Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në një konferencë me gazetarët në përfundimit të mandatit, ka mbështetur operacionin e policisë shqiptare në kampin e MEK në Manzë një ditë më parë. Yuri Kim tha se qeveria shqiptare e ka vetë në dorë nëse duhet të vendosë që t’i largojë apo jo. Kim shtoi se mbështet të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj. “Ky është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është e qartë ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka gjithashtu terma të caktuar të…
Author: tirana
Yuri Kim, në përfundim të misionit të saj si diplomate e SHBA-së në Shqipëri, ka bërë një reflektim rreth stadit në të cilin janë aktualisht marrëdhëniet mes dy vendeve. Ajo u shpreh mirënjohëse që gjatë këtyre viteve pati mundësinë që të njihte vendin dhe njerëzit në Shqipëri. Po ashtu, Kim tha se beson se një ditë shqiptarët do të lëvizin pa viza në SHBA. “Mos u ndalni, vijoni të ecni përpara, SHBA do të jetë me ju çdo hap derisa sa të arrini qëllimin tuaj. Nuk do të lëkundemi kurrë për të mbështetur aspiratat e popullit shqiptar për të zënë…
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim po mban këtë të mërkurë, konferencën e saj të lamtumirës. Që në fillim ajo tha se e ka përmbushur misionin e saj në demokraci, mbrojtje dhe në biznes. “Gjatë këtyre 3 viteve kam patur ndrin të përfaqësoj presidentin në Shqipëri. Si një ambasadore e re e etur për të theksuar lidhjen e veçante mes Shqipërisë dhe SHBA, plotësova misionin e tim. Gjatë këtij misioni jam mirënjohëse që e njoha këtë vend, vizitova 61 bashkitë e tij dhe si çdo ambasador të jap kontributin tim në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Shqipëria ka bërë përparime…
I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak është takuar në Uashington me zëvendës këshilltarin e parë të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Feiner dhe drejtoreshën e lartë për Europën Amanda Slott. “Një takim shumë i dobishëm me Zëvendës Këshilltarin e Parë të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jon Finer dhe Drejtoreshën e Lartë për Evropën Amanda Sloat, për situatën në veri të Kosovës, hapat e nevojshëm për deeskalimin dhe përparimin në dialog të mbështetur nga BE-ja”, shkruan Lajçak në rrjete sociale.
Brigada e Zjarrfikësve në Singapor ka shpëtuar në kohë rekord një të moshuar që donte të kryente vetëvrasje. Në një video të shpërndarë në rrjete, e cila shumë shpejt u bë virale, shihet sesi ekipi i Zjarrfikëses e shpëton 74-vjeçaren brenda disa sekondave. Shpëtimtarët të cilët janë përhapur në të gjitha banesat përreth, pa humbur kohë të çmuar dhe me lëvizje tepër të koordinuara hedhin rrjetat e sigurisë, ndërsa kanë arritur në pak sekonda të imobilizojnë gruan, e cila nuk ka kohë të reagojë.
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur përmes një njoftimi se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka vendosur ta zgjasë emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor të paktën deri më 26 qershor të vitit 2024. Kjo emergjencë ishte shpallur me urdhër ekzekutiv më 26 qershor të vitit 2001, por Biden, në një deklaratë të lëshuar më 20 qershor, bëri të ditur se ajo do të zgjatet edhe përtej 26 qershorit të këtij viti shkaku i situatës në Ballkanin Perëndimor. Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se “veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në…
Artan Sula, (Jani Përskura) është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se organizonte lojëra fati në një lokal në pronësi të tij në Mamurras. 45-vjeçari është pjesë e grupit të Ervis Martinajt. Në kuadër të operacionit “Basti i fundit”, janë ushtruar kontrolle në ambientet e një lokali jashtë funksionit, në katin e parë të një pallati në lagjen “Drita”, ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati me kompjutera, në kundërshtim me ligjin. “Gjatë 2 fazave të mëparshme të operacionit “Basti i fundit”, janë vënë në pranga 3 shtetas, janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe janë sekuestruar 13 kompjutera, 2…
Një ekip me lëvizje “Samba”, si rrallë herë dhuroi një paraqitje fantastike përballë Ishuj Faroe. Sigurisht emri i rivalit ul pak euforinë, fundja bëhet fjalë për një ekip modest, por e tillë ishte dhe Moldavia, por këta të fundit thyen Poloninë me përmbysje. Shqipëria rikthehet të bëj dy fitore radhazi, nga mungonte nga 2021, arrijmë të dalim me 6 pikë nga dy ndeshjet e qershorit duke bërë saktë detyrat, çdo përfundim tjetër nuk do të kishte këtë impakt në grup, pasi për të shkuar në “Euro2024”, këto janë sfida që nuk duhen diskutuar. Sylvinho guxoi sërish, nuk ndryshoi skemë, por…
Kontrolli në kampin Ashraf 3, në Manzë vjen në kuadër të procedimit me nr 130/2023 të SPAK. Ky hetim është regjistruar për një sërë veprash penale ku dyshohet se janë përfshirë anëtarë të komunitetit MEK të strehuar në Shqipëri. Rreth 150 pajisje, ndër to njësi kompjuterike, laptop dhe USB që janë sekuestruar, pritet t’i nënshtrohet një ekspertimi. Pritet të mësohet nëse në këto pajisje apo nëpërmjet tyre është mbledhur, përdorur, transferuar apo keqpërdorur informacion i enkriptuar apo të dhëna të ndryshme.
Në burgun e grave në Honduras në Amerikën Qëndrore kanë shpërthyer trazirat, dhe janë shënuar 41 viktima. Sherri ka nisur si një përleshje mes bandave, pas së cilës njëra nga bandat ka djegur një qeli të burgut. Zyrtarët kanë deklaruar se zjarri i rënë në qeli ka shkaktuar pjesën më të madhe të viktimave, por disa prej të burgosurave u qëlluan për vdekje. Zëvendësministrja e Sigurisë e vendit, Julissa Villanueva, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka premtuar se do të godasë dhunën. Ajo autorizoi gjithashtu ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve, policisë dhe ushtrisë. “Humbja e jetëve njerëzore nuk do…
Pas nismave për të mbrojtur bisedat private me një fjalëkalim, aftësinë për të redaktuar tekstin e mesazhit, apo aftësinë për të mbajtur privat statusin tuaj në linjë, dy veçori të reja vijnë në WhatsApp për ta përmirësuar dhe më shumë sigurinë e përdoruesve të aplikacionit. E para ka të bëj me mundësinë për të mos lejuar telefonatat nga numra të panjohur. E dyta me kontrollin më të mirë të privatësisë gjatë përdorimit të aplikacionit. Si të bllokoni thirrjet e panjohura Falë këtij funksioni të ri, tashmë aktiv në të gjitha pajisjet me përditësimin e ri, është e mundur të filtrohen…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 45-vjeçar A.H, pasi u kap duke shpërndarë kanabis në zona në ndryshme në Tiranë. Ndërkohë gjatë kontrollit fizik iu sekuestruan arma e gjahut dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë që iu gjet 45-vjeçarit, gjatë kontrollit në banesë. Njoftimi i plotë Finalizohet pas një hetimi disajavor, operacioni policor i koduar “Blue avenue”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Vihet në pranga një 45-vjeçar që shpërndante doza kokaine dhe mbante armë gjahu në banesë.…