve për keqpërdorim të parasë publike dhe favorizime lidhur me kontratat për ndërtim. Një zëdhënës i komitetit organizativ Paris 2024, i ka thënë BBC-së se organizata është duke “bashkëpunuar plotësisht me hetuesit”. Lojërat Olimpike Verore të radhës do të mbahet më 26 Korrik deri më 11 Gusht të vitit 2024, ndërsa Lojërat Paraolimpike do të mbahen në…
Vendosja e muxhahedinëve në Shqipëri filloi në Mars të vitit 2013. Ishte qeveria Berisha që pranoi të strehonte 210 anëtarë të opozitës iraniane. Në Shtator të vitit 2014, Kryeministri Rama u takua me Sekretarin e Shtetit John Kerry, në samitin e Uellsit të NATO-s, dhe diskutuan për strehimin e muxhahedinëve të tjerë. Në Prill të vitit 2015, kjo çështje u ridiskutua përsëri në Washington mes ministrit Bushati dhe Sekretarit Kerry. Gjatë gjithë kësaj periudhe, Shqipëria vazhdoi të strehojë muxhahedinët. Sipas “Washington Post” deri në Shkurt të 2016 në Shqipëri kishin mbërritur 700 muxhahedinë. Në fillim të vitit 2016, Kryeministri Rama…